Çfarë do preferonit?

JGJ

Primus registratum
Nese do jetonit ne vitet 1800 dhe do denoheshit me denimin maksimal denim me vdekje. E vetmja gje qe do ju linin ne dore eshte qe te zgjidhnit menyren se si do ekzekutoheshit. Nuk keni rruge tjeter vec te zgjidhni nje menyre qe ka qene ne ate kohe ne 1800. Cfar do zgjidhnit?
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Une do te kerkoja te me mbysnin ne det por ne stinen e veres nga halli mos kushedi me zinte ndonje plevit ne dimer.

Eleonore
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Karrigen elektrike!

Pse do thuash ti Rihana?

Sepse do te me hante kaken jo te me vriste. I am the electric lady.

E shumta qe do te me ndodhte do te ishte nje thatesi trupore e nivelit me te larte dhe nje statike e pa pare ndonjehere. Me ka ndodhur te pakten tre here. Kot thone qe rrufeja nuk bie dy here ne te njejtin vend.

Hera e pare qe me ndodhi ishte nje dite para levizjes nga shtepia qe bashkshorti (te ndare, por jo ligjerisht te divorcuar) me kishte blere mua dhe femijeve. Ai ia shiti shtepine nje dose (infermjere) dhe une u detyrova te merrja nje shtepi me qera. Kompania private ishte pronotuar dhe pritej te vinte te nesermen ne mengjes.

Une, ate nate, vendosa te perdorja makinen e bukes per te bere disa panine dhe simite. Befas u ndje nje zhurme e tmerreshme dhe dritat iken. Shtepia perballe shtepise tone kishte nje pishine. Dicka ndodhi me ngrohesin e pishines i cili beri mase dhe telat elektrike qe ishin siper shtepive tona fershkellyen dhe nxorren nje flake ne forme qarku te mbyllur. Femijet dhe qenin i kisha cuar tek im shoq. Dritat iken dhe une u nevrikosa sepse buka nuk do te ngrihej. Shyqyr Zotit qe qirinjte dhe cakmaket nuk i ndaj nga vetja. Ndeza disa qirinj dhe duke pritur te vinin dritat bera edhe disa paketime te fundit. Nervat nuk po me leshonin dhe ndjeva se floket me ishin ngritur perpjete.

M'u kujtua qe pata nje llampe te demtuar. Nuk ishte e djegur. Kur po perpiqesha t'a zhvidhosja per t'a lare, ne vend te zhvidhosjes se llampes nga llampadari kisha zhvidhosur llampen nga portollampa. Me qe nuk kishte drita mendova t'a zevendesoja per te mos vene ne rrezik te zonjen e re te shtepise. E zhvidhosa pa problem. Me mori pak kohe por arrita t'a beja. Ne momentin qe bashkova te dyja telat e llampes, llampa u ndez.

Cfare lumturie! Kishin ardhur dritat! Are you fucking kidding me?! Dritat nuk kishin ardhur fare vecse llampa ndriconte ne doren time. Vendosa te hipja ne maje te tavolines dhe te rrija me llampen ne dore per te ndricuar ambjentin. O ishin nervat e mia, ose me kishte rene rrufeja ose me kishte zene korenti, kete nuk e di. Di vetem se e kalova natem me llampen ne dore duke bredhur nga kati i pare ne te dytin dhe e kunderta per te paketuar me nje dore ato qe kishin ngelur per ne momentin e fundit.


Adea
 

BuuM

Primus registratum
Te flitsha ne tel me jehovain , kjo do ishte kerkesa ideale per tu pushkatuar ,
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Para se te vdisja do isha veshur bukur, do isha pispillosur, do haja nje darke shume te mire ne kompanine e nje bukuroshi, do te beja dashuri per here te fundit dhe pastaj do te isha ulur ne karrigen elektrike per elktroshok.

Me qe ra fjala per elktroshokun, per nje periudhe te gjate kohe kalova tmerrin me te madh. Nuk guxoja te prekja dorezat e dyerve ose objekte metalike pa u dredhur ne te gjithe trupin. Jo vetem kaq por edhe carcafet dhe teshat e nxjerra nga tharesja e rrobave me ngjiteshin drejt e ne trup. Tamam si magnet. Mendova te shihja anen pozitive te fenomenit. Ne vend qe te transportoja teshat apo carcafet e lare ne koshin perkates, mendova te beja transportin e rrobave nga kati i pare ku eshte salla e lavazhit ne katin e dyte me rrobat e ngjitura direkt e ne trup.

Nje dite mendova te laja nje tip tabakeje qe eshte edhe gjysem jastek. Jasteku eshte i mbushur me nje tip shkume deti e ndare dhe coptuar ne mijra toptha te vegjel. Kishte vite qe ajo tabaka perdorej gjate seancave te mbledhjeve familjare te se premtes per shikimin e filmave epike. Njollat e vajit te kokoshkave po me bezdisnin dhe mendova te laja jastekun duke e shkeputur nga tabakaja prej druri ne te cilen ai ishte ngjitur. Aty pashe per here te pare permbajtesin e jastekut. Sapo nisa shqitjen (ishte ngjitur me dyll te nxehte) ai u boshatis dhe mijrat e topthave te vegjel te shkumes se detit m'u ngjiten ne trup, floke, fytyre, kembe dhe cizme. Shoku ishte i madh per arsye te futjes se disave prej tyre ne vrimat e hundes. Gati po mbytesha. Nuk levizja dot. Duart i kisha plot me toptha dhe dukesha si nje njeri prej debore. Ndersa po merrja fryme me goje, fillova te tentoja t'i hiqja qafe. Pa sukses. Nga nje vend ato ngjiteshin ne nje vend tjeter te trupit. Ne ndihme me erdhi Shark. Fshesa me korent. Ajo eshte e fuqishme dhe filloi te thithte topthat. Me erdhi pak rende nga vetja por nuk pata zgjidhje tjeter. Kur tubi i fsheses ra ne kontakt me pjesen nen kerthize te trupit, me kapi guxhulitja. Aty me erdhi nje mendim ne mendje te cilin nuk po e ndaj me ju. Duke e mbajtur veten per te zgjuar u habita me budallallekun me te madh qe bera. Kalova fshesen me korent ne koke dhe gjithe floket u futen ne tub te fsheses. Aq me dhembi, sa dheut do t'ja tregoj. Syte m'u terhoqen krejt dhe mezi po shihja. Shoh veten ne pasqyre. Dukesha si japoneze. Edhe nga ky psikopatllek me erdhi nje mendim briliant te cilin nuk po e ndaj me ju. Tani, ceshtja qendron ne bshatisjen dhe pastrimin e fsheses me korent. Kam frike se do te ndodhe e njejta gje. Nga fshesa ne trup dhe e kunderta. Kesaj rradhe topthat e debores do te kene ne te edhe pocaqilleqe te mbledhura nga aspiratori. Ndoshta statika nuk do te ekzistoje me megjithate kam frike te rrezikoje. Nje mendje me thote t'a provoje edhe nje here, per te ndjere vibrimin e fsheses se korentit ne trup.



Adea
 
Top