1 Maj & Parlamenti Rinor

Nobis

Primus registratum
1 Maj & Parlamenti Rinor

Parlamenti Rinor Shqiptar
Per Shtyp

Protestes se sotme me date 1 maj 2005, te organizuar nga Konfederata e Sindikatave Shqiptare, iu bashkangjit gjithashtu edhe Parlamenti Rinor Shqiptar, nje institucion ky i fundit, i perfaqesimit te 72 000 te rinjve me 12 prefektura te vendit.
Parlamenti Rinor protestoi per indiferencen e qeverise shqiptare ndaj mosrealizimit te asnje prej 16 angazhimeve per platformen e punesimit dhe vetepunesimit te te rinjve qe qeveria ka marre ne Strategjine Kombetare te Rinise, perpiluar nga Parlamenti Rinor Shqiptar.
Qeveria Shqiptare e miratoi kete dokument qe ne vitin 2003 por edhe pse kane kaluar 2 vjet tashme, asgje e re nuk ka ndodhur ne lidhje me kete problem.
Sot me 1 Maj 2005, ne kerkojme ti bejme thirrje qeverise shqiptare per te filluar te levize drejt plotesimit te angazhimeve qe ajo ka marre per nje platforme per punesmin dhe vetepunesimin e te rinjve duke filluar me ndertimin e Planit Kombetar te Aksionit Rinor.

Ardit RADA
N/Kryetar i Parlamentit Rinor
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: 1 Maj & Parlamenti Rinor

Tamam tamam 72 mije jane anetaret e Parlamentit Rinor? I keni numeruar mire?
Interesante, por me 1 maj s'kishte as 50 veta ne mbeshtetje te "Protestave" tuaja. Ku ishte 72 mijshja? Apo prit se harrova. Do jeni dhe ju si puna e KRSH e cila ka 15 vjet qe thote se eshte perfaqesuese e 99 organizatave rinore. Shumica e te cilave fantazme. Si psh, shoqata e luledeleve /pf/images/graemlins/smile.gif )
 

Nobis

Primus registratum
Re: 1 Maj & Parlamenti Rinor

Fillimisht postuar nga Armik:
[qb] Tamam tamam 72 mije jane anetaret e Parlamentit Rinor? I keni numeruar mire?
Interesante, por me 1 maj s'kishte as 50 veta ne mbeshtetje te "Protestave" tuaja. Ku ishte 72 mijshja? Apo prit se harrova. Do jeni dhe ju si puna e KRSH e cila ka 15 vjet qe thote se eshte perfaqesuese e 99 organizatave rinore. Shumica e te cilave fantazme. Si psh, shoqata e luledeleve /pf/images/graemlins/smile.gif ) [/qb]
72 mije nxenes nga e gjithe republika kane zgjedhur me ane te votimit te tyre te fshehte perfaqesuesit e tyre.Duhet te jesh me prane situatave per ti kuptuar.Jo koka ne stamboll dhe trupi ne janine... /pf/images/graemlins/laugh.gif
Megjithate flm per fjalen e keqe !
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: 1 Maj & Parlamenti Rinor

Kujtoja se ishte shifer e shpikur kjo 72-mijeshja, por pastaj hapa ca statistika dhe zbulova qe 72 mije eshte shifra totale e nxenesve te shkollave te mesme ne Shqiperi. Me nje llaf keta robt e Parlamentit rinor thone qe te gjithe gjimnazistet shqiptar, me kuc e me mac, pa as edhe nje perjashtim, jane te gjithe ithtare te thekur dhe anetare te oreve te para te ojq-se se tyre. Se mos kujtoni se ka ndonje qe eshte per shembull fressh-ist apo frpd-ist dhe s'ia ka shume ngene ketyre te Parlamentit? Joooo. Mos e thuj ate llaf. Parlamenti Rinor, ka vendosur qe te gjithe te quhen anetare te tijet. Dhe te bejne madje edhe votim nje anetar nje vote. He me ju lumte. Nje per te gjithe, te gjithe per nje. Por pak si teper e fryre me duket tere kjo propagande bucko, vetem ketu e kisha. Por ju e dini vete fundja. Ju jeni "parlamentara", "deputeta", "kongresmena" e te tjera gjera tingelluese, per te cilat po te zbresesh nga Olimpi ne toke e te pyesesh ndonje nga ata adoleshentet qe edhe studiojne edhe u bie bretku per te nxjerre ndonje lek per familjen, me siguri qe s'e di nese ekzistojne ne faqe te dheut. Urime sidoqofte per cilesine e larte te hirit qe perdorni per t'ua hedhur syve administratoreve te ketij forumi, aq sa te lejohet madje te mbani nje kategori te tere ne sherbim te OJQ-se suaj.
 

