“Ja pse pranova të zhvishesha në filmin The Wolf Of Wall Street”

vasil1501

Forumium praecox
“Ja pse pranova të zhvishesha në filmin The Wolf Of Wall Street”.


Të zhvishesh krejtësisht nudo në një film që do të shihet nga miliona persona në të gjithë Botën nuk është e lehtë, por Margot Robbie thotë që rreziku që mori përsipër ia vlente pasi bëhej fjalë për filmin ‘The Wolf Of Wall Street’.

Aktorja 23-vjeçare pranoi se ishte e shqetësuar për faktin se pamjet e trupit të saj të zhveshur do të përfundonin në internet. Ajo tha për revistën ‘LOOK’: “Për shkak të internetit, të zhveshurit është ndryshe në ditët e sotme. Mendoja me vete se nëse do e bëja atë skenë, pamjet do të jenë përgjithmonë në YouTube e kudo. Vëllezërit dhe të afërmit e mi e kanë pasur të vështirë.”

Gjithsesi, aktorja australiane mendon se ia vlente pasi të interpretosh në krah të Leonardo Di Caprios është një mundësi që të vjen vetëm një herë në jetë. Gjithashtu ajo shtoi se personazhi i saj e justifikon nudizmin.

“Ka skenare që i lexoj dhe them se personazhi nuk ka pse të zhvishet. Kjo nuk më pëlqen. Por, kur nudizmi është i justifikuar, nuk ka problem”, shpjegoi Margot Robbie.

Per me shume Showbiz
 
Top