"10 qytetet më të rrezikshme në botë "

Megg

Carpe Diem
Faqja elektronike 'Urban Titan' ka realizuar klasifikimin e 10 qyteteve më të rrezikshme në botë.Top 10 i referohet të dhënave të vitit 2010, në lidhje me kriminalitetin, terrorizmin dhe krimin e organizuar.

qyteterrezik.jpg


Në vend të parë është qyteti i Kapos në Afrikën e Jugut, kur vrasjet dhe vjedhjet janë në qendër të zhvillimeve. Turistëve u rekomandohet që të mos qarkullojnë të vetëm natën dhe të mos marrin para kesh në dorë. Në Afrikën e Jugut regjistrohen 50 vrasje në ditë dhe gjysma e tyre ndodhin në Kapo.

Në vend të dytë është Karaci, në Pakistan, që konsiderohet si një prej qyteteve më të rrezikshme edhe në gjithë zonën aziatike. Rreziku kryesor është prej atentateve, ndërsa turistët rrezikojnë të konsiderohen spiunë ose agjentë të vendeve të huaja.

Qyteti tjetër cuditërisht është Detroit, në SHBA. Pas krizës së tregut të makinave në Amerikë, qyteti është braktisur nga një pjesë e madhe e industrisë dhe banorëve. Sipas FBI-së qyteti regjistron 1220 krime të dhunshme cdo vit, ndërsa revista "Forbes" e konsideron atë si qytetin më të rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara.

Në vend të katërt renditet Bagdadi, kryeqytet i Irakut. Që prej sulmit amerikan në vitin 2003, Bagdadi është klasifikuar si një prej qyteteve më të rrezikshme në botë. Më shumë se 650 mijë civilë irakenë janë vrarë në atentate apo nga lufta civile që ka shpërthyer në vend.

Më pas klasifikohet Grozni në Rusi, qytet në duar të mafias ruse. Grozni është teatër i rebelëve kundër autoriteteve ruse dhe etiketohet si kryeqyteti i prostitucionit dhe drogës.

Në vend të gjashtë renditet Mogadishu, i Somalisë. Ky qytet ka qenë arenë lufte për shumë vite me radhë. Gjysma e popullsisë është larguar dhe nga viti 1991, një milionë somalezë kanë vdekur për shkak të atentateve dhe trazirave.

Ciudad Huarez ne Meksikë, është qytet që ndodhet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është viktimë e luftës mes karteleve të drogës. Cdo vit numërohen 130 të vdekur në 100 mijë banorë.

Karakasi i Venezuelës konsiderohet nga politika ndërkombëtare si kryeqyteti botëror i vrasjeve. Pjesa më e madhe e dhunës i atribuohet luftës mes bandave rivale mes zotërve të drogës. Vetëm në dhjetor të vitit 2008 u vranë 500 persona.

Në listë përfshihet edhe Nju Orlins i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u gjunjëzua nga uragani Katrina. Atje janë regjistruar 95 viktima cdo 100 mijë banorë.

Nëse keni menduar të shkoni në Brazil për të vizituar Rio de Zhaneiron, mendohuni mirë sepse ky qytet njihet për grabitjet e bizhuterive me vlerë, parave kesh. Karteli i drogës që njihet me emrin "Piranjat" është i specializuar në grabitje dhe rrëmbime. Zona metropolitane e Rios numëron 20 të vdekur cdo ditë.
 

Sweety el

Locus omnem
Faqja elektronike 'Urban Titan' ka realizuar klasifikimin e 10 qyteteve më të rrezikshme në botë.Top 10 i referohet të dhënave të vitit 2010, në lidhje me kriminalitetin, terrorizmin dhe krimin e organizuar.

qyteterrezik.jpg


Në vend të parë është qyteti i Kapos në Afrikën e Jugut, kur vrasjet dhe vjedhjet janë në qendër të zhvillimeve. Turistëve u rekomandohet që të mos qarkullojnë të vetëm natën dhe të mos marrin para kesh në dorë. Në Afrikën e Jugut regjistrohen 50 vrasje në ditë dhe gjysma e tyre ndodhin në Kapo.

Në vend të dytë është Karaci, në Pakistan, që konsiderohet si një prej qyteteve më të rrezikshme edhe në gjithë zonën aziatike. Rreziku kryesor është prej atentateve, ndërsa turistët rrezikojnë të konsiderohen spiunë ose agjentë të vendeve të huaja.

