BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi
Pitahaya: është fryti i kaktusit të dragoit lulëzon disa herë çdo vitë.
Lulja është e mrekullueshme, e gjatë rreth 15 cm dhe e gjerë 30 cm në diametër, lulëzon gjatë natës dhe vdes me rrezet e para të diellit. Jep rendiment pas spërkatjes së suksesshme nga spërkatësit e natës molet dhe Lakuriqët. Korja e frytit nuk është e ngrënshme, por vetëm mishi në brendësi.
Fryti ndahet në gjysmë dhe brendësia hahet me lugë ose prehet në copa: si shalqi. Nga fryti mund të bëhet lëng dhe të pihet. Kjo pemë rekomandohet për shkak të vlerave të veta nutritive për:
- Përmirësimin e shëndetit të syve - karoteni;
- Përmirësimin e tretjes në organizëm dhe reduktimin e yndyrave - fibrat;
- Përmirësimin e metabolizmit të trupit – proteinat;
- Si ndihmë për formimin e dhëmbëve të shëndetshëm dhe eshtrave të fortë – kalciumit;
- Për përmirësimin e humbjes së oreksit - vitamina B2, B1;
- Përmirësimin e pamjes së lëkurës – B3.
- Përmirësimin e sistemit të përgjithshëm të imunitetit të trupit - vitamina C;
- Si ndihmë në formimit e indit - fosfori.