“Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr…”

Rejhana Çekrezi

Primus registratum
“Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr…” (Muhamedi s.a.v.s)..

Vendosa ta titulloj këtë shkrim me një nga hadithet e Muhamedit (s.a.v.s), për sa I përket diturisë. Do të flas pak mbi vlerën qe i ka dhënë Allahu (xh.sh) diturisë..​
Ajeti I parë që është zbritur fillon me “Ikra bismi rabike ledhi halak”​
“LEXO me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
LEXO! Se Zoti yt është më bujari!
Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Alek 1-5).​
Nga këto ajete kuranore vërejmë se cfarë rëndësie ze në fenë islame dituria.​
Ne Kur’an u behet vazhdimisht thirrje besimtarëve për të kërkuar dituri, e në të njëjtën kohë aty paraqitet një mori absorvimesh për shumë fenomene..​
Nga Umeri, (r.a) gjthashtu trasmetohet se ka thënë:​
“Një ditë ishim duke ndenjur te i Dërguari I All-llahut (s.a.v.s), kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U ul pranë të Dërguari (s.a.v.s), duke i mbështetur gjunjët e vet mbi gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha:​
‘O Muhammed, më trego ç’është Islami?’ I Derguari (s.a.v.s), ka thënë:​
‘ Islami është që të dëshmosh që nuk ka Zot tjetër perveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta argjërosh Ramazanin, ta vizitosh Qa’ben nëse ke mundësi ta bësh këtë !’​
Ai tha: ‘Të vërtetën e the!’​
Ne u çuditëm: po e pyet dhe po ia vërteton.​
Ai tha: ‘Më trego ç’është imani?’​
( Pejgamberi )tha: ‘Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes.’​
Tha:’Të vërtetën e the.​
‘ Tha : ‘Më trego ç’është ihsani?’​
( Pejgamberi ) tha: ‘Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh ty.’​
Tha: ‘Më trego ç’është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?’​
(Pejgamberi) tha: ‘Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai i cili pyet.’​
‘Më trego mbi shenjat e tij?’​
Tha: ‘ Kur robëresha t’i lindi vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godinave të mëdha.’​
Pastaj shkoi, kurse unë mbeta i habitur. Pastaj ( I Derguari ) tha:​
‘O Umer, a e njeh atë që më pyeti?’​
Thashë: ‘All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë.’​
Tha: ‘Vërtet ky qe Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj ‘​
( Muslimi )..​
Po e përfundoj këtë shkrim me një ajet kuranor:​
“… Mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut dhe Ditës së Gjykimit, Engjëjve, Librit dhe Profetëve, dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, jetimëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësave dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zekatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në luftë. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.” ( Bekare, 2:177)..​
E lusim Allahun (xh.sh) të na e shtojë diturinë , dhe të na bëjë prej atyre personave që kanë arritur në grada të larta të besimit… Amin..​
 
Top