Çmimin Nobel për mjekësinë e fitojnë tre shkencëtarë amerikanë

Çmimin Nobel për mjekësinë e fitojnë tre shkencëtarë amerikanë

Nobel-Prize-300x169.jpg
Çmimi Nobël për Mjekësi sivjet i takoi tre shkënctarëve amerikanë për zbulimin se si telomerët dhe enzima telomerazë mbrojnë kromozomet.

Çmimin për mjekësi, ne vlerë prej 900 mijë eurove do ta ndajnë shkenctarët Elizabet Blekbërn nga Universiteti San Antonio, Kaliforni, Kerol Grejder nga Universiteti Xhon Hopkins në Boston dhe Xhek Sostak nga Instituri për hulumtim mjeksor Hauard Hjuxhis nga Universiteti Harvard në Boston.

Tre shkenctarët zgjidhën problemin fundamental në biologji se si kromozomet në tërësi mund të kopjohen dhe si mbrohen nga degradimi.

Me këtë filloi sezoni i ndarjes së Çmimeve Nobël. Të marten duhet të kumtohen fituesit e Çmimit për Fizikë, ndërsa të mërkurën për Kimi. Të enjten do të dihet fituesi i çmimit prestigjioz për letërsi, ndërsa emri fituesit të Çmimit Nobël për Paqe do të dihet të  premten. Emri i nobelistit për ekonomi do të dihet më 12 tetor.

Çmimi Nobël ndahet për çdo vit nga viti 1901 edhe atë më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23670. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23670

Top