Re: 1 pyetje rreth akneve.
<span style="color: #3366FF">Puçrrat (Aknet)
Nuk je më në periudhën e adoleshencës por puçrrat të torturojnë akoma? Ndoshta nuk e di por mund të jenë sinjali i ndonjë gjendje jo të mirë të organizmit tënd. Ja se çfarë i ndodh lëkurës dhe se si mund ta kurojmë këtë problem të saj.
Aknet: një shqetësim që prek më shumë se sa 5 për qind të të rinjve ndërmjet moshës 14 dhe 19 vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet dhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik. Por jo vetëm kaq: puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore siç është puberteti, shtatzënia dhe menopauza. Shumë shpesh ekziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem.
Çfarë janë Aknet?
Aknet janë sëmundje e mirëfilltë e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Ato mund të shfaqen në moshën e pubertetit, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat adulte, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës. Kjo dermatozë mund të shfaqet vetë, krejt papritur dhe po kështu mund të zhduket. Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike për të eliminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja. Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella. Veç shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetësime psikologjike, sepse në mënyrë të veçantë shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe kjo parehati të krijon stimulim. Këto pasoja e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen.
Si formohen?
Gjatë adoleshencës fluksi i hormoneve arrin deri në superprodhim dhe në rastet më të shpeshta mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon një substancë që quhet ‘sebo’ i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës ku ndodhet qelbi zhvillohen bakterie, të cilat çlirojnë kimikate që stimulojnë inflamim dhe hapjen e folikulës. Qelbi dhe bakteret shkaktojnë skuqjen e lëkurës.
Jo gjithmonë aknet kanë shkaktare gjendjen psikologjike, ja dhe disa shkaktarë konkretë të akneve:
Produktet kozmetike
Kremrat apo fondatinat me shumë yndyrë provokojnë një irritim të lëkurës që më pas çon në krijimin e puçrrave dhe të pikave të zeza. Vepro kështu: Hiq dorë nga trukimi për rreth dy javë dhe trajtoje lëkurën me peroksid benzoli. Pastaj zgjidh produkte kozmetike oil free (pa vaj).
Ilaçet
Terapitë me kortizon apo me ilaçet kundër depresionit mund që të dikojnë tek lëkurat e ndjeshme. Të njëjtat probleme shkaktojnë dhe terapitë për zëvendësimin e hormoneve apo ato që shndërrohen në testosterone në organizmin femëror. Vepro kështu: Shpjegoja mjekut tënd efektet anësore të kurave të cilat po merr dhe specialisti do të arsyetojë nëse duhet të ndërpritet kura apo të zëvendësohet mjekimi.
Çfarë duhet të dimë për puçrrat:
Është faji i konsumimit të sallamit
E gabuar. Nuk ekziston asnjë lloj ushqimi i aftë për të krijuar puçrra dhe pse disa elemente mund të çojnë më përkeqësimin e tyre. Ato me rrezik më të madh janë sallamet, të fërguarat, çokollatat, sheqernat por vetëm në qoftë se konsumohen në sasi të mëdha.
Dielli bën mrekullia
E vërtetë dhe e gabuar. Aknet përmirësohen gjatë stinës së bukur. Rezet ultra violetë kanë një veprim dezinfektues në lëkurë. Por duhet të bëhet kujdes që ekspozimi ndaj diellit të mos bëhet në orët më të nxehta të ditës dhe jo për periudha të gjata, pasi po të njëjtat rreze mund të çojnë dhe në përkeqësim të akneve.
Kurrë të mos i shtypësh puçrrat
E vërtetë. Rrezikon vetëm që të thellosh infeksionin apo të krijosh një shenjë në lëkurën tënde.
Ideal është truku mbulues
E gabuar. Një truk i rënduar nuk i fsheh puçrrat dhe është i rrezikshëm. Ndalon ajrosjen e lëkurës dhe i përkeqëson puçrrat. Por ekzistojnë produkte kozmetike specifike të lëkurës për këtë problem , që nuk dëmtojnë por madje dhe janë kurative. Në të njëjtën kohë janë të afta dhe t’i mbulojnë mirë puçrrat.
