10 këshilla për tu zgjuar me lehtësi në mëngjes....

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
E keni vënë re se kur keni për të ikur me pushime zgjoheni më herët se zakonisht dhe nuk e keni fare problem gjumin, në krahasim me ditët e tjera kur ju duhet të shkoni në punë apo në shkollë?????

Nëse dëshironi të zgjoheni çdo ditë me lehtësi, ju ftojmë të lexoni më poshtë disa këshilla:

1. Shkoni në shtrat në mbrëmje sapo ndiheni pak të lodhur.

2. Mos hani shumë në darkë dhe kryeni aktivitetet qetësuese.

3. Pregatisni veten në mbrëmje nëpërmjet një dushi apo një çaj të ftohtë ose të ngrohtë kamomili.

4. Krijoni një ritual mëngjesi (pregatitja e një vakti të preferuar që t’ju shtojë dëshirën për tu ngritur nga shtrati).

5. Shmangni përsëritjen e orës së zgjimit, pasi sa më shumë të bjerë zilja, aq më shumë do të doni të flini.

6. Shtriquni, pasi sa më shuam lëvizje të bëni kur jeni në shtrat, aq më të kollajtë do ta keni të zgjoheni.

7. Hapni dritaret, pasi sa më shumë ajër i freskët të hyjë në mëngjes, aq më i lehtë di të jetë zgjimi

8. Lahuni me ujë të ftohtë, ka për t’ju dalë gjumi sa hap e mbyll sytë.

9. Vendosni orën e zgjimit disa minuta më parë ose më pas sepse rutina ju lodh.

10. Vendosni nj objektiv, duke e bërë mëngjesin momentin me më shumë punë gjatë gjithë ditës
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Jastëku nuk është shumë i butë, por as shumë i lartë siç e dëshironi, krevati ju bezdis dhe dhoma ju zë frymën? Janë këto disa nga shqetësimet më të shpeshta që prishin gjumin. Për të pasur një gjumë të rehatshëm, më poshtë gjeni dhjetë këshilla se si të bëni një gjumë të plotë dhe të pashqetësuar:

-Krevati duhet të jetë mjaftueshëm i gjatë dhe i gjerë

-Dysheku duhet të jetë i rregullt dhe ta bëjë trupin të ndihet rehat

-Jastëku duhet ti japë mbështetjen e duhur qafës

-Dhoma e gjumit duhet të jetë e ajrosur dhe e freskët

-Më mirë errësirë, drita përshpejton procesin e zgjimit

-Përdorni të njëjtat orare për të fjetur dhe për tu zgjuar

-Nëse nuk arrini që të flini, çohuni dhe shtrihuni kur të jeni të lodhur

-Mos u shtrini nëse keni uri dhe as me barkun plot

-Kafeja, alkooli dhe nikotina kanë efekte negative me ritmin e gjumit

-Mos flini duke dëgjuar muzikë ose me pajisje elektronike ndezur.
 
Top