LIBRI "NEN HIJEN E ROZAFES" NJE DESHMI PER "FERRIN
E Hene, 05 Qershor 2006
LIBRI "NEN HIJEN E ROZAFES" NJE DESHMI PER "FERRIN" KOMUNIST
SHKODER "Denimi dhe hija e Rozafes" eshte libri qe ka bere jehone se fundi ne Shkoder. I shkuar nga Sami Repishti, libri paraqitet interesant ne disa koncepte te tij. Ky liber lindi si nevoje per te nxjerre dufin qe autori kishte mbledhur prej vitesh, pa mundur t'ia shprehe kujt. Ishte viti 1960, kur Sami Rrepishti sapo ishte arratisur nga Shkodra ne Zagreb te Kroacise dhe ende priste me frike rikthimin ne atdhe.
Libri "Nen hijen e Rozafes" eshte nje deshmi nga ferri komunist shqiptar. Ndonese e shkruar vite me pare, kjo veper e prof. Sami Rrepishtit, nje nga figurat me te njohura te diaspores shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, eshte promovuar dje ne mjediset e Universitetit te Shkodres.
Ashtu siç shkruan ne faqet e librit, ka qene frika e persekutimit te metejshem te familjes se tij ne Shkoder, ajo qe e ka penguar Rrepishtin ta botoje me pare kete liber, i cili eshte shkruar ne nje periudhe te gjate kohore, duke u plotesuar vazhdimisht.
"Nen hijen e Rozafes" eshte pervoja jetesore e autorit, jo vetem nen regjimin komunist, qe ai e quan si krijesen me te shemtuar te shek. XX, por edhe ne vendin me demokratik te botes, ku per kater dekada shpirti i tij u mbrujt me ndjenjen e lirise, pavaresise dhe respektin per individin. Siç thote vete Rrepishti, ne faqet e ketij libri ndihet pikerisht influenca e "leximeve dhe jetes ne nje shoqni te qytetnueme". I dale prej burgut komunist, ai mesoi se ç'do te thote me te vertete liri.
"I lire, o vella e moter e imja, don te thote me ndie veten te lehte si flladi i pranveres, te fresket si uji i kronit te fshatit, plot jete si kallijt e grunit te arte ne arat e patrazueme. Kjo liri qe na gezojme si nji e drejte natyrore e patjetersueshme qe diten e pare te lindjes dhe per vete faktin e thjeshte se jemi qenie njerezore, na meson edhe detyrimin qe kemi me respektue lirine e tjetrit qe ashte po aq e shenjte dhe e shtrenjte sa edhe ajo e jona.
I afermi asht nji tjeter "une" me te gjitha te drejtat e patjetersueshme, e qe ashtu si "une" pranon detyrimin me respektue te drejten e te tjereve. Krijohet keshtu shoqenia e shume "une" ve e rregullueme me ligje, shteti ligjor, ku mbrohen se bashku interesat e te gjitheve. Ky respekt i ndersjelle dhe ky botekuptim i mbeshtetun ne lirine e secilit dhe te te gjitheve kjo kontrate sociale asht baza e shoqnise se qytetnueme te botes ku jetojme. Sot, nuk ashte "shteti" ose "kombi" qendra e vemendjes se pergjithshme.
Asht individi i lire, elementi thelbesor i shoqnise, dhe te gjitha konventat nderkombetare per te drejtat e njeriut e theksojne kete risi te botes sone postmoderne", shkruan ai. Bashke me konceptin per lirine dhe respektin per dinjitetin e njeriut, ai "perkufizon" edhe rebelimin qe sipas tij, ndoshta vret, por padyshim ai çliron. Prof. Rrepishti del kunder heshtjes perballe krimit, qe e quan nje vetevrasje morale.
Sipas tij, ka qene kjo heshtje qe zgjati ditet e "tiranise se kuqe". Ne faqet e librit jane dhene mjeshterisht figura te njerezve te thjeshte, me te cilet autorin e ka lidhur vuajtja dhe sakrifica, si "figura e tropojanit te ri qe rrezikon jeten e vet me shpetue timen, ose studenti nga qyteti dhe bujku nga fshati qe rrezikuen jeten e tyne e te familjeve tyne me shpetue timen". Ai zbulon madheshtine e solidaritetit te te denuarve, qe ishte sfida e madhe prometeane kunder perendive gjakatare e shtypese.
Kete sfide autori e sheh tek kleriket, intelektualet, katundaret e malesoret e thjeshte, edhe tek studentet e burgosur te liceut, simbole te pastertise se mendimit dhe qellimit te aktit rebelues qe u kushtoi jeten ne perleshje me xhelatin komunist, qe himnizonte vetem vdekjen e torturen, si mjete ne sherbim te asgjesimit perfundimtar te jetes.
"Toka shqiptare ishte tashme e mbushur me vorreza, e nuk mund te ishte perseri atdheu i im. Per mue, atdhe do te ishte vetem vendi i lire qe ushqen dhe rrit rinine e vet. Me gjithe respektin e thelle per keshtjellin, une dashunova Rozafen viktime. Nuk pranova me sakrifikue njeriun ne altar te nji kauze, e per hir te nji fitorje qe per mue ishte e zbrazet! U ndieva i huej ne vendin tim.
Shpirtenisht, isha i pergatitun per arratisje", tregon Rrepishti per momentin e largimit nga Shqiperia. Si nje deshmitar i dy boteve teresisht te kunderta, autori guxon dhe u ben nje thirrje bashkeqytetareve te vet, per me shume dashuri per njeri tjetrin, per solidaritet, por edhe per te mos harruar kurre vuajtjet e diktatures, qe ajo te mos perseritet me.
Kete liber, ai thote se e ka shkruar ne gjuhen e nenes (dialektin gege), duke u kujdesur te mos cenoje gjuhen shqipe.
Rudina Llazari