Ëndërr e gjelbër

Albforumi

Primus registratum
Ëndërr e gjelbër

enderr.jpg

nga Alba Halilaj

Jam njeriu i rrugës së madhe.

Do të më gjeni gjithmone aty, duke vrapuar i zbathur, me rroba të grisura, me erën e tërbuar nëpër flokë, me mendjen e zbrazët, me valixhe të mëdha mbushur me endrra.Do i shpëtoj çdo syri njerëzor, do vjedh verërat e tyre më të mira , dhjetra vjeçare.
Nëse më shihni të trembur, me flokë të shpupurisur, mos më flisni. Jam zgjuar nga një gjumë i keq, me makthe. Kam parë veten të zënë ngushtë, pa krahë për të fluturuar, duke rënë nga qielli i pafund në një rrugicë të vogël lagjeje. Aty jam zgjuar , aty zgjohem gjithmonë, pak para se të arrij në tokë.
Jam Zot i truajve të pashkelur, piktor i përronjve të patharë, kompozitor i jehonës së tokës, banor i cdo shtëpie të braktisur, mbuluar nga pluhuri i vetmisë, plugues i fushave të pambjella. Zgjohem nga vesa e parë që njom sytë dhe nis udhëtimin drejt shtigjeve ku s’jam prehur më parë. Larg shfaqjes premiere të mëkateve të të vdekshmëve, larg keqardhjes për dobësitë njerëzore, për dobësitë e mia.
Përqafoj çdo gur e murë bojë mavi. Bashkëbisedues i çdo kasolleje që më thërret në emër me gjuhën e saj të drunjtë.

Ëngjëj! Më kini zili!

Archiviato in:Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: alba halilaj, proze
3961
3961
3961
3961
3961
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3961

Top