Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

attachment.php



TIRANE-Që nga janari i këtij viti, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 105 dollarë për fuçi në rreth 66 dollarë aktualisht , apo me 37%…

Çmimi i benzinës dhe naftës ka shënuar një ulje me 2-3 lekë për litër ditët e fundit, duke reflektuar rënien e tij në tregjet ndërkombëtare, shkruan revista ekonomike ‘Monitor’. Në pikat e tregtimit të Kastratit, më e madhja në vend, një litër benzinë tregtohet me 178 lekë për litër nga 180 lekë që ishte më parë, ndërsa nafta shitet me 175 lekë, nga 177 që ishte javën e kaluar. Në pikat e tregtimit të “Elda”, operatori i dytë më i madh në vend, benzina shitet me 179 lekë dhe nafta me 176 lekë. IT Oil e shet një litër naftë 2 lekë për litër më lirë sesa konkurrentët kryesorë.

Megjithatë, tkurrja e karburanteve përgjatë këtij viti në tregun e brendshëm është shumë më e ulët në raport me bursat ndërkombëtare.

Që nga fillimi i fitit, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 107 dollarë për fuçi në rreth 70 dollarë aktualisht , apo me rreth 35%.

Edhe kjo rënie prej 12 lekë për litër ka shumë të ngjarë që neutralizohet në fillim të vitit të ardhshëm, kur është parashikuar rritje e taksës së qarkullimit për karburantet me 10 lekë për litër (12 lekë me gjithë TVSH).

(d.b/BalkanWeb)
 

bobo

marksist-enverist
Shqiperia eshte makin llogaritse nvete: ka ngel noj deputet qe, si Ilir Meta, tspostoj ca ''dhjam'' nga ana e majte ne te djathte, ose tkundert-, se kem monitorin para dhe ngatrrohna kaiher. ;)
 
Top