Re: Çka mund të hahet në stacionet shqiptare?
Fillimisht postuar nga sailor:
[qb] Oh, guzhina e stacioneve shqiptare eshte nje mrekulli e vertete. Kryesisht serviret kaviar i fresket dhe shampanje te pakten dhjete vjecare. Guzhinieret jane vetem me kater yje, por kjo vjen si pasoje e konkurrences se larte midis mjeshtrash. Tre guzhinieret me pese yje te vetem qe kemi gatuajne per vagonat restorant ne trenat e linjave. Gjithcka eshte e fresket, e lehte dhe jashte mase e shijshme. Te udhetosh me trenat shqiptare te duket se koha iken fluturim. Dhe kjo eshte para se gjithash fryti i punes e mjeshterise te duarve te arta te guzhiniereve tane me pese yje. [/qb]
:lol:
Pse e trem djalin ti ere???
Ai do te vij ne gjirin e natyres tene te virgjer, e ti i flet per ylla!!!
Demtrio lal,
sa kohe ke pa ardhur ti ne keto vise???
Nese ke bere ne mend te shetisesh Shqiperine me cante shpine te sugjeroj dhe nje cante me para, por me thene te drejten sa t'i shohin ato para dhe canten e shpines, nuk e ke te gjate /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
Ne stacionet e trenit shqiptare e shumta qe mund te gjesh eshte nje plake qe shet fara luledielli ne nje thes te hapur, ku ka fjetur miu me gjithe familjen mbreme...
Ne anen tjeter ke ca biskota, cimcakiza dhe molto qe aq shume kane ndejtur ne diell sa jane kthyer ne gjendjen e tyre te pare, ose ne fosile (sipas llojit /pf/images/graemlins/wink.gif )
Ne ndonje qytet te madh mund te gjesh ndonje lokal si ato te qemotit, pa karrige, ose me karrige te qelbura kaucuku dhe me shume se ndonje molto zor se do gjesh gje tjeter...
Per e ngrene duhet t'i largohesh stacionit derisa te gjesh nje dhome me tabelen "restorant" siper...
Aty do gjesh pilaf me kocka kafshesh (s'po e permend llojin se ne fakt asht surprize /pf/images/graemlins/wink.gif ), salcice (mace, qeni nganjehere dhe per mishi qe hame ne shqiptaret) dhe kos. Sugjeroj kete te fundit se je i sigurte qe s'te ze barku /pf/images/graemlins/laugh.gif
Sa per stacionet e autobuzave duhet te shoh ne fjalor cdo te thote /pf/images/graemlins/wink.gif
Atobuzat ndalojne prane ndonje lokali me te cilin jane marre vesh dhe i cojne njerezit te hane me pahir atje ku duan ata, shpesh dhe ate qe duan ata se s'ka tjeter!
:shrug: