Ç'mendoni për Ditën e Verës?

Vis Elbasani

Forumium praecox
Ç'mendoni për Ditën e Verës?

Pershendetje,

Sic tashme e dini, une jam nga Elbasani. Si cdo elbasanas(nuk ka rendesi origjina ime), edhe une e festoj festen tradicionale te Dites se Veres. Ne Elbasan eshte festuar prej kur nuk mbahet mend kjo feste pagane, qe kremton ardhjen e pranveres dhe celjen e luleve.

Por, c'ndodhi kete vit? Sic mund ta keni ndjekur nepermjet mediave apo nepermjet syve tuaj, kjo feste u reklamua se do te festohej edhe ne Tirane. Keshtu u be. Faktikisht, une kam dashur te shkruaj rreth kesaj teme (per te cilen mund te diskutojme ne vazhdim) qe me 12 mars 2004, POR ELBASANI KA QENE PA LINJE INTERNETI PERGJATE DATES 12, 13 DHE 14 MARS!!!

Keshtu qe, mund te me kuptoni pse jam pak vone ne temen qe hap sot. Para se t'ju ftoj te jepni mendimet tuaja nese jeni pro apo kundra qe 14 Marsi te festohet ne mbare viset shqiptare?, me lejoni te postoj edhe nje shkrim timin, qe e dergova per botim ne nje te perjavshme (dhe qe mund te botohet te marten) dhe qe botohet ekskluzivisht per Albforumin.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Ç'mendoni për Ditën e Verës?

