“Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr…”

Sweety el

Locus omnem
“Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr…” (Muhamedi s.a.v.s)..

Dituria ne Kur'an & Hadith
quran1.jpg

"LEXO me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
LEXO! Se Zoti yt është më bujari!
Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte."
(Kur'an: Sure 'Alek 1-5)

Ne Kur'an vazhdimisht përsëritet thirrja e besimtarëve per të kërkuar dituri, e në të njëjtën kohë aty paraqiten një mori observimesh per shumë fenomene (si psh proçesi i krijimit, planetet, etj), gjë që stimulon përdorimin e intelektit nga ana e njeriut. Në ajetet që vijojnë vërehet qartë rëndësia e kërkimit të diturisë dhe përdorimit të intelektit për të kuptuar shenjat/argumentat e Allahut.

  • "A është njëlloj ai që e kalon natën me adhurim, duke bërë sexhde ose duke qëndruar në këmbë, i cili i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit (me atë që nuk vepron kështu)? Thuaju (atyre): “A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?” Po vetëm të zotët e mendjes marrin mësim." (Kur'an, Sure Zummer, 39:9)

  • "Me kohë, Ne do t’ua bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t’u bëhet e qartë se kjo është e vërtetë. A nuk ju mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë? (Kur'an, Sure Fusilet, 41:53)

  • "Dhe për ju (Allahu) nënshtroi gjithëçka në qiej dhe në tokë. Me të vërtetë në to qëndrojnë argumete (shenja) për njerëzit që mendojnë thellë (reflektojnë), " (Kur'an, Sure Xhathije, 45: 13)
Po ashtu në Kur'an përsëritet disa herë shpehja: "Pse nuk reflektoni? Pse nuk mendoheni?" Kur'ani vazhdimisht inkurajon përdorimin e intelektit dhe i nxit njerëzit të mendojnë, investigojnë dhe analizojnë.
Shumë studiues Muslimanë mendojnë se krijimi i botes dhe kozmosit është projektuar nga Zoti në mënyrë të tillë që të fut në mendime: çdo gjë është e përsosur, në rregull, e adaptueshme, me pjesë qe janë të lidhura më njëra tjetren me shkak dhe teologjikisht. Allahu na fton te studiojmë dhe hulumtojmë natyrën, të bëjmë arsyetimet e duhura, e kështu të kuptojmë e të njohim Zotin, ta adhurojmë dhe t'i shërbejmë Atij.
Edhe Profeti Muhamed (as) në disa hadithe transmetohet se i ka nxitur Muslimanët të kërkojnë dituri. Ja disa prej tyre:

  • "Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr..."

  • "Kërkimi i diturisë është detyrë për çdo Musliman burrë dhe grua."
Bazohet ne një artikull nga Foundacioni per Shkence, Teknologji dhe Civilizim.
 

hareid

Papirus rex
Dituria ka nje shkalle te larte ne fene islame. Urdheri, obligimi i pare qe zbriti ne Kur'an ishte ajo qe u tha me siper: "“LEXO me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).".
Te gjithe ata qe ia mveshin fese islame prapambeturine, e vertetojne mosnjohurine e tyre ne kete fe. Te gjithe ata qe e theksojne se jane musliman dhe nuk e zbatojne obligimin, urdherin e pare qe Zoti (xh.sh.) nepermjet profetit Muhammed ia shpalli njerezimit, e vertetojne qe nuk e njohin fene e tyre aq sa duhet, e vertetojne se ata jane arsyeja qe armiqet e fese islame i sulmojne per prapambeturi.
Nuk eshte e mjaftueshme qe te kenaqemi duke u mburur me te kaluaren e arte te civilizimit islam, por duhet punuar shume, mesuar edhe me shume, studijuar panderprere qe e kaluara e arte e civilizimit islam te behet realitet i se sotmes dhe i se nesermes.
"Kerkoni diturine prej djepit derri ne varr" eshte thenje madheshtore e cila nuk mjafton vetem te citohet, por duhet edhe te praktikohet nga te gjithe muslimanet anembane botes.
 
Top