1-Vit Shtet i Kosoves
Prishtinë, 17 shkurt - Sot në mbarë Kosoven, si në kryeqytetin Prishtina por edhe në qytete të tjera të Kosovës, me manifestime të ndryshme do të festohet njëvjetori i pavarësisë.
Veprimtaritë zyrtare në njëvjetorin e pavarësisë nisin orën 11:00, me një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, ku do të flasin Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.
GJithashtu edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë një seancë parlamentare. Pikërisht në mesditë, në Prishtinë por edhe në shumë lokalitete të vendit nxënës të shkollave fillore e të mesme do të defilojnë me pelerina në shenjë të flamurit të Kosovës. Në mbrëmje, Filharmonia e Kosovës do të mbajë një koncert festiv, ndërkohë që një koncert me estradën lokale do të mbahet në sheshin qendror të kryeqytetit në orën 21:00. Koncerte pritet të mbahen edhe në qendrat e tjera të Kosovës.