
Ushqimet me te shëndetshme janë dhjete, por kjo liste përmban një lloj top ten te ushqimeve te cilat kandidohen mes me te mirëve, aleate te organizmit, te mirëqenies dhe te shëndetit.
1- Boronicat
Me shije te ëmbël por me pak aciditet i cili nuk te shqetëson, boronicat, përveç se janë protagoniste ne ëmbëlsira janë dhe shume te shëndetshme për te riaktivizuar qarkullimin, për drenazhimin e lëngjeve te tepërta dhe për tonifikimin e indeve. Këto fruta janë ne veçanti te pasura me vitamina A, C dhe E dhe janë antioksidante te fuqishëm.
2- Farat e Chia
Janë pak te njohura, farat e Chia-s (lloj bime vegjetale qe vijnë nga Salvia hispanica) te njohura qe ne antikitet si farat e forcës. Lulëzojnë ne vere dhe janë te pasura me substanca ushqyese. Përmbajnë shume proteina, karbohidrate, lipide, fibra dhe vitamina, por edhe antioksidante dhe kripëra minerale. Për me tepër furnizojnë organizmin me aminoacide te cilat nuk është ne gjendje ti prodhoje. Janë veçanërisht te duhura për te mbajtur nen kontroll presionin arterial dhe glicemine.
3- Arrat
Aleate te vërteta te organizmit, mbi te gjitha për te mbajtur nen kontroll kolesterolin dhe rrezikun kardiovaskular. Te pasura me yndyra te mira si Omega 3 dhe Omega 6, arrat kane dhe përmbajtje te larte mineralesh si fosfor, magnez, kalcium, hekur, vitamina B1, B2 dhe B6 etj.
4- Kivi
I varfër ne kalori, kivi është një frutë i pasur me kalium qe mund te konsiderohet një antioksidant i fuqishëm, garanton një përmbajtje te larte te kripërave minerale dhe fibrave, i nevojshëm për te rregulluar tretjen.
5- Drithërat
Drithërat konsumoheshin qe ne kohet e vjetra, edhe pse janë te varfra ne kalori kane vlera te larta ushqyese, fal përmbajtjes se tyre me proteina, hekur, magnez dhe fibra. Për me tepër nuk përmbajnë glutine dhe ka fuqi antioksidante.
........
Per me shume