BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, artisti i fotografisë, Fahredin Spahija, postoi fotografinë e titulluar “Nimfa”.
Fotografia ka marrë shumë pëlqime, natyrisht për nivelin artistik të saj. Por, dihet, tek shqiptarët ka zgjuar kureshtje edhe personazhi në foto.

Telegrafi trasmeton se kjo fotografi është pjesë e serisë së re të fotografive nudo, të realizuara tash së voni në bregdetin shqiptar nga artisti i njohur i fotografisë, Spahija.

Modelja në foto është po ashtu shqiptare, ndërsa identiteti i saj nuk bëhet i ditur. Natyrisht, nga linjat dhe qëndrimi i saj, mbase mund të jemi të sigurt që nuk është ndonjë personalitet krejt anonim e që nuk bie në sy!