Qyteti tjetër cuditërisht është Detroit, në SHBA. Pas krizës së tregut të makinave në Amerikë, qyteti është braktisur nga një pjesë e madhe e industrisë dhe banorëve. Sipas FBI-së qyteti regjistron 1220 krime të dhunshme cdo vit, ndërsa revista "Forbes" e konsideron atë si qytetin më të rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara.

Në vend të katërt renditet Bagdadi, kryeqytet i Irakut. Që prej sulmit amerikan në vitin 2003, Bagdadi është klasifikuar si një prej qyteteve më të rrezikshme në botë. Më shumë se 650 mijë civilë irakenë janë vrarë në atentate apo nga lufta civile që ka shpërthyer në vend.

Më pas klasifikohet Grozni në Rusi, qytet në duar të mafias ruse. Grozni është teatër i rebelëve kundër autoriteteve ruse dhe etiketohet si kryeqyteti i prostitucionit dhe drogës.

Në vend të gjashtë renditet Mogadishu, i Somalisë. Ky qytet ka qenë arenë lufte për shumë vite me radhë. Gjysma e popullsisë është larguar dhe nga viti 1991, një milionë somalezë kanë vdekur për shkak të atentateve dhe trazirave.

Ciudad Huarez ne Meksikë, është qytet që ndodhet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është viktimë e luftës mes karteleve të drogës. Cdo vit numërohen 130 të vdekur në 100 mijë banorë.

Karakasi i Venezuelës konsiderohet nga politika ndërkombëtare si kryeqyteti botëror i vrasjeve. Pjesa më e madhe e dhunës i atribuohet luftës mes bandave rivale mes zotërve të drogës. Vetëm në dhjetor të vitit 2008 u vranë 500 persona.

Në listë përfshihet edhe Nju Orlins i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u gjunjëzua nga uragani Katrina. Atje janë regjistruar 95 viktima cdo 100 mijë banorë.

Nëse keni menduar të shkoni në Brazil për të vizituar Rio de Zhaneiron, mendohuni mirë sepse ky qytet njihet për grabitjet e bizhuterive me vlerë, parave kesh. Karteli i drogës që njihet me emrin "Piranjat" është i specializuar në grabitje dhe rrëmbime. Zona metropolitane e Rios numëron 20 të vdekur cdo ditë.
po ku i bie te shkojme ne atehere??????
 

Sweety el

Locus omnem
Mmmm,,te rrime ktu se mire jemi!:D
por duhet ndryshuar edhe njehere vendi se sbehet nami po levizem njehere apo jo????se uen kam levizur por jo ne keto qytete te rezikshme....uroj te mos shkoj ne to......se do me grabisin....:)
 

Sweety el

Locus omnem
Janë cilësuar si dhjetë vendet e ferrit në tokë dhe të pakëshillueshme për vizitorët. Revista elektronike "AskMen.com" ka klasifikuar në prag të verës 2008, vendet, të cilat duhen shmangur me çdo kusht.

Në listë gjenden vendet e goditura nga epidemitë apo fatkeqësitë natyrore, vende në kushte ekstreme klimaterike apo vende të goditura nga lufta e korrupsioni. E para në listë është Guineja e Re. Me mbi 115 raste të sëmundjes AIDS që identifikohen për çdo muaj, Guineja e Re është në vështirësi të mëdha.

Popullsia po rritet në një shkallë të pakontrollueshme dhe nivelet e papunësisë kanë kapur shifra rekord. Kjo gjendje ka shkaktuar krijimin e bandave të armatosura. Linfen në Kinë mban vendin e dytë në listë. Qyteti kinez është i errët dhe i zymtë, për shkak të 50 milionë tonelatash karboni, të cilat nxirren çdo vit nga kodrat pranë qytetit. Nuk ka asnjë mënyrë për t'i shpëtuar smogut që krijon situatë mbytëse në qytet, si dhe rrezikon shëndetin e njerëzve që jetojnë aty.

