Është ajo që është
Erich Fried (poet austriak 1921-1988, nga më të dashurit për mittel europianët) dhe hapësira e poezisë si një frymëmarrje e thellë ku jeta kalon nëpër një cikël të përjetshëm rilindjeje?
Dashuria në një poezi duke krijuar një dilemë marramendëse aq sa pyetja se kush është më e përkryer, se kush është më e gjerë, shkakton një vorbull rrëmbyese, tërheqëse në turbullirën e saj, në të cilën poeti ngjyen muzën e tij nga largësia e një dikuje që shkakton atë mister të quajtur krijim? A nuk është dashuria akuarel të cilin e shqetëson qoftë edhe një pikë loti kur rrëshqet mbi të duke pleksur të gjitha fijet e një lumturie dhe dëshpërimi, të mjaftueshme për të nxjerrë në pah natyrën njerëzore?
...është ajo që është... mendim i një hapësire gjithëpërfshirëse; shkulmin e oqeanit, valët e detit, vezullimën e yjeve, pjalmin e luleve, zezonën e vdekjes, vrrullin e erës, zukamën e bletëve, aromën e dheut, shushurimën e gjethnajës, frymëmarrjen e natës, shpirtdhënien e ditës, pulsin e jetës; të futura në mendim dhe ky, tharmi i dashurisë i përjetësuar në vargjet e poezisë.
I rikthehem dilemës: Poezia krijon dashurinë apo dashuria lind poezinë?
Është ajo që është
Është absurde
Thotë urtësia.
Është ajo që është
thotë dashuria.
Është fatkeqësia,
Thotë llogaria.
S’është tjetër veç dhimbja,
Thotë frika.
Është qesharake,
Thotë krenaria.
Është e rrëmbyer,
Thotë maturia,
Është pamundësia,
Thotë përjetimi
Është ajo që është
Thotë dashuria.
* * *
Të lexosh poezi
Kush nga një poezi shpëtim pret
Më mirë të mësojë poezi të lexojë
Kush nga një poezi shpëtim nuk pret
Më mirë të lexojë poezi të mësojë.
* * *
Kundërpesha
Ku të gjesh
një kundërpeshë
për të mos qënë
nga jeta
i flakur dhe
i përzënë?
Të shtrëngoj fort
poezitë e mija?
Të shtrëngoj fort
Dinjitetin tim?
Të ngjishem fort
pas times vetmi
në këtë shtëpi?
Ç’ndëshkim
Gjithë këto
Mënyra
Meskine
Kacavirru
Për shpëtim.
Ka vetëm një
Të vetme
Kundërpeshë
Në fatkeqësi
Duhet
Kërkuar
E gjetur.
Dhe kjo është lumturi.