10 ditë burg për shoferët e dehur

shofer%C3%ABt-e-dehur-300x159.jpg
10 ditë burg për shoferët e dehur


Policia e qarkullimit rrugor ka arrestuar në 5 muajt e fundit, 660 shtetas të cilet janë kapur në automjet në kushtet e përdorimit të alkoolit, ose e kane drejtuar atë pa patur leje drejtimi.

Sipas statistikave te policise thuhet se 152 prej tyre jane ndaluar per perdorim alkooli dhe te tjeret ose nuk kane patur patente, ose nuk i kane qendruar patrullave te policise, kjo e fundit per shkak se kane patur njohuri per akisonin e nisur.

Por Prokuroria dhe gjykatat kane kerkuar dhe kane dhene masen e arrestit me burg vetem per 83 prej tyre. Duke u bazuar ne statistika, gjate kater muajve te fundit, organet e drejtesise ne 400 rastet e ndodhura arrestuan vetem 17 prej tyre.

Por diçka ndrysoi ne janar, ku nga 207 raste te ndaluara, 51 prej tyre, ose nje e katerta e tyre u mbajtën ne arrest. Policia serish mbetet e pakenaqur ne lirimin sidomos te personave problematike ne qarkullimin rrugor emrat e cileve nuk behen publike. Fakti qe vetem numri i te ndaluarve per pije alkoolike eshte sa dyfishi i atyre, qe u eshte dhene masa me burg nga gjykata, ka reflektuar ne pakenaqesi jo vetem tek policia por edhe tek Ministria e Brendshme.

Duke patur rezerva per menyren se si po trajtohet nga drejtesia aksioni i qarkullimit rrugor per disiplinimin e drejtimit te mjeteve ne vend, Ministria e Brendshme eshte duke pare me larg. Juristet e saj jane duke punuar per hartimin e nje projektligji per ndryshime ne Kodin Rrugor dhe Penal, per te dhene ne menyre automatike dhjete dite burg per te gjithe ata qe kapen ne gjendje te dehur ne automjetet e tyre. Kjo sipas juristeve nuk do t’i jape shume mundesi gjykatave dhe prokuroreve per te liruar problematiket e qarkullimit rrugor. Duke perdorur afatin dhjeteditor te burgut si afatin me te shkurter per burgosjen e drejtuesve te dehur, Ministria e Brendshme synon te ule numrin e aksidenteve, qe vine si pasoje e shofereve qe konsumojne alkool.

Burimi: lajm-shqip.com
 

Hektor12

Locus omnem
Zgjidhje per kompanite e transportit urban

Kompanite e transportit urban kerkojne ritjen e cmimit te biletes. Por ne fakt ato kane humbje dhe nga abuzimi qe bejne faturinot pasi marrin leket dhe nuk presin bileta.
Une ju propozoj te punesojne policet rrugore dhe te rendit si fatorino pasi tere diten rrine me blloqe ne dore duke prere "bileta" per drejtuesit e automjeteve dhe per inerci do vazhdojne te presin bileta dhe per qytetaret qe udhetojne ne urban
 
Top