1 MILIONE DOLLARE PER TE TAKUAR BUSHIN
Nano ka ofruar ryshfet per te siguruar viziten zyrtare ne SHBA.Kryeministri harron se Amerika ka rregulla te tjera Demokracie nga "demokracia shqiptare"
Boll me populizem. Edhe nostalgjia s'ben me pune. Veteviktimizimi dhe te tilla metoda, kane dale boje. Kryeministrit Nano, i rezulton se makinacioneve dhe marifeteve te tij te njohura, i nevojitet nje shtyse ekstra per te kapercyer krizen dhe per te bere te mundur ngadhenjimin e tij ne zgjedhjet lokale, per te fituar ndoshta betejen e humbur me parlamentin per caktimin e Ministrit te Jashtem, si dhe me pas, sfiden ne kongresin socialist. Cili mund te jete ky shkop magjik per arritjen e gjithe ketyre rezultateve, ndersa rrethanat me se shumti jane kunder tij. Cfare ngjarje transhendentale mund t'a ktheje eren ne krahun e Nanos?
Mes shume ideve, kohet e fundit po mbisundon njera si zgjidhje. Nje vizite ne Shtepine e Bardhe, tek Presidenti Amerikan. Ceta e keshilltareve kete po ofron me se shumti si alternative, teksa mblidhet oreve te vona te nates per te gjetur zgjidhjen e krizes qe ka perfshire qeverisjen e mazhorancen ne pergjithsi. Optimizmi i shtuar i stafit te Nanos pas thyerjes se disa tabuve, si vajtjet e shpeshta ne Shkoder, etj, ngec menjehere kur vjen puna per te siguruar nje vizite zyrtare ne SHBA, aq me shume per te shtrenguar duart me liderin e botes, Xhorxh Bush.
"Nuk duhet te jete kaq e pamundur, u thote Nano te tijve, perderisa atje ka shkelur edhe Anastas Angjeli!". Sic dihet ish-ministri i Financave ka shoqeruar ish-Kryeministrin Meta gjate nje vizite zyrtare ne Shtepine e Bardhe ne vitin 2001, ku Meta takoi osokohe zotin Bush dhe zotin Poeell. Nano e di mire se sa shume i forcoi pozitat e Metes vizita e tij ne SHBA, dhe sa mund iu desh atij si kryetar partie per ta rrezuar qeverine e atehershme. Keshtu, duke vrare mendjen, nanositet kane filluar te mendojne se duhet te investojne fuqishem per te siguruar nje vizite te Kryeministrit ne Shtepine e Bardhe. Lobet greke jane nje mundesi, dhe atje Nano di si t'i lidhe telat. Duke qene se sot nuk te do njeri per te bukur, atehere eshte menduar edhe per shperblimin. Burime nga stafi i ngushte i liderit socialist, bejne te ditur se Nano ka ofruar 1 milione dollare per kedo qe do t'i siguroje nje shtrengim duarsh me zyrtare te larte amerikane. Pra sipas ketyre te dhenave, Nano eshte gati te bleje nje vizite amerikane. Tani ai eshte mesuar me keto tarifa, per me teper qe ai vete nuk e fut doren ne xhep sa kohe qe eshte i rrethuar me drejtore e biznesmene te fuqishem. E perafert ishte shuma qe harxhoi per pushimet e tij ne englendisjen me jaht neper Mesdhe dhe ne detin e Egjeut. 1 milione USD per te takuar Bushin,
ky pra eshte tenderi me i fundit qe ka hapur zyra e Kryeministrit.