14 Marsi, çifutëzimi i një feste

U bënë disa ditë tashmë që në ekranin e Top Channel apo edhe në mjete të tjera publike dëgjojmë t’i bëhet jehonë festës së Ditës së Verës. Dihet prej kohësh që kjo ditë, 14 Marsi, festohet në qytetin e Elbasanit dhe simboli i saj tradicional është ballokumja. Aty vërshojnë nga gjithë Shqipëria. Por ajo që veshët tanë fatkeqë po dëgjojnë gjithë këto ditë me radhë është se, këtë herë, i qenka tekur Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bashkisë së Tiranës, Dhomës së Tregtisë dhe ndonjë organizate rinore fantazmë që ta bartkan këtë festë lokale në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për ta festuar atje, siç shprehej edhe zëri seksi i njoftuesit në Top Channel, “këtë herë, më bukur se vitet e tjera”. Pikëçuditëset po ua lë qytetarëve të Elbasanit dhe atyre të Tiranës. Këta të fundit duhet të jenë më të hutuarit në këtë mes, sepse ata kanë vërshuar çdo vit në qytetin e Elbasanit për 14 Mars. Ndërkohë edhe gazeta “Shekulli” e para pak ditëve njofton se kjo festë organizohet për herë të parë në Tiranë.
Mirëpo një folëse e zellshme e njërit prej edicioneve të lajmeve, njoftoi sot (12 mars) se atmosfera e përjehonuar në Tiranë paska bërë xhelozë qytetarët e Elbasanit. Faktikisht, kjo festë vjen nga lashtësitë e shekujve dhe mendohet t’i ketë rrënjët që përpara mbërritjes së krishtërimit në Shqipëri. Festohet ardhja e pranverës, si kohë kur përtërihen hormonet dhe temperatura e mjedisit njësohet me atë të njeriut. Dihet tashmë nga studimet albanologjike e historike se, para krishtërimit, në Shqipëri e më gjerë popullsia ka qenë pagane dhe u lutej kryesisht elementëve tokësorë e të dukshëm, si Diellit, Hënës, Dheut, Verës, Shiut, maleve, etj. Nuk dihet pse festa mund të jetë ruajtur vetëm në Elbasan, por gjithsesi dihet me siguri që është një festë pagane, e lashtë. Ndaj, për t’u mbyllur gojët belbëzuesve dhe bërtitësve të ndryshëm që grinden mbi lashtësinë e ortodoksizmit apo katolicizmit në Shqipëri, qytetarët elbasanas nuk ndjehen aspak xhelozë nëse këtë festë natyre e festokan edhe 50 km më në veri. Përkundrazi! Bujaria e mirënjohur e qytetarëve të Elbasanit i ka mirëpritur ngaherë shqiptarët që kanë bujtur kahmos në këto treva, jo vetëm për raste festash, por edhe për raste hidhërimi. E kjo bujari bën që elbasanasit sot të ndihen krenarë që kanë ditur të ruajnë një festë të lashtë në një mënyrë të tillë që këtë gëzim stinor ta ndiejnë edhe shqiptarët e tjerë përreth, si diçka që ka të bëjë me natyrën. Kështu, duke e pasur në natyrë bujarinë, xhelozia për këtë festë është një fyerje, jo thjesht një gënjeshtër.
Xhelozia e vërtetë është një ndjenjë hajdutësh. Dihet se i pari që bërtet “kapni hajdutin!” është vetë hajduti. Edhe në arenën ndërkombëtare, trupat ruse të para dy vjetëve njoftuan se kishin shpartalluar një grup terroristësh në një teatër moskovit, duke ushtruar pikërisht terror me gaz helmues kundër spektatorëve në teatër. Gazetarë si Mejsan kanë botuar punime të guximshme ku paditen SHBA-të si organizatore të ngjarjeve të 11 shtatorit me qëllim luftën fantazmë kundër terrorizmit. Në tragjedinë e djeshme të Spanjës mendohet të ketë gisht ETA, por, meqë u gjetën disa vargje kuranore në vendngjarje, shërbimet sekrete izraelite mendojnë se Al-Kaeda ka lidhje me ETA-n në këtë tragjedi. Kreu i bashkisë së Elbasanit, Ardian Turku, njoftoi të enjten, 11 mars, se e kishte befasuar ky veprim politik dhe i papranueshëm i do pushtetarëve tiranas. Ai pohoi se i ishte vjedhur festa Elbasanit (“Shekulli”, 12 mars 2004). Kurse Bamir Topi, nën kryetar i PD-së, njoftoi se fajin për festimin e festës në Tiranë e ka Fatos Nano dhe jo Edi Rama, sepse ky nuk na qenkësh organizator. Sigurisht që për PD-në çdo faj të çastit e ka Fatos Nano. Ndaj edhe bartja e festës në kryeqytet po paraqitet si faj. Ata po vuajnë shastisjen e rastit, e cila këtë herë i ka kapur me Nanon. Dikur i kapte me Metën, herë tjetër me Ramën, me Pëllumbin… Ndaj edhe xhelozinë e paqenë të kësaj feste lokale e kanë sajuar pikërisht disa qarqe të paturpta e meskine që kanë të bëjnë me pushtetin dhe çifutërinë politike në Tiranë. Ato çka këto mjedise ndiejnë si festive janë karnavalet, tregtia nëpërmjet restoranteve, shfrytëzimi i imazhit publicitar dhe gjëra të tjera të ngjashme që nuk kanë të bëjnë fare me festimin për ardhjen e pranverës. Gjithça bëhet në vazhdën e të kthyerit të Tiranës në një qytet-shtet të mirëfilltë. Fakt është se panairi i Ditës së Verës në Elbasan do të jetë më i varfër se më parë, meqë një i tillë do të zhvillohet edhe në Tiranë. Por hajdutëria e vërtetë politike qëndron në vjeljen e fondeve, çka mendohet të jetë e përvitshme, për festimin e kësaj dite. Shkurt, nëse për festën e radhës në Tiranë fondi i lëshuar është 10, në xhepat e organizuesve (bashki, ministri, etj.) mund të hyjnë 2 apo 3. Nuk ka rëndësi se si e ka emrin festa. Hidhni sytë nga kalendari dhe shihni se sa festa zyrtare ka në Shqipëri. Por shifrat dhe monedhat pas këtyre numrave po ua lëmë çifutërisë politike. Ne po mbajmë festën, të cilën as nuk e kemi shpikur e as rrahur si qentë në Kuvend me rastin e ikjes së gjermanit të fundit. Askush nuk gëzon të drejtën të privatizojë një festë të lashtë. Kujt shqiptari nuk i interesoka zhvillimi i kultit shqiptar? Vetëm për një gjë na vjen keq – dëgjuam nga programi i festimeve në Tiranë se në një çast të caktuar do të ngrihet flamuri shqiptar dhe ai evropian në një nga sheshet e Tiranës. Evropa e krishterë nuk e feston këtë festë dhe drejtuesve evropianë mund t’u mbesë hatri. Po ashtu edhe Kadaresë. I gjori do të na fajësojë paq për këtë ngritje flamuri evropian për 14 Mars. Në Elbasan nuk besoj ta ngrejmë këtë flamur, tepër riosh për festimet tona …
Këto ditë moti ka qenë i ftohtë dhe klima territoriale flet për një Elbasan më të izoluar se kurrë, meqë rruga e Libazhdit ndodhet gjysmë e bllokuar në një shtrim që nuk mbaron kurrë, rruga që lidh qytetin me Urën e Shkumbinit për në Cërrik është në një gjendje të mjerueshme, Qafë-Krraba që lidh qytetin tonë me Tiranën ndodhet e bllokuar dhe jashtë përdorimit prej dy javësh dhe rruga tjetër që lidh Elbasanin me Durrësin është jashtëzakonisht e dëmtuar dhe e pashtruar në aksin Elbasan-Papërr. Qyteti ka mbetur pa linjë interneti që nga dje. Pavarësisht, gëzohemi që shembulli i qytetarisë sonë po bartet më tej në Shqipëri, ashtu siç është bërë dikur edhe me bujqësinë, arsimin, muzikën, etj. Sikur të ishte vepruar kështu edhe në mars të ‘97-ës! Përfitoj nga rasti, si qytetar elbasanas, të uroj të gjithë shqiptarët, kudoqofshin, gëzuar festën e Ditës së Verës, si një nga festat tipike shqiptare që duhet festuar në çdo mjedis shqiptarësh. U përtëriftë tradita dhe lehaqenëve u zëntë buka sytë!