Problemi i akneve është pasojë e mungesës së higjienës.
E gabuar. Higjiena dhe pse është e domosdoshme për të pasur një lëkurë të shëndetshme nuk është shkaktare e akneve. Merri në konsideratë arsyet e tua dhe do të shohësh që puçrrat do të zhduken. Një veshje speciale. Lëkura nuk është vetëm një shtresë mbrojtëse por është barriera që shënon kufirin mes teje dhe botës që të rrethon. Për këtë arsye është nga të parat që tregon një gjendje jo të mirë të brendësisë tënde. Puçrrat në të vërtetë janë një mbledhje e atyre shqetësimeve të brendshme që gjejnë një mënyrë për të dalë jashtë. Kjo është e mundur falë një lidhje të drejtpërdrejtë mes lëkurës dhe gjendjes psikologjike.
Ç’duhet pasur parasysh?
Është e domosdoshme të ekzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lenë shenja të dukshme në lëkurë. Meshkujt me këtë problem duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e aksesorëve të rrojës dhe produkteve në mënyrë që ato të jenë sa më të përshtatshme dhe cilësore. Makinat e rrojës duhen përdorur me delikatesë. Terapitë me antibiotikë si tetraciklina, eritromicina etj. këshillohen për raste të rënda, sidomos kur shpërndarja e tyre përfshin veç fytyrës, shpinën dhe kraharorin. Antibiotikët oralë reduktojnë bakteret në folikul dhe ulin skuqjet, por gjatë këtyre terapive shumë femra rrezikohen nga infeksionet vagjinale. Në këtë rast ndërpritet kura. Ekspozimet në diell mund t’i maskojnë aknet, por përfitimet janë të përkohshme. Mania e “pjekjes në diell” është me pasoja. Larjet e shpeshta dhe energjike të fytyrës si dhe përdorimi i larësve që çojnë në tejtharje të sekrecioneve yndyrore shkakton pasoja të paevitueshme në lëkurë. Të gjitha terapitë funksionojnë në mënyrë të tillë që të parandalojnë aknet e reja. Pas çdo terapie mbeten shenja pavarësisht nga kujdesi e korrektësia e specialistit. Këto gjurmë zhduken gradualisht me rigjenerimin e lëkurës, të paktën një muaj më pas. Terapitë ose konkluzionet i vendos specialisti.
Kujdesi:
Është e rëndësishme të personalizohet trajtimi i cili kalon përmes disa seancave. Terapinë e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi, vetë klienti. Kjo terapi quhet ‘terapi korrektuese’. Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca. Produktet e paketës aplikohen të alternuara sipas instruksioneve dhe të gjitha penetrojnë në thellësi të lëkurës, në sajë të përbërjes së tyre organike. Ato balancojnë superprodhimin e yndyrës dhe qetësojnë aknet. Lëkura nuk ndriçon më si më parë, por efekti mat i jep shkëlqim natyral. Pas terapisë mbeten gjurmë të lehta në lëkurë, të cilat ndihmohen nga një krem i posaçëm riparues dhe balancues njëkohësisht. Kësaj terapie nuk mund t’i nënshtrohemi në çdo stinë të vitit. Gratë shtatzëna përjashtohen nga terapia. Gjatë terapisë nuk mund të marrim seanca solari apo të përdorim produkte të çfarëdoshme, pa sugjerimin e estetistes, për shkak se lëkura është tepër e ndjeshme në këtë fazë. Edhe përdorimi i laserit gjatë terapisë është i ndaluar kategorikisht.
1. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj
2. Lani duart përpara aplikimit.
3. Zgjidhni kozmetikë profesionale.
4. Preferoni fruta e ushqime të freskëta.
5. Merrni vitamina A, C, E.
6. Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti
7. Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
8. Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteresh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.
</span>