Çfare Eshte Fertilizim IN VITRO

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Në 1978, dy doktorë nga Anglia arritën të bënin një femër të ngelte shtatzanë në mënyrë të suksesshme duke përdorur atë cfarë ne quajmë sot procedurën in vitro. Që nga suksesi I këtyre dy doktorëve, Dr. Eduard dhe Dr. Steptoe, teknologjia është përmisuar shumë dhe është zhvilluar anë e mbanë.
Për ato cifte të cilët nuk arijnë të mbesin në mënyrë natyrale shtatzanë, zgjidhja është fertilizimi in vitro. Në fakt, për këto cifte fertilizime in vitro është teknika më e përdorur për të mbetur shtatzanë.
Duke qenë se mjeksia ka përparuar shumë, operacioni nuk është më I nevojshëm, duke u zëvëndësuar kështu më një procedurë të quajtur “ Transvaginal Oocyte”.
Kjo procedurë, përdor një gjilpërë sonografike e cila mbledh vezë nga një vezore. Përpara kësaj, femra duhet ti nënshtrohet një përgatitje prej dy javësh duke përfshirë terapi hormonale, test gjaku dhe skanime ultratinguj në mënyrë që të jetë gati për fertilizimin in vitro.
Më vonë, nën anastezi lokale, doktori do të mbledhë vezët nga vezorja. Nuk është aspak një teknike e parehatshme , kështuqë femra mund të shkojë në shtëpi po atë ditë dhe të kryejë aktivitete normale.
Ndërkohë, në një laborator, embrionologjistët do të analizojnë vezët e femrës, dhe do të vendosin spermën me to kur të jenë gati për fertilizim. Ato mbahen në kushte dhe enë të përshtatshme laboratorike, të ngjashme me mjedisin brënda trupit të një femre, derisa qelizat të ndahen 2 deri ne tre herë.
Hapi I fundit I fertilizimit in vitro është kur para- embrionët e ciftit kalohën nëpërmjet vaginës në uterus. Ky moment përshkon me kohën kur embrionët normalisht duhet të kishin arritur uterusin, përafërsisht dy ditë pas tentimit.
Pas pushimit në shtrat për një orë ose më shumë, pacienti, fatmirshisht një nënë e ardhshme, mund të shkojë tani në shtëpi.
Konfirmimi I shtatzanisë kryhet më vonë nga një specialist.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Sot, trajtimi bëhet varësisht nga gjendja dhe nevojat e pacientes. Këto procedura kombinohen me barna me qëllim që të rritet përqindja e suksesit. Mesatarisht një nga pesë çifte ka sukses dhe do të ketë fëmijë pas aplikimit të teknikave të reproduksioni të ndihmuar.

Këto procedura janë invazive dhe të shtrenjta. Ndonëse në shumicën e rasteve nuk ka efekte të dëmshme, disa teknika shoqërohen me rrezik të shtuar për defekte të lindjes, krahasuar me disa metoda tjera. Për këtë arsye është e domosdoshme që të kontrolloheni shpesh te gjinekologu juaj.

Problemi më i madh lidhur me procedurat e koncepcionit të asistuar është shtatzënia multiple (me më shumë se një fryt). Edhe pse juve ju duket një ngjarje e mrekullueshme që të keni një shtatzëni me binjakë ose me trinjakë, janë disa rreziqe që shoqërojnë shtatzënitë multiple.

Shumica e mjekëve përdorimin e procedurave të reproduksioni të asistuar I ruajnë si “armë” të fundit për t’i ndihmuar gruas që të mbetet shtatzënë.

Shkurtimisht, këto janë metodat e koncepcionit të asistuar:

• Inseminimi intrauterin (Intrauterine insemination – IUI): është një mjekim kur sperma futet direkt në mitrën e gruas, në kohën kur ajo ka ovulacionin.
1(77).jpg
• In vitro fertilizimi (IVF): në këtë mjekim, merren qelizat vezë nga vezoret dhe bashkohen me spermatozoidet e burrit, gjithmonë në kushte laboratorike. Në këtë mënyrë krijohen embrionet të cilat pastaj transplantohen në mitrën tuaj.
2(72).jpg
• Transferi i gameteve në tubat e mitrës (Gamete intrafallopian transfer – GIFT): merren qelizat vezë dhe përzihen në laborator me spermën e burrit tuaj. Pastaj ato barten në tubat e mitrës. Fertilizimi (bashkimi I qelizës vezë me spermatozoidin) ndodhë në mitrën tuaj dhe embrioni implantohet në mënyrë natyrale.

• Injektimi i spermatozoidit në citoplazmën e qelizës vezë (Intracytoplasmic sperm injection – ICSI ): një spermatozoid I vetëm në kushte laboratorike injektohet direkt në një qelizë vezë. Embrioni I cili krijohet transplantohet në mitrën tuaj.

• Spermatozoidet e donuara shfrytëzohen në rastet kur burri ka numër të vogël të spermatozoideve ose kur nuk ka fare. Në këtë rast sperma e donorit (dhuruesit) shfrytëzohet për inseminim intrauterin (IUI).

• Qelizat vezë ose embrionet e donuara shfrytëzohen nëse gruaja nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të defekteve në vezore. Qeliza vezë nga donorja (dhuruesja) përzihet me spermën e burrit dhe embrioni implantohet në mitër. E njëjta procedurë bëhet edhe embrionin e dhuruar.
 

katsune

cherry blossom
interesante koincidenca sepse vetem para nje ore po lexoja per proceduren e IVF, ne vecanti per perdorimin e ecocolordoppler gjate marrjes se vezeve ne vezore per te evituar deme ne damaret te pranishem gjate trajektores qe mund te pershkoje gjilpera nga vagina deri te vezorja.

une parimisht jam pro cdo lloj risie shkencore dhe teknike revolucionare sic eshte ART (assisted reproductive technology) sepse per mua rreziku nuk qendron ne mjetin por ne perdoruesin e atij mjeti. por si gjithmone kur behet fjale per procedura te shtrenjta me benefite te larta per "bleresin" ndodh shpesh here te vihet ne plan te pare paraja, dhe ne kete rast u ofrohet mundesia te gjithave pa perjashtim edhe pse rreziku i nje shtatzanie, sidomos nese eshte multiple, ne keto gra eshte i larte. keshtu me ka rastisur te shoh gra afer moshes 50 vjecare qe kane ngelur shtatzene me IVF, njera qe priste dy binjake dhe njeri prej femijeve vdiq akoma ne miter ndersa tjetri per fat lindi i shendetshem, nje tjeter qe kaloi nje komplikim serioz te shtatzanise qe quhet preeklampsia dhe ve ne rrezik jeten e nenes dhe te fetusit, shume nena te tjera psikologjikisht te cekuilibruara qe te ze frika kur mendon sa ne gjendje do jene keto te rrisin nje apo dy femije bashke. prandaj eshte mire nje konsult i qarte dhe i sinqerte nga ana e mjekut sepse dihet qe ne keto situata delikate femra eshte pala e "dobet" dhe lehtesisht e manipulueshme.
 
Top