Burundi është vendi më i varfër i planetit, i shkatërruar nga një histori gjenocidi, vrasjesh masive, si dhe vrasjen e liderëve politikë. Në mënyrë të pashmangshme, banorët e këtij vendi janë të fundit në listën e banorëve të lumtur të botës. Kryeqyteti i Koresë së Veriut nuk i ka shpëtuar listës. Prezantohet një qytet modern lindor, por pas fasadës fsheh një prej diktaturave më të ashpra të botës. Ka vetëm një kanal televiziv, i cili transmeton programe të kontrolluara nga qeveria. Gjithashtu, biçikletat janë të ndaluara, për të limituar lëvizjet dhe ndërveprimet. Edhe vendet përëndimore s'i kanë shpëtuar klasifikimit. Oklahoma është qyteti më i goditur nga tornadot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky fenomen natyror njihet si mjaft shkatërrues dhe koha e duhur për të shmangur Oklahomën është nga marsi në gusht. Lista vijon me Çernobilin. I famshëm në mënyrë të trishtueshme për shpërthimin bërthamor të vitit 1986, pjesa më e madhe e organizmave të gjallë në Çernobil u prek nga radioaktiviteti. Vendi qëndron në gjendje të braktisur i rrethuar nga qindra kilometra hapësire të pabanuar e lumenj të helmuar.

Guinea e Re
Problemi: Sëmundjet
Me mbi 115 raste të sëmundjes AIDS që identifikohen për çdo muaj, Guineja e Re është në vështirësi të mëdha. Popullsia po rritet në një shkallë të pakontrollueshme dhe nivelet e papunësisë kanë kapur shifra rekord. Kjo gjendje ka shkaktuar krijimin e bandave të armatosura.

Linfen, Kinë
Problemi: Errësira
Qyteti kinez është i errët dhe i zymtë, për shkak të 50 milionë tonelatash karboni, të cilat nxirren çdo vit nga kodrat pranë qytetit. Nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar smogut që krijon situatë mbytëse në qytet, si dhe rrezikon shëndetin e njerëzve që jetojnë aty.

Bujumbura, Burundi
Problemi: Korrupsioni
Burundi është vendi më i varfër i planetit, i shkatërruar nga një histori gjenocidi, vrasjesh masive, si dhe vrasjen e liderëve politikë. Në mënyrë të pashmangshme, banorët e këtij vendi janë të fundit në listën e banorëve të lumtur të botës.

Piongiang, Koreja e Veriut
Problemi: Shtypja
Prezantohet një qytet modern lindor, por pas fasadës fsheh një prej diktaturave më të ashpra të botës. Ka vetëm një kanal televiziv, i cili transmeton programe të kontrolluara nga qeveria. Gjithashtu, biçikletat janë të ndaluara, për të limituar lëvizjet dhe ndërveprimet.

Oklahoma Siti, SHBA
Problemi: Katastrofat natyrore
Në klasifikim ka dhe pak përëndim. Është qyteti më i goditur nga tornadot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky fenomen natyror njihet si mjaft shkatërrues dhe koha e duhur për të shmangur Oklahomën është nga marsi në gusht.

Çernobil, Ukrainë
Problemi: Radioaktiviteti
I famshëm në mënyrë të trishtueshme për shpërthimin bërthamor të vitit 1986, pjesa më e madhe e organizmave të gjallë në Çernobil u prek nga radioaktiviteti. Vendi qëndron në gjendje të braktisur i rrethuar nga qindra kilometra hapësire të pabanuar e lumenj të helmuar.

Mogadisho, Somalia
Problemi: Ilegaliteti
Me rënien e qeverisë qendrore në vitin 1991, Mogadisho u kthye në një qytet pa ligj, pa asnjë strukturë reale të forcave paqeruajtëse që ndodheshin në vend. Kaosi ka zënë vendin e ligjit dhe të strukturat ligjore nuk funksionojnë.

Yakutsk, Rusi
Problemi: Ekstremizmi ambiental
Ky qytet është zyrtarisht vendi më i ftohtë në sipërfaqen e tokës, duke përjashtuar Antarktidën. Temperaturat në dimër arrijnë në minus 50-60 gradë celsius dhe mundtë shkaktojnë hipotermi. Pa marrë parasysh izolimin nga pjesa tjetër e Siberisë dhe botës.

Daka, Bangladesh
Problemi: Ndotja
Mungesa e stabilitetit politik, shtypja ushtarake, shkatërrimi pas luftës, si dhe katastrofat natyrore janë disa prej arsyeve që e bëjnë këtë një prej vendeve që nuk këshillohet të vizitohet. Mbi të gjitha, kryeqyteti i Bangladeshit vuan nga smogu dhe miliona tonë mbeturina që shkarkohen çdo vit në lumë.