Nobis

Primus registratum
Re: 1 Maj & Parlamenti Rinor

O Armik...nuk jemi ne kohen e "Komisarit Legjendar" ku behet fjale per perfaqesimin e mases dhe klases punetore...
Une shqip ta thashe: Eshte e ditur qe nje pjese e ketyre 72 000 te rinjve nuk e njohin parlamenti rinor, por ato kane votuar per perfaqesuesit e tyre ne PR dhe keshtuqe ato perfaqesohen nga Parlamenti Rinor.
P.Rinor nuk funksionon me status dhe program organizate, qe te rregjistroje anetare dhe te beje mbledhje celulash....
Anetare eshte cdo i ri qe ka hedhur voten per perfaqesuesin e tij dhe perfitues jane te gjithe te rinjte e vendit.

Persa i perket hirit qe ne i paskemi hedhur syve administratoreve, mua me vjen keq qe pikerisht njeri prej moderatoreve qe je ti, te flase keshtu.Me siguri ka dicka pas teje qe fshihet, megjithate sjam i interesuar absolutisht ta dij se cfare eshte.
Ne kemi pasur dhe do kemi gjithmone marredhenie te mira me kete komunitet dhe pretendojme se i kemi dhene dicka pozitive,njeri-tjetrit.

Kaq per kete problem,se pertoj te sqaroj me teper!
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: 1 Maj & Parlamenti Rinor

Fillimisht postuar nga Nobis:
[qb] O Armik...nuk jemi ne kohen e "Komisarit Legjendar" ku behet fjale per perfaqesimin e mases dhe klases punetore...[/qb]
Kete po e them une dhe jo ti. Une po them qe shoqata juaj nuk mund te marre flamurin si perfaqesuesja e gjithe gjimnazisteve shqiptare. Arsyeja eshte pikerisht kjo qe thua ti: S'jemi ne kohen e "Komisarit (kisha pershtypjen se quhej Komandanti, por nejse) Legjendar".


[qb]Une shqip ta thashe: Eshte e ditur qe nje pjese e ketyre 72 000 te rinjve nuk e njohin parlamenti rinor, por ato kane votuar per perfaqesuesit e tyre ne PR dhe keshtuqe ato perfaqesohen nga Parlamenti Rinor....[/qb][/QUOTE]

Me nje llaf ti po thua qe nje pjese (qe mund te jete edhe pjesa me e madhe, por qe ti s'e thua), mund te mos e njohin fare shoqaten tuaj, por sipas teje, edhe pse s'e njohin, ata kane votuar per te. Mua me duket si nonsens qe dikush qe nuk e njeh fare se ekziston nje strukture, te votoje per te zgjedhur perfaqesues te tijet tek kjo strukture. Do te ishte njelloj sikur shqiptaret te organizonin votime per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne parlamentin e Kongos.


[qb]P.Rinor nuk funksionon me status dhe program organizate, qe te rregjistroje anetare dhe te beje mbledhje celulash....
Anetare eshte cdo i ri qe ka hedhur voten per perfaqesuesin e tij dhe perfitues jane te gjithe te rinjte e vendit....[/qb][/QUOTE]

Sipas teje cdo strukture qe funksionon me status dhe program organizate dhe qe regjistron anetare, ben mbledhje celulash, hmm? Ja dhe nje gje qe s'e kisha degjuar kurre. Interesant, interesant.
Dhe anetare eshte cdo i ri qe ka hedhur voten? Pra ju thoni se keni 72 mije anetare sepse te 72 mije nxenesit e shkollave te mesme shqiptare (perfshi dhe ata te Dukagjinit apo te Corovodes paskan votuar per te derguar perfaqesues tek shoqata juaj?). Edhe kete te fundit qe perfitues eshte cdo i ri i vendit s'e marr vesh. Une jam nje i ri i vendit. Ajo qe perfitoj une prej shoqates suaj eshte nje bezdi e pafundme prej deshires suaj per te imituar keq dhe per t'u dukur me te rendesishem nga sa jeni realisht.

