Bankat, ne teori nuk duhet te falimentojne meqe, gjithnje ne teori - ose te themi ne teorine ideale nga e cila kane lindur ketu e para shume shekujsh, nuk falimentonin meqe ekzistonin disa kushte qe u mundesonin jetegjatesi.
Banka origjinalisht luan disa funksione. Funksion depozitimi, ku individet vendosin parate e veta, dhe ne kembim mund edhe te marrin interes, qe pergjithesisht eshte nje kompensimmbi normen e inflacionit (inflacion qe ne vetvete shkaktohet nga politika monetare ekspansive e Bankes Qendrore), dhe nga ana tjeter bankat kane edhe funksion huadhenes. Pra parate e marra nga depozitat mund ti japin si kredi, me interes te caktuar, dhe me kete interes te paguajne punonjesit dhe te shperblejne depozitaret.
Bankat per te cilat flasim quhen banka tregtare dhe jane te ndryshme nga banka qendrore. E keqja e krizes se 2007-2008 e ne vazhdim, dhe recesioni apo stanjacioni ne shume vende vjen per shkak te politikave ekonomike dhe monetare te tipit keynesianist (apo neokeynesianist).
Pse falimentuan ato bankat (fondet) amerikane ne 2008? Sepse jepnin kredi pa kriter. Zakonisht nje banke nuk e ben nje gje te tille, por nen influencen e bankes qendore amerikane FED, bankat stimulohen, pra nxiten qe te japin kredi, me dhe pa kriter, meqe kane mbeshtetjen e parave te printuara enkas nga FED (banka qendore, qe bashkepunon me qeverite, sipas modeleve keynsianisto-monetariste) atehere duke e ditur qe kane nje mbeshtetje nga larte bejne spekulime. Zakonisht spekulimet nuk mund ti bejne dot, meqe do te duhej te mbanin pergjegjesi per rriskun qe keto sjellin. Por kur kane qeverine dhe banken qendrore qe i mbeshtet atehere japin kredi pa kriter qe shpesh nuk i marrin me pas. Bankat e krizes se 2008 falimentuan, por u "shpetuan" nga Obama, pra FED dhe qeveria amerikane, gjoja ne emer te interesit publik.
Shume analiste kane argumentuar se ato banka dhe institute financiare dueheshin lene te falimentonin ne menyre qe fluskat e krijuara nga pompimi i parave qe ben(te) FED te shperthenin dhe te ndodhte rikolokimi i drejte i resurseve qe deri ne ate moment ishin orientuar ne mnyre te gabuar, qe shkaktuan edhe fluskat e krizes...
Pyetja ketu eshte e gabuar. Sepse ne fillim duuhet te pyesesh si mund te falimentoje nje banke? Po ja, sot nje banke veshtire se falimenton meqe ekziston banka qendore qe mund ti japi para pa fund. Por keto para te prodhuara enkas nga bankat qendore. (kane monopol - e keni pyetur ndonjehere veten pse nuk mund te prodhoni parate tuaja, sikuner qeveria prodhon te sajat? njehere e nje kohe cdokush mund te prodhonte monedhen e vet dhe ne Ameirke ka levizje qe duan te risjellin kete sistem origjinal dhe konkurrencial te monedhave ku ato konkurrojne me njera tjetren...)
Kur bankat tregtare kane nevoje per likuiditet, BQ u jep para te shtypura enkas, qe nuk kane ndonje vlere ne treg, dhe keshtu vetem sa zvogelojne vleren e parase, pra dobesohet fuqia blerese e monedhes, pra ka inflacion...
Kjo, ekzistenca e BQ duket si nje gje e mire, por nuk eshte aspak e tille... BQ dhe politikat monetare ekspansioniste sot jane problemi nr nje i ekonomive dhe madje edhe shkaktar te krizes se fundit.