Bagdad, Irak
Problemi: Lufta
I dëmtuar në mënyrë të tmerrshme nga lufta e Gjirit dhe nga vite të tëra diktaturë, kryeqyteti përballet çdo ditë me atentate, rrëmbime dhe përdhunime. Dhjetëra të vdekur shënohen çdo ditë nga shpërthimet me bomba në pjesë të ndryshme të qytetit.
 

scadarsko

Locus omnem
Gjithkund ka pasiguri urbaine, edhe ne zemer te europes ka lagje si ne Amsterdam ku diten rrezikohesh jo naten.....keto statistika Jan vetem propagande e shteteve inaqore occidentale, qe bejn te besoin popujt e tyre se Jan me te miret ne bote.
 

scadarsko

Locus omnem
Ma se normale zotni,duhet me u kthy n fshat ne qoftese do te jetosh i qete.un habitem me t kunderten ne shqiperi,miljarderet atje ndertojn shtepi apo blejn apartmente, ne kryeqytet ku ketu e kunderta ndoll.ne qendra urbane jeton njerez te varfer apo shtresa te dyta.... dhe ne fshat vetem njerez te pasur.
 

Aquarius

Valoris scriptorum
Ma se normale zotni,duhet me u kthy n fshat ne qoftese do te jetosh i qete.un habitem me t kunderten ne shqiperi,miljarderet atje ndertojn shtepi apo blejn apartmente, ne kryeqytet ku ketu e kunderta ndoll.ne qendra urbane jeton njerez te varfer apo shtresa te dyta.... dhe ne fshat vetem njerez te pasur.

po po,jam dakort ketu me ty sepse ne fier,mbahen nja ca te pasur me kazino dhe e kane shtepine ne fshat por luksoze ama dhe jane miliardera.
 

Pinky

Forumium maestatis
Ja shtetet më të rrezikshme në botë (Foto)
ja-shtetet-m-euml-t-euml-rrezikshme-n-euml-bot-euml-foto_hd.jpg

Niveli i konfliktit, terrorizmi dhe përmbysjet e regjimeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe rritja e dhunës politike në lindje të Afrikës, ka ngritur nivelin e paqëndrueshmërisë politike në nivel global .
maple.jpg

Firma britanike për analiza të rrezikut, Maplecroft, ka bërë hulumtimin e shteteve të botës në aspektin e sigurisë. Çdo i dhjeti shtet në analizë ka përjetuar rritje të konsiderueshme në nivelin e rrezikut afatshkurtër politik, raporton CNN.
1. Somalia
2. Siria
3. Afganistani
4. Sudani
5. Kongo
6. Republika e Afrikës Qendrore
7. Jemeni
8. Libia
9. Sudan Jugor
10. Iraku

/Telegrafi/
Një studim i ri për qytetet më të rrezikshme në botë, thyen shumë konceptet në lidhje me botën rreth nesh. Sipas studimit, në 20 qytetet më të rrezikshme në botë nuk është asnjë qytet nga Lindja e Mesme, Afganistani, Iraku, Afrika, apo ish-Bashkimin Sovjetik. Sipas statistikave, 20 qytetet e tilla janë në Amerikën Latine! Disa e vënë në dyshim studimin.
Studimin e ka bërë organizata meksikane, “Seguridad y Justicia paz”. Në listën e studimit janë qytetet të cilat sipas imagjinatës së evropianëve janë sinonim për ekzotikë, relaks dhe kohë të mirë: Meksiko dhe Brazili. Në vendin e katërt të qyteteve me më së shumti vrasje është Acapulco, vend turistik në Meksikë, për të cilin ëndërrojnë shumë evropianë. Në këtë qytet janë evidentuar 1.029 vrasje në vit.

Sipas studimit, vendin e parë këtë vit për vrasje e ka San Pedro Sula, një zonë tregtare në Honduras me rreth 720 mijë banorë. I dyti është Juarezi, një qytet meksikan në kufirin me SHBA-të, të cilin viteve të fundit e kanë cilësuar si “Bagdadi meksikan”, për shkak të “luftimeve” mes karteleve të drogës dhe forcave qeveritare. Meksiko ka pesë nga dhjetë qytetet më të rrezikshme në botë, ndërsa Brazili i ka 14 qytet në top-50.
I pari pas qyteteve latino-amerikane është një qytet anglo-amerikan. Në vendin 21 është New Orleans, me afro 100 mijë banorë, e me 58 vrasje në vit. Në listë janë edhe tri qytete tjera amerikane: Detroiti, St. Louis dhe Baltimore. Të vetmet shtete që hyjnë në këtë listë nga kontinentet tjera janë katër qytete të Republikës së Afrikës së Jugut dhe Mosuli i Irakut.