[qb]Persa i perket hirit qe ne i paskemi hedhur syve administratoreve, mua me vjen keq qe pikerisht njeri prej moderatoreve qe je ti, te flase keshtu. Me siguri ka dicka pas teje qe fshihet, megjithate sjam i interesuar absolutisht ta dij se cfare eshte. [/qb][/QUOTE]

Fakti qe jam moderator nuk do te thote qe une aprovoj cdo vjetersire te trasheguar ne AF nga epoka e plastmasit. A fshihet dicka pas meje? Po patjeter. Pas secilit prej nesh fshihet dicka. Pse per shembull nuk e fsheh edhe ti identitetin, moshen, karrieren, formimin, pamjen e jashtme, perkatesine politike, tipin e veshjes, modelin e flokeve, por sidomos faktin se je anetar i nje shoqateze midis mijera te tjerave si puna e saj ne Shqiperi, te cilen ti e promovon ne nje Forum njerezish te lire duke u bere atyre propagande, nje e drejte kjo abuzive pasi realisht pervec emrit bombastik, shoqata jote s'ka asgje te rendesishme.

[qb]Kaq per kete problem, se pertoj te sqaroj me teper! [/qb][/QUOTE]

Natyrisht, ti je perfaqesuesi i te 72 mije nxenesve te shkollave te mesme te Shqiperise. Ku ke kohe ti qe t'i sqarosh te gjithe. Njerezit e thelle dhe te rendesishem asnjehere s'kuptohen nga masat ndaj ata shpesh pertojne dhe s'merren me vogelsira. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Nobis

Primus registratum
Re: 1 Maj & Parlamenti Rinor

E di si eshte puna or ti shok i dashur?
Me thuaj ne cilen organizate ben pjese ti, edhe hajde takohemi, pijme 1 kafe dhe diskutojme.

Une them ujku ti kerkon gjurmet.

Po te kujtoj edhe 1 here se Parlamenti Rinor nuk eshte Shoqate apo Organizate por FORUM!
Lexo ligjin mbi Shoqerine Civil ta kuptosh ku qendron ndryshimi nga Organizatat,Partite dhe Shoqatat ... /pf/images/graemlins/wink.gif

Kalofsh mire!
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: 1 Maj & Parlamenti Rinor

Fillimisht postuar nga Nobis:
[qb] E di si eshte puna or ti shok i dashur?
Me thuaj ne cilen organizate ben pjese ti, edhe hajde takohemi, pijme 1 kafe dhe diskutojme.

Une them ujku ti kerkon gjurmet.

Po te kujtoj edhe 1 here se Parlamenti Rinor nuk eshte Shoqate apo Organizate por FORUM!
Lexo ligjin mbi Shoqerine Civil ta kuptosh ku qendron ndryshimi nga Organizatat,Partite dhe Shoqatat ... /pf/images/graemlins/wink.gif

Kalofsh mire! [/qb]
Une nuk pi kafe me anetaret e nje shoqate qe i ve ne rresht zysh Majlinda Keta per t'i perdorur per fushaten e vet. Dhe sa per info, nuk bej pjese ne asnje organizate. Organizata ime eshte Shqiperia e cliruar nga shushunja si puna e shoqates "Parlamenti Rinor" qe perdoren per qellime politike dhe qe fryjne opinionin publik me spekullimin sikur kane copyrightin e perfaqesimit te rinise shqiptare. Pavaresisht ne u quajtshi shoqate, organizate, forum, parti, lidhje apo keshill, ju nuk perfaqesoni asgje me shume se vetvetja, qarte? Po me tregoke ujkun ti. Sa per informacionin tend, shprehja ne fjale perdoret kur ti i tregon dikujt shkaktarin e nje fatkeqesie qe ai kerkon tjeterkund. Ti s'po me tregon asnje shkaktar. Ti thjesht po mundohesh te erresosh me fraza pa pike kuptimi, te verteten e qarte: PARLAMENTI RINOR ESHTE VETEM NJE SHOQATE. KJO SHOQATE NUK KA 72 MIJE ANETARE, SEPSE 72 MIJE ESHTE NUMRI TOTAL I GJIMNAZISTEVE SHQIPTARE DHE NESE PRETENDONI SE TE GJITHE ATA JANE MBESHTETESIT APO ANETARET TUAJ ATEHERE JENI PER PSIKIATRI DHE JO PER ALBFORUM.
Hajt tumirembetsh.
 

Nobis

Primus registratum
Re: 1 Maj & Parlamenti Rinor

Ne nuk i sherbejme asnje partie dhe jemi ne oposite me te gjithe politiken shqiptare!
Kaq kisha une!
Hap nje teme tjeter per debat,sepse ketu thjeshte eshte postuar nje deklarate per shtyp.
Ne te kundert, mesazhet e tua, te mijat dhe kujtdo tjeter, do te fshihen.

Faleminderit.
 
Top