Nano, nje histori jo amerikane
Fakti eshte se per here te fundit ne Amerike, ne nje vizite zyrtare, Nano ka qene ne fund te vitit '97, i ftuar nga OKB, dhe jo nga Departamenti i Shtetit. Ne ate sesion, ai pati mundesine te takohej me zonjen Albright, atehere sekretare amerikane e Shtetit. Ky mund te quhet kulmi i suksesit amerikan per zotin Nano. Mungesa e vazhdueshme e nje simpatie pertejatlantike per te, duhet te jete nje obsesion qe torturon rende Kryeministrin tone. Dosjet e tij ne CIA, ne FBI e ne qarqet zyrtare amerikane per lidhjet e tij me krimin e organizuar, me kontrabandistet dhe biznesin ilegal jane nje grope e zeze per politikanin Nano, pasi Amerika ka rregulla te qarta e te sakta, se kush shkel Ligjet dhe Demokracine nuk mund te jete mik i Eashingtonit zyrtar, ndonese ne Eashington ka dhe biznesmene amerikane apo greko-amerikane, qe i miklon shuma prej 1 milione dollare ryshfet qe ka ofruar kryeministri shqiptar vetem per nje shterngim duarsh apo dhe nje fotografi me Presidentin Amerikan Bush. Vetem 60 sekonda i mjaftojne Nanos qe ta shese ate fotografi me te 60 vjet rresht! Afera 1 milioneshe e zotit Nano per te marre ftesen zyrtare drejt SHBA natyrisht qe nuk do te mund te gjeje vrime ne muret e forta antikorrupsion te shtetit me te fuqishem te botes. Megjithate, Nano, kur filloi lufta ne Irak mendoi se i erdhi nje shans i mire per realizimin e endrres. Investoi shume, aq sa jo pak veteve ne Europe dhe ne SHBA, u beri pershtypje se si po vezullonte kaq fort nje yll proamerikan ne Ballkanin e larget. Dhe Nano mori falenderimet e rastit, disa dergesa te rutines administrative. Mirepo, ftesa prape po vononte te vinte. Kjo gjendje s'kish se si te mos na kujtonte vargun lapidar te Fishtes: "shume po shndrit e pak po ngroh ai diell". Sadoqe fekste mbeshtetja e Nanos per luften ne Irak, perseri ai nuk po arrinte te nxirrte nga ngrirja afeksionin amerikan, duke qene se SHBA perserit ne menyre te shpeshte me ane te ambasadorit amerikan ne Tirane, kriteret e ashpra te korrupsionit dhe krimit te organizuar. Nano beri gati edhe nje trupe ushtaresh per ta nisur ne Irak, por nuk beri asgje per t'u distancuar nga biznesmenet e dyshimte, nga trafiqet e panumerta te influences dhe nga mbeshtetja per shume individe qe duhet te kene probleme me drejtesine. Ne kete menyre, ai e ka bere kaq te pamundur nje ftese amerikane, saqe pakgje do te ndryshonte edhe po te nisej vete vullnetar per te kontribuar ne rindertimin e Irakut.
Simpatia amerikane meritohet
Mbeshtetja amerikane, ne Shqiperi, ashtu si dhe ne vendet e tjera te permasave me tonat, shpesh eshte mistifikuar. "Ate e do Amerika", thuhet jo vetem ne ambjente parapolitike, por edhe mes profesionistesh dhe vezhguesish me pervoje. Pervoja shqiptare ka treguar se simpatia amerikane, meritohet, ne kuptimin se ajo vjen vetvetiu kur nje lider politik shfaqet si reformator, si progresist dhe te cilit mund t'i matet volumi i punes ekzekutive. Keshtu qe dikush qe nuk takon asnje nga keto argumenta, eshte automatikisht i perjashtuar, sic ndodh ne rastin e Nanos. Sipmatia amerikane nuk ka te beje assesi me shije subjektive, afeksione shpirterore, etj. Ajo eshte nje sistem qe perfshin njerezit e ndryshimeve te medha. Pershembull, ne Shqiperi dy vete eshte dukur se kane pasur mbeshtetje te forte politike te SHBA-se. Sali Berisha, ne vitet e para pas ndryshimit te sistemit. Kjo me se shumti per arsyen se ai u be promotor i reformave te medha. Sistemi e simpatise amerikane e perjashtoi me vone per shkak te rr-shqitjeve nga standartet. Dhe Berisha e di shume mire se sa pune duhet per t'u rikthyer atje. Per kete arsye ai nuk shfaqi asnje shenje euforie pas kthimit nga Amerika ne vitin 2000, megjithesi ishte i ftuar ne ceremonine e marrjes se pushtetit nga Xhorxh Bush. Amerika nuk te fal ne kete pike. Po shkele ligjet dhe rregullat demokratike universale ajo te braktis.
Dhe me vone ishte Ilir Meta qe meritoi suportin amerikan, nga viti '99, deri ne 2001. Edhe Meta supozohet se ka arrritur simpatine amerikane per shkak te eficenses ekzekutive dhe ndryshimeve te shpejta qe realizoi ne sektore te rendesishem te jetes ne vend. Keshtu, precedentet duhet te jene te vlefshem per Nanon. Keto dy shembuj mund ta konsultojne kryeministrin tone me mire se sa shefi i tij i Kabinetit "flokedisidenti Isaku". Nese lideri socialist deshiron te kete nje ftese zyrtare nga SHBA, ai duhet te dallohet per reforma, jo per pushime, fundjava marramendese, kokteile, festa perrallore, datelindje mondane, lidhje me krimin, pasuri te paligjshme, etj. Ai duhet te beje hapa konkrete ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, dhe jo te behet avokati i tyre duke marre honorare te larta. Ne kete menyre, ka gjasa qe as 1 milione USD s'do t'i hyjne ne pune.
Re.po.
*Marre nga <span style="font-style: italic">"Koha Jone"</span>!