Disa e vënë në dyshim seriozitetin e studimit, meqë nuk dihet nëse janë marrë të dhënat nga të gjitha viset e botës, sidomos ato me nam të keq, si: Somalia, Kongo, Afganistani apo disa shtete të Kaukazit. Të dhënat janë nga viti 2011, ndërsa aty nuk është asnjë qytet i Sirisë apo Libisë.

Është interesante se në bazë të këtij studimi del se New Orleans ose St. Louis janë më të rrezikshëm se p.sh. Mahaçkala e Dagestanit (pjesa ruse e Kaukazit), ku viteve të fundit është një luftë jozyrtare e forcave qeveritare kundër islamikëve. Ndërsa, nuk merren parasysh as shumë qytete të Irakut e Afganistanit ku çdo ditë ka sulme në të cilat e pësojnë edhe kalimtarët e rëndomtë, përderisa në qytetet amerikane vrasjet kryesisht ndodhin në kuartet e rrezikshme nga qërimi i hesapeve të bandave kriminale.

Sidoqoftë, lista e 50 qyteteve më të rrezikshme në botë, sipas studimit, është si në vijim:
Pozita
Qyteti
Shteti Vrasjet Banorë
1

San Pedro Sula

Honduras

1,143

719,447

2

Juarez

Meksikë

1,974

1,335,890

3

Maceio

Brazil

1,564

1,156,278

4

Acapulco

Meksikë

1,029

804,412

5

Distrito Central

Honduras

1,123

1,126,534

6

Caracas

Venezuela

3,164

3,205,463

7

Torreon

Meksikë

990

1,128,152

8

Chihuahua

Meksikë

690

831,693

9

Durango
Meksikë

474

593,389

10

Belem

Brazil

1,639

2,100,319

11

Cali

Kolumbia

1,720

2,207,994

12

Guatemala

Guatemala

2,248

3,014,060

13

Culiacan

Meksikë

649

871,620

14

Medellin

Kolumbia

1,624

2,309,446

15

Mazatlan

Meksikë

307

445,343

16

Tepic

Meksikë

299

439,362

17

Vitoria

Brazil

1,143

1,685,384

18

Veracruz

Meksikë

418

697,414
19

Ciudad Guayana

Venezuela

554

940,477

20

San Salvador

El Salvador

1,343

2,290,790

21

New Orleans

SHBA

199

343,829

22

Salvador (y RMS)

Brazil

2,037

3,574,804

23

Cucuta

Kolumbia

335

597,385

24

Barquisimeto

Venezuela

621

1,120,718

25

San Juan

Porto Riko

225

427,789

26

Manaus

Brazil

1,079

2,106,866

27

Sao Luis

Brazil

516

1,014,837

28

Nuevo Laredo

Meksikë

191

389,674

29

Joao Pessoa

Brazil

583

1,198,675

30

Detroit

SHBA

346

713,777

31

Cuiaba

Brazil

403

834,060

32

Recife

Brazil

1,793

3,717,640

33

Kingston

Xhamajka

550

1,169,808

34

Cape Town

Afrika e Jugut

1,614

3,497,097
35

Pereira

Kolumbia

177

383,623

36

Macapa

Brazil

225

499,116

37

Fortaleza

Brazil

1,514

3,529,138

38

Monterrey

Meksikë

1,680

4,160,339

39

Curitiba

Brazil

720

1,890,272

40

Goiania

Brazil

484

1,302,001

41

Nelson Mandela Bay

Afrika e Jugut

381

1,050,930

42

Barranquilla

Kolumbia

424

1,182,493

43

ST. Louis

SHBA

113

319,294

44

Mosul

Irak

636

1,800,000

45

Belo Horizonte

Brazil

1,680

4,883,721

46

Panama

Panama

543

1,713,070

47

Cuernavaca

Meksikë

198

630,174

48

Baltimore

SHBA

195

620,961

49

Durban

Afrika e Jugut

1,059

3,468,087

50

Johannesburg

Afrika e Jugut

1,186

3,888,180



/Telegrafi/
 

Pinky

Forumium maestatis
Vendet ku nuk duhet të shkoni
lagjet-e-rrezikshme.jpg

Mund të shëtisni zonat më të rrezikshme të botës nga tryeza juaj e punës përmes Google Street View, por në realitet bëni mirë të mos shkoni atje.

