10 keshilla se si te kurseni para

images

Ketu ne forum gjithmone flitet per shume tema, dashuria,politika,shakate etj etj etj. Ndersa une sot po lexoja kete artikull tek shqiperia dhe mendova qe ta ndaj edhe me ju. Me kohet qe kane ardhur, aty ku dritat rriten, uji rritet, benzin,nafte,gaz rriten atehere disa keshilla per te ruajtur dicka me shume sebesoj se do i bejne keq njeriu :)

Kuptohet ka persona qe ndoshta s'ja kane nevojen shume ketyre keshillave por gjithsesi nese edhe ato duan te kursejne te pakten ketu do gjejne disa keshilla interesante :)

Ja dhjetë këshillat e nevojshme:

1. Në fillim duhet të analizoni situatën tuaj ekonomike: të shkruani në një fletore të gjitha shpenzimet tuaja ditore, duke shënuar vendin, paratë e shpenzuara dhe kohën e kryerjes së veprimit. Llogaritë duhet të jenë të detajuara, pra shënoni gjithçka: biletat e autobusëve, kafetë, madje edhe qindarkat e shpenzuara sa andej-këndej. Gjithçka që del nga xhepi duhet shkruar e zezë mbi të bardhë.

2. Hapi i dytë është ndarja në fund të javës së parë e shpenzimeve në bazë të produkteve të tepërta, ato të përdorshme, por jo të nevojshme dhe ato të domosdoshme. Shuma e dy kategorive të para do ju tregojë sa mund të kurseni gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

3. Natyrisht që nuk mund të jetohet vetëm me produktet të cilat janë shumë të nevojshme. Edhe librat, kinemaja, teatri, një aperitiv në bar me miqtë janë të rëndësishme, por vetëm kini kujdes, mos e teproni, sepse rregulli mund të prishet.

4. E hëna. Mund të filloni të zgjidhni një ditë të javës, të parën për shembull, që nuk do të shpenzoni asnjë qindarkë. Do të jetë një ditë me shpenzime zero. Asnjë blerje për të ngrënë, asnjë kafe, gazetë apo xhiro në supermarket (sepse është mirë që tundimet të shmangen gjithmonë).

5. Një këshillë tjetër është që të bëni kujdes me buxhetin. Tërhiqni nga bankomati aq të holla sa ju nevojiten dhe shtrëngojeni dorën duke blerë vetëm produktet më të nevojshme gjatë javës. Kartën e kreditit është mirë që ta mbyllni në një sirtar.

6. Pasi keni provuar një ditë duke mos shpenzuar asgjë, mund t’ia arrini sërish. Sekreti fshihet tek organizimi: shpenzimi, për shembull, duhet bërë duke sjellë ndërmend që gjatë atyre ditëve nuk është e domosdoshme të shkosh në supermarket, te bukëpjekësi, të darkosh në një restorant apo të porositësh picë në shtëpi. Provoni t’i rezistoni tundimit.

7. Tregojuni të tjerëve (qofshin miq ose kolegë), se është diçka e mirë po të sforcohen që ta shtrëngojnë pak dorën: kjo është deklaratë e rëndësishme me të cilën u tregoni të tjerëve se po bëni një përpjekje të rëndësishme, por edhe një kërkesë apo tentativë pikërisht gjatë ditëve me kosto zero.

8. Nëse nuk keni llogari bankare, atëherë ju vjen në ndihmë derri prej porcelani: mund të zgjidhni një shifër që dëshironi, pastaj vini mënjanë të hollat që do të shpenzoni gjatë muajit ose javës.

9. Këto janë rregullat e para që duhet të ndiqni për një muaj me radhë. Nëse gjithçka funksionon ashtu siç e keni dëshiruar, mund të mendoni të hidhni një hap tjetër përpara: të arrini për shembull një shifër të caktuar si bonus, pavarësisht parave që keni shpenzuar gjatë ditës. Mund të imagjinoni sikur keni marrë një shpërblim të vogël ose një pagesë për një punë të kryer.

10. Nëse vazhdoni kështu për gjashtë muaj, duke u rezistuar tundimeve, duke shënuar në fletore çdo shpenzim të bërë për produktet e nevojshme dhe për plotësimin e ndonjë dëshire, jeni në rrugë të mbarë për t’u bërë një kursimtar/e i/e vërtetë.
 

Sweety el

Locus omnem
Flm per keshillat.por mua nuk me nevojiten sepse jam mire nga ana ekonomike dhe nuk dua te kursej por te shijoj gjithçka.
 

Slevin

Forumium maestatis
Mua me behet qefi per ty qe i ke te gjitha, por ka persona qe ja dalin me aq sa fitojne dhe duhet ti mendojne me mire gjerat kur i shpenzojne... Sepse ndryshe nga ty qe i ke te gjitha te gatshme ka persona qe duhet te djersisin qe ti arrin :) por me behet qefi qe ti sje nga keto personat prandaj shko shijo lojrat qe te blejne mami me babin ;)
 

Slevin

Forumium maestatis
Me ate qe shkruajte keshtu mu duke... Gjithsesi te flasesh per gjerat kur i ke gati nga prinderit edhe te thuash une tani blej harxhoj ketej andej shume mire sepse nuk i ke fituar me djersen tende... shko arrij ti fitosh ihere edhe pastaj do e shikosh qe ndoshta edhe ky artikull do te hy ne pune.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
keto 10 keshillat jane shume te mira, sa do doja te mos merresha me te tilla gjera, eshte e tmerrshme kur mendon se jemi te gjithe te varur nga paraja!

e hengert mortja kush e ka shpik paren se po na heq trurin :bomb::furious::furious:
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
10 keshilla qenkan lodh kot! edhe 1 mjafton nese e thu qarte thjesht pa gabime "mos prish leke" :D
 

Megg

Carpe Diem
Fitimi i parasë është shkathtësi, ruajtja e tyre është zgjuarsi, ndërsa shpenzimi i mirë i tyre është art.
:D
I bie qe une merrem me art tere kohes?:p
 
Top