Visi
12 mars 2004
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Ç'mendoni për Ditën e Verës?

E kuptoj qe tema ka dashur postuar para dites se veres, por e kam shkruar ne artikull qe nuk kishte linje interneti ne Elbasan gjate atyre diteve.

Gjithsesi, desha vetem te padis nje instrumentalizim, apo, nje perçudnim te festes se Dites se Veres.

Nje nga gjerat qe ndodhin kur dicka imponohet me zor dhe jashte natyrales eshte qesharakja. Shihni se c'ndodhi ne Tirane! Duke mos ditur se si dhe kur festohet nje feste lokale e nje lokaliteti tjeter, lokaliteti importues behet qesharak. Ne Elbasan e festojme naten e Veres me 13 Mars. Gati gdhihet gjithe naten neper sheshe apo Pub-e dhe te nesermen festohet dita e veres deri ne dreke, si te thuash, para se te erret.

MIREPO NE TIRANE NUK E DINE KETE. NE ELBASANASIT U SHKRIME DUKE QESHUR, PASI KISHIM FESTUAR GJITHE PASDITEN E MBREMJEN E 13 MARSIT, KUR DEGJUAM NE NJE KRONIKE NE DARKE NE LAJMET E NJE KANALI TIRANAS/KOMBETAR (top channel) SE ... /pf/images/graemlins/laugh.gif BANORET E TIRANES /pf/images/graemlins/laugh.gif PASKAN PERFUNDUAR PERGATITJET PER FESTIMIN E DITES SE VERES NESER ME 14 MARS... /pf/images/graemlins/laugh.gif . Pra, tironcat kane kaluar mbremjen me te bukur qe te ofron ajo qe quhet festa e Dites se Veres ne ...shtepi, pa e festuar... /pf/images/graemlins/laugh.gif A nuk eshte per te qeshur???? Keta tironcat paskeshin pritur te nesermen, sic njoftuan edhe mediat tironce, per te festuar ate qe tashme duhej te ishte festuar!!! Ha ha ha ha /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Ç'mendoni për Ditën e Verës?

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] 14 Marsi, çifutëzimi i një feste
Visi
12 mars 2004 [/qb]
Vis,

C'do te thuash me fjalen cifutezim? Cfare eshte ky mbiemer rracist? A ke takuar ndonjeher cifute ne jeten tende te shkurter edhe te mbeshtjelle brenda qytetit te Elbasanit?

Nga vjen kjo ndienje anti-semitike qe e kthen nje komb me tradita 5000 vjecare ne dicka te urryer.

Turp per ata qe kane shkruar artikullin dhe ti qe e perserit.

Ne qofte se do te sjellesh argumenta qytetarie, fillo nga zgjedhja e fjaleve me me kulture.

Perpara se ta perdorin emrin e cifutiit apo hebrejve, mesoni per historine e tyre te vuajtur.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Ç'mendoni për Ditën e Verës?

O pansemitist i vogel, nuk kisha asgje me cifutet, por fjala "cifutizim" eshte nje figure letrare ne kete mes. Ti, kur nuk ke gje per te shkruar per Diten e Veres, mos shkruaj. Nese ke gje me mua apo me antisemitizmin tim, mund ta beje kete te temat e Filozofise, ku jam shprehur qarte per ato cifot e tu. Mire? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

xhoni

Primus registratum
Re: Ç'mendoni për Ditën e Verës?

Viso,mos ki merak lale se s'na e marrin dot festen ne.E pe ca injorantesh,donin ta festonin ne date 14.Ne e fillojme ne 13 dhe e vazhdojme ne 14 sic e ke thane dhe ti ma nalt.
Pastaj Ballokumet si ban dot njeri sic i bajm ne.
 
Top