Çfarë thotë studimi për ata që shikojnë TV më shumë

Universal

AnonymouS
263.jpg

Sipas një opinioni të përgjithshëm, ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë midis mbarëvajtjes ekonomike dhe konsumit të televizionit. Kjo për faktin se njerëzit, duke mos pasur të ardhura ekonomike të mjaftueshme, ngurrojnë të dalin nga shtëpia dhe t’i dedikohen aktiviteteve të tjera, si frekuentimin e qendrave kulturore, teatrit, vizitat nëpër muze apo edhe leximin e librave.

Sipas një studimi të fundit, i kryer nga Auditel Italian dhe INSTAT, dy ente shtetërore, konsumi i televizionit varet me shumë nga niveli kulturor i personave, se sa nga niveli ekonomik.

Individët me nivel ekonomik të lartë, dhe nivel kulturor të konsideruar të ulët, shikojnw rreth 387 minuta televizion në ditë, kundrejt një mesatareje rreth 255 minuta në ditë.

Njerëzit me nivel kulturor të lartë dhe nivel ekonomik të ulët, shikojnë rreth 178 minuta në ditë.

Emigrantët rezultojnë se shikojnë më pak televizion se të gjithë, duke konsumuar vetëm 155 minuta në ditë. Kjo shpjegohet me faktin se shumë prej tyre kanw probleme me gjuhën italiane.

Formatet televizive kanë për qwllim maksimizimin e shikueshmërisw, dhe për pasojë, krijojnë formate që i përshtaten njw niveli kulturor të mesëm dhe të ulët, duke u bërë market oriented. Kjo ka çuar në degradimin kulturor të televizioneve dhe konsiderimin e një mjeti të tillë si jo kulturor.

Individët televiziv dhe individët jo-televiziv takohen rrallë përballë televizionit. Kjo ndodh vetëm në evente ndërkombëtare, si Kampionati Botëror i Futbollit ose Festivali i Sanremos./D.T/DITA
 

joetisti_

Locus omnem
nuk i humbet vlera asgjeje asnjehere. E leme vetem per disa kohe dhe pastaj i rikthehemi. Madje e kerkon vete truri. Ndien nevojen qe te lexoje nje liber dhe ndien nevojen qe per nje kohe tjeter te shohe televizion apo dicka tjeter.

Te njohesh gjuhe te huaj, ka te beje shume. Shikon me cilesisht, pra me shume program te mire ku atyre te gjuhes tende i shtohen edhe te gjuhes se huaj dhe, s'mund te them per librin sepse qe ta shijosh duhet ta dish vertet shume mire gjuhen e huaj, por per informim, si ne internet, ke gjithmone me shume liri.
 
Top