Çollaku: Aleanca me PS, fundi i PDR-së
Çollaku: Aleanca me PS, fundi i PDR-së
Një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të Kryesisë së PDR janë shprehur dje kundër flirteve të Genc Pollos me krerët socialistë. Sekretari i Përgjithshëm i PDR, Kreshnik Çollaku, ashtu si dhe në mbledhjen e pardjeshme të Kryesisë edhe dje ka deklaruar mospajtimin me Pollon në këtë hap me pasoja tejet negative për të ardhmen e kësaj partie.
"PDR ka insistuar që opozita të paraqesë mocion mosbesimi ndaj kryeministrit aktual, kështuqë është kontradiktore të ulemi të bisedojmë bashkë me Nanon për zgjidhjen e krizës", dekaroi dje për mediat zoti Çollaku. Sipas tij, kjo është një kontradiktë që mund të zgjidhet, por pas kësaj kontradikte mund të lindin edhe të tjera dhe pikërisht në këtë prizëm qëndrimi i tij dhe i disa anëtarëve të tjerë të Kryesisë së PDR në mënyrë kategorike janë kundër kësaj qeverie.
"Dorëheqja e Nanos është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës. Dorëheqja e Nanos nënkupton automatikisht zgjedhje të parakohëshme në vend", deklaroi dje Çollaku. Sipas tij sado të përpiqen të japin formula apo artikulime të përhimta Pollo a ndonjë tjetër, rrugëzgjidhja është fare e qartë: dorëheqja e Nanos për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohëshme. Sekretari i Përgjithshëm i PDR shpreh bindjen se argumentet që ka parashtruar në mbledhjen e kësaj kryesie kundër aleancës së mundshme qeveritare me PS janë rruga më e mirë që duhet të ndjekë kjo parti relativisht e re, me mbështetje elektorale në rënie.