Shërbimi i ofruar nga motori i kërkimit, i cili që prej vitit 2007 u jep mundësinë njerëzve të vizitojnë resortet turistike më të bukura të planetit, këtë herë ka ofruar pamje nga lagjet më të rrezikshme të disa prej qyteteve më të njohura të vendit.

Ajo që bie në sy është se krahas vendeve që njihen për rrezikun që mund të përbëjnë ndaj personit janë edhe disa qytete nga vende të zhvilluara, si Britania apo Shtetet e Bashkuara.

Për fat të mirë Shqipëria nuk bën pjesë ndër to. Ja dhe disa nga zonat më mizore të kapura nga kamerat roaming të makinave në Britani dhe në mbarë botën.

Mos u pispillosni shumë. Rruga “Bogbain Road” në Glasgou të Skocisë duket sikur është rrënuar tërësisht.
Zona Liberty City në Majemi të Shteteve të Bashkuara është një vend ku, në bazë të fotos së Google Maps, bëni mirë të mos kaloni, sidomos gjatë orëve të natës.

Më mirë shmangeni! Lagjia Tepito në periferi të Meksiko Sitit konsiderohet si një ndër më mizoret në shekuj. Në ditët e sotme ajo mban namin e keq për vjedhje, grabitje dhe krime të lidhura me drogën.

Nëse ju bie rruga në USA: Skid Row, atëherë bëni mirë ta kaloni shpejt. Zona në fjalë është një ndër më të varfërat të Los Anxhelesit dhe ka numrin më të madh të të pastrehëve në tërë Shtetet e Bashkuara, diku mes 3 mijë dhe 6 mijë. Nëse kaloni mund të bini fare lehtë pre e grabitjeve, të cilat shpesh herë mbyllen edhe keq.

Mos u gënjeni nga paraqitja. Vetëm pak hapa larg zonave të populluara nga turistët, në Bangkok do të gjeni Klongtoej, një nga lagjet më të rrezikshme të Tajlandës. Në to mbizotëron krimi dhe vizita në të nuk është shumë e këshillueshme.
Bogota, Kolumbi. Është një ndër qytetet më të rrezikshme në botë dhe Siudad Bol Var është një nga rrugët më të rrezikshme të tij.

Mbathjani! Kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti ka gjithashtu disa zona “mos shkoni”. Kjo në foto është Ferentari, një lagje e njohur si bazë për trafikantët e drogës, prostitucionin dhe krimin e organizuar.

Një lagje e keqe është edhe ajo Goljanovo e qytetit të Moskës në Rusi, që nuk konsiderohet një vend i sigurtë.
 

Pinky

Forumium maestatis
Dhjetë lagjet më të rrezikshme në botë!
thumbnail.php

Ju sjellim dhjetë lagje të qyteteve më të rrezikshme në botë. Cilat janë ato duke nisur nga lagja Dora në Bagdad.

10. Dora, Bagdad, Irak

Lagjeja “Dora” në Bagdad, nga viti 2003 është qendra e “Al-Qaida” dhe qendër e përleshjeve ndërmjet ushtarëve amerikan dhe pjestarëve të grupeve terroriste. Popullata kryesisht sunite, disa here ka bërë përpjekje për spastrim etnik të popullatës së krishter. Para 5 viteve ata kanë lëshuar një “fetva” (urdhëresë) me të cilën kanë tentuar që ti detyrojnë të krishterët që të konvertohen në islam. Ata-krishterët këtë e kanë refuzuar që ka qënë shkas për përleshje të dhunshme. Para dy vjetëve, është sulmuar edhe një kishë katolike gjatë meshës së ditës së dielë. Me atë rast janë vrarë mbi 70 persona, e ngjarje të tilla nuk janë kurrfar përjashtimi në Dora të Bagdadit.

