Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Bona pyet:

psh. albert anshtajni a kishte naj detyre me udheheq meqe ishte me i zgjuti?


Newton:

Einstein mori nje lutje ne 1948 nga shteti i sapokrijuar Izrael,nepermjet David Ben Guriot,per tu bere President i Israelit.

Pasi u mendua, dy jave me vone ktheu kete pergjigje:

Nuk dua te behem President pasi si i tille, duhet te thuash edhe gjera per te cilat as vete nuk je i bindur 100%, qe te jene te verteta.
Une nuk mund te nxjerr kurre dot nga goja, gjera per te cilat une nuk jame i bindur 100%.


P.s.
Bona
Here tjeter merr si shembuj njerez tokesor.

Imagjino se cfar do te humbiste bota per 4 apo 8 vjet, nderkohe qe gjeniu Einstein kryente detyra si ato qe kryen Moisiu,Nano apo Fino.
cry.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

isac, analize qe nuk kishte te bente fare me temen. me vjen keq se fshiva postim ku kishe shkruar gjate.......
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Ah more Shënjestër sa frikë që i paske emigrantët! E din ti Shënjestër që merita # 1 e inteligjencës është botëkuptimi i gjerë që ata kanë për çështje të ndryshme! Kjo do të thotë që ti edhe kur të kthehen pjesa më e madhe e inteligjencës nga emigracioni, ti përsëri do e kesh një vend pune. A do jesh i zoti ta mbash kjo varet nga ty! Megjithatë edhe në Shqipëri ka nevojë për pjatalarës! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Duhet të pranosh një fakt që ti personalisht nuk je i aftë të shikosh me sytë e mendjes por vetëm me sytë e bythës!
eusa_angel.gif

Tani po të lë në përmjerjen tënde!
kiss.gif
 

antares

Primus registratum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Me sa di une nuk ka ndonje standart se cfare duhet te jete njeriu qe te drejtoje vendin. Pergjithesisht nuk ka ndonje standart. Me sa di une do u sjell shembullin e Frances, nje vend me nje eksperience shume te gjate e te lavdishme shteti. Ata kane nje shkolle (universitet apo edhe shkolle pasuniversitare) qe merret ne menyre specifike me pregatitjen e kuadrove te burokracise se larte shteterore. Per fat te keq emri nuk me kujtohet por di mire qe p.sh. Presidenti i shquar aktual Shirak ka dale pikerisht nga nje shkolle e tille. Sidoqofte nuk jam aq naiv sa te them se po ngritem ne shqiptaret nje shkolle te tille punet do te na vene ndryshe. Shkaqet qe jemi ketu ku jemi nuk jane mosdija por disa: etja per fitime, etja per pushtet, mungesa e patriotizmit, servilizmi neverites ndaj te huajit (me kujtojne historine e strucit qe trembet nga nje kallam 1 pellembe me i larte se koka e tij por nuk nguron te sulmoje me vendosmeri nje tank qe eshte 2 cm me i ulet se struci). E keqja me e madhe eshte qe familjet e medha e me tradita u persekutuan egersisht gjate 50 vjeteve dhe tani ka mbetur pergjithesisht llumi ne komande.
Nje filozof per te shpjeguar se pse nje kategori e tille njerezish perparojne dha shembullin e nje grope fekalesh. Po te vini re komposton e fekaleve do te shihni qe fekalet kane tendence te qendrojne ne siperfaqe.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Antares, këtu nuk bëhet fjalë se ç'po bëjnë fekalet shqiptare për të dalë nga bataku por ç'rol luan inteligjenca!
Më intereson mendimi dhe idetë e tua. Kemi mundësinë këtu që të ndriçojmë ndonjë mbi rolin që ai duhet të luajë për përmirësimin e gjendjes në Shqipëri!
thumbsup.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Prolog

Pra nji herë e pikë ma s’parit
Po i diftoj rodit t’Shqëptarit
Se un ktu s’kndoj burrnin e t’Parit,
As trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji gaç, nji zog gomarit,
Që, qyqari, për send tjetër
-N’dashtë i ri t’jet, n’dashtë i vjetër-
S’duhet gja, veç se me bartë
E me ngranë, t’thuesh, si Shqëptarët…
M’thotë, por, mendja se ndokujë
Ka m’iu dukë se un mifi n’ujë
Me ketë kangë, e se mâ gjasë
Sod për mue do t’kishte pasë
Ndo’i send tjetër po t’kish’zgjedhë
Tortë me vjerrsha ktu me dredhë.
Po, por shka, se ata e dijnë vetë
Që ka cofë mikrobi i shkretë
I burrnis e i trimënis,
E që sod në Shqëptari
Besa ka nji t’madhe zi
Jo aq për bukë e miredi
Sa për burra-burra t’dheut
Që për komb e nderë t’Atdheut
Me jetue t’dijnë e me dekë.
Jo, po asht kot, besa, me u rrekë
Se po gjen fatos ndër ne,
Se po gjen burra n’ketë dhé-
Burra fjalet e atdhetarë :
Kta veç, Zot! kjoshin për farë;
Se, për tjetër, mbyti n’ujë :
Gja – ha’i keq – s’i duhen kujë.
E vërtetë që njadisa
Ndër ne flasin fjalë të mdha,
E na mbahen se ata kjenë
Që shpëtue na kanë Atdhenë:
Sado që, kur ishte puna
Me u shpëtue Shqëpni kërcuna
E për te n’luftë me qëndrue,
Ata rrijshin tue guksue
Npër Stambollë e np’r Anadoll, (apo sot nëpër Athinë)
A se vjelshin kund n’do’i stjoll
T’ndo’i hoteli npër Europë
Alkool’n, me t’cillin ngopë
E ki’n barkun si bagtija,
Der sa n’gjak t’lahej Shqëpnija...


Këta nuk janë inteligjenca e Sqipërisë por vetëm PLEHRAT e saj. E kur plehrat drejtojnë shtëpinë atëherë duhet me ndërhy sa më fort e sa më shpejt!
 

antares

Primus registratum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Me falni qe perseri nuk do te jem teresisht ne teme po do tu propozoja te lexonit nje kumtese te Shkrimtarit dhe mendimtarit (do te thosha une) Aleksander Solzhjenicin. Ketij kolosi qe tenton te ece ne gjurmet e Tolstoit apo Dostojevskit. shikoni mendimin e tij per inteligjencen si dhe vizionin qe ka ai per rrugen Perendimore dhe ate qe duhet zbatuar ne atdheun e tij.
++++++++++++++++++
Kete kumtese ai e ka mbajtur ne Harvard.......1978

"http://www.columbia.edu/cu/augustine/arch/solzhenitsyn/harvard1978.html"
 
Top