Ildri
Forumium maestatis

Se ëndrrat kanë qenë gjithnjë të rëndësishme për njeriut, që nga lashtësia e gjer më sot, por njëkohësisht edhe enigmë për të, na vërtetojnë edhe tekstet e ruajtura nga popujt më të lashtë të rruzullit tokësor, si p.sh. libri i egjiptianeve që daton nga viti 1300 p.e.r. me mbi dymijë interpretime të mesazheve nga bota e ëndrrave.
Edhe pse kjo lëmë ka qenë preferencë e shumë psikologëve dhe psikiatërve, të cilët kanë bërë hulumtime e eksperimente të panumërta, prapë se prapë mesazhet e ëndrrave mbeten të kamufluara nën nivelin e misteriozitetit.
Në këtë artikull, nuk do të bëjë fjalë për karakterin shkencor a mistik të ëndrrave, por për ndikimin e mesazheve të tyre në disa personalitet të shekullit tonë. Një ndër ta që ka besuar në profecinë e mesazheve nga ëndrrat, ka qenë edhe Adolf Hitleri, ëndrrat e të cilit i ka interpretuar mjeki i tij dr. Hubot.
Ja se çfarë shkruan Hitleri në letrën e tij, drejtuar dr. Hubot-it më 1923:

Kur u zgjova, më kujtohet qartë çdo imtësi e asaj ëndrre të çuditshme, e cila në mua kishte lënë përshtypje të thellë. Gjatë asaj paradite u largova nga përcjellësit e mi dhe u ngjita në maje të malit duke vështruar gjatë qiellin pa asnjë re, në të cilin ishin sjellë më të fortat e të gjitha shpendëve, të madhërishmet shqiponja. Edhe katër netët e ardhshme ëndërroja të njëjtën ëndërr, derisa më në fund e kuptova që ai ishte mesazh i fatit që më paralajmëronte se duhej patjetër me të gjitha forcat, të luftoj, për t’i mundur të gjithë armiqtë e popullit gjerman, të cilët pretendojnë që ta dobësojnë, rrënojnë e shkatërrojnë atë.”
Ndodhitë që pasuan, sot i dimë të gjithë.
Mesazhi tjetër nga bota e ëndrrave, po që ishte tragjik për 12 anëtarët e qeverisë së tij, i takon tiranit tjetër, J.V. Stalin.
Ja se çfarë kishte ëndërruar ai:

Fytyra më ishte mbuluar nga djersët. Fotografitë tmerruese të ëndrrës më silleshin pandërprerë para syve. Urgjentisht e thirra parashikuesen e famshme Olga Ivanovën, duke ia sqaruar detajisht ëndrrën dhe duke ia numëruar të gjithë njerëzit, fytyrat e të cilëve i kisha njohur në ëndërr. Ajo më këshilloi që atë mbrëmje t’i thërras të gjithë ata që i kisha ëndërruar në Kremlin, bile edhe dy, të cilët veç ndodheshin në burg, Zinovjevin dhe Kremanovin, që të mund t’i shohë se si do të sillen kur ta pranojnë thirrjen time befasuese.
E dëgjova këshillën e parashikueses dhe përveç Juriut, Rastinit dhe Krances, që ndodheshin jashtë shtetit, të tjerët, të gjithë, ishin aty. Imitoja njeriun e disponuar mirë, derisa të thirrurve të mi u shërbenin me pije më të mira dhe me hajvar (vezë peshku) më kualitative. Pastaj kaluan në kuzhinë ku u shërbyen me përgatitje më të njohura të kuzhinës ruse. Duke i shikuar të zbehtë dhe të frikësuar gjatë shkëmbimit të shikimeve mes veti, kuptova se ëndrra ime nuk më kishte mashtruar. Të gjithë këta njerëz ishin bashkëpjesëmarrës në komplotin që përgatitej kundër meje.
Vendosa që t’i eliminoj po të njëjtën natë, Urdhërova Berijen (shef i NKVD-së) që të gjithë tradhtaret të burgosën dhe të vriten pa mëshirë, posa të dalin nga Kremlini. I përcolla të thirrurit me buzëqeshje duke i falënderuar për mbrëmjen e këndshme me ta...” (sipas letrës të cilën A. Vllasov ia kishte dërguar Kasalovskit).
Ky nuk është ndonjë fragment i trilluar, por një realitet i hidhur, ku pushkatohen 12 anëtarë të Qeverisë vetëm për shkak të një ëndrre të trishtuar të një diktatori psikopat.
Rast i tret ka të bëjnë me vendimin e marr nga Sadam Hyseini për invazionin ndaj Kuvajtit, në bazë të mesazhit nga ëndrra, të cilën e kishte ëndërruar tri net rresht. Tregon gardisti i tij personal, Mahor Kasem (pseudonim), të cilit ia kishte treguar një ditë gjatë ngrënies së mëngjesit:

Jam i sigurt, thotë gardiani, se mesazhi i ëndrrave ka ndikuar shumë në vendimin e Sadamit për marrjen e Kuvajtit...
Edhe pse ëndrrat, sipas shumë shkencëtarëve, janë shfaqje shumë të rëndësishme të jetës sonë të brendshme, që paraqesin mesazhe nga ndërdija, e me të cilat duhet të komunikojmë, t’i dëgjojmë e t’i deshifrojmë, keqinterpretimi i tyre në duart e tiranëve (si në rastet e mësipërme) mund të kenë një epilog vërtet tragjik!