Është vetëm tru

Universal

AnonymouS
tru.jpg


Debati i madh se kush është më i mençur, mashkulli apo femra, tanimë ka përfunduar. Nuk ekziston diçka e tillë si një tru djali apo vajze, dhe nuk ka prova shkencore për ta dëshmuar se ata janë të “konfiguruar” ndryshe, sipas një eksperti.

Teoria "meshkujt janë nga Marsi dhe femrat janë nga Venera" nuk ka argumentim shkencor. Truri ynë ndryshon nga rolet të cilat shoqëria na detyron t’i luajmë", tha ekspertja neuroshkencore Gina Rippon, transmeton Koha.net, profesoreshë në Universitetin Ashton në Birmingam të Britanisë.

Stereotipat si paaftësia e supozuar e femrave për t’i lexuar hartat apo mendimi se meshkujt janë të dobët në multitasking nuk ka lidhje me shkencën, shtoi Rippon.

Ajo tha se meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm vetëm për shkak se bota në të cilën jetojmë inkurajon improvizim gjinor.

"Ju nuk mund ta merrni një tru dhe të thoni: "ky është truri i një vajze, apo ky është truri i një djali", në të njëjtën mënyrë që mund të thoni për skeletin. Ato duken të njëjta," u citua ajo të ketë thënë për një artikull të “Daily Mail”.

Fakti se djemve dhe vajzave u janë dhënë lodra të ndryshme në bazë të gjinisë së tyre është ajo që krijon dallime gjinore brenda trurit, tha Rippon.

Duke luajtur me një kukull Barbie në vend të një superheroi, truri i vajzës është i programuar të bëhet më femëror, transmeton Koha.net.

Më shumë theks duhet t’i vihet faktit se truri është në fakt një muskul dhe prandaj mund të ushtrohet në përputhje me atë që kërkohet të bëjë, konkludoi Rippon.B expres
 

joetisti_

Locus omnem
Disa femrave kur thuhet - dhe kjo sipas informacionit tim eshte e provuar nga sdudiuesit - qe femra e ke trurin si mase me te vogel se i mashkullit, ndonese e kane me te shtrire si siperfaqe. Kjo nuk do te thote aspak se jane meshkujt me tru me shume, por kjo s'do te thote asgje. Sa per te dhene nje shembull; elefanti mund ta kete trurin ku e ku me te madh se ne, por s'do te thote se ka mend me shume.

Sa per te dalluar nje mashkull nga nje femer, specialistet bie fjala te kriminalistikes kane pikerisht si referim disa gjera qe ndryshojne shume nga te dy gjinite, per te percaktuar ne eshte djale apo vajze. Vajzat jane te ndyshme prandja kemi pak veshtiresi te "biem dakord" menjehere, duhet pak kohe :)
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ne qofte se me "tru" ju kuptoni zgjuarsine qe karakterizon nje femer perballe zgjuarsise qe karakterizon nje mashkull atehere lejomeni t'ju kerkoj njesine matese qe perdoret per te percaktuar kete epitet.

Ajo qe duhet te perdoret per matjen e zgjuarsise se dikujt eshte gjithnje rezultati. Por, fatkeqsisht, nje rezultat mund te arrihet duke perdorur mjete dhe metoda te cilat jane imorale dhe sabotuese.

Babi thoshte se jo gjithmone duhej t'i zije bese nje gruaje. Burra te medhenj te kohrave te tyre, udheheqes dhe luftetare trima ktheheshin nga lufta fitimtare per te ngecur ne doren e nje gruaje e cila i helmonte me nje gote vere.

Mund te kete qene kjo nje nga historite qe me ngeli e rrenjosur ne mendje per nje kohe te gjate. Duke dashur te provoj te kunderten e ketij miti dhe sidomos duke dashur te marre aprovimin e tim ati jam sjelle ne jete ne menyre dinjitoze duke respektuar ne rradhe te pare rolin e mashkullit ne familje dhe shoqeri.

Duke qene te qarte per rolin qe nje grua duhet te loze perballe rolit te burrit atehere do te ishte normale te thoje se grate kane zgjuarsi ne fusha ku burrat nuk e kane dhe e kunderta. Kur ekuilibri ne nje mardhenie cifti prishet atehere burrat mund te bejne rolin e nje gruaje e cila per kompensim ben rolin e burrit.

Psh im ate fliste rralle. Ai nuk bente gam gam per te n'a vene ne vendin qe meritonim si femije. Mjaftonte nje shikim dhe disiplina vendosej. Por kur ne nje tavoline nje mashkull fillon dhe merret me llojin e perimit qe femijet duhet te hane, atehere, dreqi t'a marrte, i bie gruas te loze rolin e mashkullit dhe te vendose qetesi ne nje tavoline duke perdorur thjeshte nje veshtrim autoritar.


El
 
Top