BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Duhen edhe pak ditë që punimet në stadiumin, “Elbasan Arena” të përfundojnë plotësisht. Impianti i ri, i cili duke filluar nga 11 Tetori do të jetë “shtëpia” e re e Kombëtares shqiptare të futbollit ka marrë një tjetër pamje.
Nga djeshme në stadium ka nisur puna edhe për vendosjen e stolave, të cilat do të jenë në ngjyrat kuq e zi, ndërsa për tribunën Vip do të ketë stola të veçantë. Stadiumi pritet të jetë gati para ndeshjes eleminatore kundër Danimarkës, më 11 tetor ku dhe do të përurohet.