9. Chamelecon, San Pedro Sula, Honduras
San Pedro Sula qytet i shkatërruar e i rrënuar nga kriminaliteti, droga, përleshjet e bandave dhe të vobëktëve. Ky qytet ka shkallën më të lartë të vrasjeve në botë, ndërsa lagjeja më famëkeqe është “Chamelecon” në të cilën pjesa më e madhe e banorëve jetojnë në varfëri të plotë, nuk kanë ujë dhe kryesisht janë pjestar të bandave. Shpeshherë edhe policia “turpërohet” të hyjë në këtë lagje-shkruan bestsocialworkprograms.com.

Petare, Caracas, Venezuelë

8. Petare, Caracas, Venezuelë
Petare është lagjeja më famëkeqe në qyteti, i cili është një nga qytetet më të rrezikshme në botë. Policia me shumë vështërsi vendosë të depërtojë e të hyjë, që është një nga shkaqet që rrugët janë përplot më armë ilegale dhe drogë. Grabitjet janë gjëra të rëndomta ditore, ndërsa mesatarisht çdo ditë vdesin-vriten 3-4 veta. Vajzat 15 vjeçare në këtë qytet më shumë do të shihen në rrugë me fëmijë, se sa në shkollë.

7. East St. Louis, Illinois, SHBA
Shkalla e lartë e papunësisë ka sjellë deri tek shpërngulja masovike nga East St. Louisi. Sot në këtë pjesë të qytetit vetëm 27,006 banor, prej të cilëve pjesa më e madhe nuk punon. Vetë qyteti është mbytur në borxhe, ndërsa banorët çdo ditë dëshmojnë për përleshje racore-raciste.

6. Iztapalapa, Mexico City, Mexico
Mexico City është qyteti më i rrezikshëm për femrat. Shkalla e dhunimeve dhe vrasjeve në rrugë shumë ngadalë ulet, bile edhe policia është kapur në qendër të skandaleve të shumta lidhur me këto dhunime. Në lagjen Iztapalapa, vetëm gjatë vitit 2010, janë shënuar 200 dhunime dhe 5.000 raste të dhunës familjare. Rrugët janë përplot grupe-banda, ndërsa policia është korruptuar deri në palcë.

5. Spanish Toën, Jamajka
Shikuar në aspektin statistikor, Spanish Toën është vendi më i shunshëm në Jamajka. Vrasjet e shumta që ndodhin atje, janë të lidhura me bandat vrastare. Mbretëron vobektësi e madhe, ndaj kriminaliteti është mënyra e vetme që rinia të fitojë mjete për të jetuar. Armët ilegale janë të pranishme edhe ndër minorenët 10-11 vjeçar.

4. Ciudad Bolivar, Bogota, Kolumbi
Bogotën e popullojnë kryesisht imigrantët nga viset rurale. Kushtet e vështira në paralagje, sjellin deri tek dhuna dhe veprat tjera kriminale. Vrasjet, janë shkaktari më i shpeshtë në lagjen Ciudad Bolivar.

3. La Perla, San Juan, Portoriko
La Perla është një nga lagjet e qytetit San Juan me shkallën më të lartë të kriminalitetit. Rajoni është përshkruar si “bazaar i madh i shitjes së drogës” ndërsa industria e atjeshme e narkotikëve, është në të vërtetë biznes multimilionar.

2. Nyanga, Cape Toën, Republika Jugafrikane
Në çdo kohë, në çdo moment në këtë lagje janë active më së paku 120 grupe-banda kriminelesh, ndërsa shkalla e vrasjeve është 46 në 100 mijë banorë. Nyanga është një nga vendet më të rrezikshme në Republikën Jugafrikane. Shkallës së lartë të kriminalitetit si shkaktar përmendet keqpërdorimi i tepruar i alkoolit dhe papunësia e madhe. HIV dhe AIDS poashtu janë një nga problemet e mëdha të kësaj lagje.

1. Cite Soleil, Port-Au-Prince, Haiti
Kryeqyteti i haitit, poashtu vlon nga kriminaliteti dhe dhuna, sidomos pas tërmetit shkatërrues, që goditi këtë vend më 2012. Cite Soleil ka shkallë shumë të lartë të papunësisë, ndërprerje të shpeshta të furnizimit me energji elektrike dhe probleme të përhershme me grupet-bandat në rrugë. Vendi është aq i varfër sa që konsiderohet delikatesë “torta nga balta” e gatuar nga balta dhe vaji.
 
Top