“Unë e bëj se mundem”

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
c9df14ca4b2f4afce6b6a680141b0405.jpg



Duke komentuar deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, se nëse dëshiron mund ta marrë Kievin brenda dy javësh, Ulpiana Lama ka bërë një pyetje retorike për atë që kanë të përbashkët këngëtarja Altuna Sejdiu dhe kreu i shtetit rus.
8324ee7aba5bb22d07a68de360143d26.jpg


“Me rastin e zbardhjes se bisedës Barrozo-Putin, ku ky citohet të ketë thënë se ‘mund ta marrë Kievin për dy javë’ (Seriously?!!!!) pyetja ime është: çfarë kanë të përbashkët këngëtarja shqiptare Tuna dhe presidenti rus Putin?”.

a660aa5003bbbcafc642f39c49f3a614.jpg


“Refrenin ‘un e boj se muna’ (unë e bej se mundem)! E para si mendësi dominuese e showbiz që për të shitur duhet të skandalizosh. I dyti si demonstrim arrogant i një pushteti që ka forcën, por jo përgjegjësinë”, shkruan në faqen e Lamës në Facebook.

206b7b323d4fc49c0eb65a6e4d4ad252.jpg


Kujtojmë që gjatë një bisede telefonike me Jose Manuel Barroson, Putin ka kërcënuar se mund ta pushtojë kryeqytetin ukrainas brenda dy javësh nëse ia ka qejfi.

d78c9fe6ddbcf16e08d82b36ffa668fb.jpg
 
Top