“Dolce & Gabbana” dënohen me burgim

Aquarius

Valoris scriptorum
dolcegabbanna-1906.jpg
Stilistët e mirënjohur italianë, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, të cilët i kanë dhënë emrin e tyre edhe kompanisë së përbashkët të linjës së veshjeve, u dënuan me një vit dhe tetë muaj burgim në Itali, përkatësisht.

Ky ishte vendimi i dhënë të mërkurën nga një gjykatë, që i shpalli fajtorë për akuzën e evazionit fiskal.

Stilistët, të cilët midis klientëve kanë emra të njohur të “show-bizz” si Madonna, Kate Moss, Kylie Minogue dhe që kanë themeluar së bashku një prej markave më të suksesshme në botë, dyshohet se kanë fshehur me miliona euro pasuri nga taksat.

Pavarësisht masës së dhënë, “Dolce & Gabbana” nuk do të shkojnë menjëherë në burgim, pasi ata do të shfrytëzojnë të drejtën e apelit.

Hetimi ndaj stilistëve nisi gjashtë vjet më parë, si pjesë e një operacioni madhor të qeverisë italiane për shmangien e evazionit fiskal.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
asgje s 'eshte e drejte ne kete bote! keta kane miliona dhe i fshehin prej taksave e sduan ti pagujne shtetit çfare i detyrohen, atehere si ata njerez qe fitojne 100 here me pak se "dolçja" duhet te pagujne taksa mbi rrogat e tyre qesharake? per ata s 'ka as proçese qe zgjasin 6 vjet asnje mundesi falje ose harrese nga shteti, , ja marrin direkt nga banka e hajt shnet! bote e ndyre!
 
Top