Çfarë është shqetësimi narcistik i personalitetit?

Thamina

Papirus rex
https://twitter.com/intent/tweet?te...tesimi-narcistik-i-personalitetit/&via=gshqip






Psikologji – Mbivlerësimi i vetvetes krijon raporte të këqija si me vetveten ashtu edhe me të tjerët. Ka disa tregues personaliteti në fakt që mund të kuptoni nëse vuani apo jo nga një shqetësim narcistik personaliteti
Edhe pse janë të shumtë ata që e përdorin termin narcis, shumë shpesh abuzojnë në mënyrë të padrejtë me të, duke e keqkuptuar ose duke e interpretuar ndryshe nga ç’është.
Çfarë është?
Kushdo që vuan nga shqetësimi narcistik, siç mund të kuptohet edhe nga emri, mendon se është një person i veçantë dhe unik. Ai prek rreth 2% të popullsisë botërore me një normë incidence më të lartë në mesin e meshkujve sesa në atë të femrave. Individët e prekur nga personaliteti narcistik janë të bindur se janë krijesa superiore, me vlera të jashtëzakonshme dhe aftësi të rralla.
E konsiderojnë veten si qenie njerëzore më të rëndësishme sesa të tjerët. Pra, mbivlerësohen, duke mëkatuar shumë shpesh me krenarinë dhe arrogancën, sepse e konsiderojnë veten më inteligjentë, më të bukur, më të zotë. Pra, më shumë në gjithçka.
Personat e prekur nga ky shqetësim kanë tendencë që të admirohen dhe të vlerësohen gjithnjë nga ana e të tjerëve. Nuk provojnë asnjë lloj empatie. Presin, gjithmonë dhe zakonisht, një trajtim favorizues nga ana e individëve që takojnë përgjatë jetës së tyre: nga kolegët, kamerierët, miqtë, të afërmit etj. Duan të admirohen dhe nuk tregojnë as edhe një shenjë ndjeshmërie ndaj nevojave dhe ndjenjave të të tjerëve, përkundrazi.
Rrezikojnë, shpesh, që të zhvillojnë një ndjenjë negative si individë kundrejt të tjerëve.
Dhe kur personat rreth tyre, me të cilët ndoshta kanë ndërtuar çdo lloj marrëdhënieje, por më shumë nga komoditeti sesa nga sinqeriteti, i ekzagjerojnë aq shumë pritjet e tyre të admirimit dhe të adhurimit, saqë bien në një gjendje depresive të përbërë nga turpi, zhgënjimi i thellë, humori i zi, dëshpërimi dhe nervozizmi, si ndaj vetes edhe ndaj të tjerëve.
Ata lodhin bashkëbiseduesin me sukseset e tyre, me arritjet e fëmijëve të tyre, me takimet, me personat e rëndësishëm rreth tyre. Kompleksohen shpejt, një ndryshim i vogël në trup, një puçërr tek ata është vragë.
Narcizmi përfshin të gjitha grupet shoqërore. Shkalla është e gjerë për të dashuruarit pas vetes; prej të parëndësishmes deri te shqetësimet e vështira të sëmundjeve. Narcizmi paraqitet në fillim të 18-ave, por edhe më vonë. Karakteristikë themelore e tyre është nevoja për mburrje, veçanti, bukuri (të dashuruar në vetvete), nevoja e pafund për lëvdata, idealizim të tepruar dhe të paskrupullt të gjërave dhe veprimeve të tyre.
Egocentrikë dhe jo empatikë (të paaftë për bashkëpërjetim), të painteresuar për nevoja të të tjerëve. Flasin në vetën e parë, unë, unë dhe vetëm unë …
Si kurohet?
Qasja terapeutike më efektive kalon nëpërmjet ndërgjegjësimit të problemit me ndihmën e një specialisti në psikoterapi. Trajtimi i personave me çrregullim narcistik të personalitetit është mjaft i vështirë, ata nuk duan të takohen me psikiatrin ose psikologun. Mund të trajtohen vetëm kur bien ndesh me ligjin dhe kur sjellja e tyre i pengon familjarët, punëdhënësit, ata u japin edhe një shans.
Të rrallë janë personat që dëshirojnë ta nxisin vetëkritikën dhe sadopak ta zhvendosin dëshirën apo epshin nga vetja. Ata mund t’i nënshtrohen një trajtimi psikoterapeutik, punës individuale dhe grupore me terapeutin, në raste të tjera mund të marrin edhe psikofarmakë.
Narcisët mendojnë se mund të varen nga vetja ose nga të tjerët. Ata bëjnë sikur kanë njohuri të mjaftueshme, por në thellësinë e natyrës së tyre e ndiejnë humbjen dhe shterpësinë. Në mënyrë që të përsosen, narcisët janë të zënë gjithë kohën me këtë gjë, me anën adekuate të saj, pushtetin dhe bukurinë, statusin e tyre, provën e prestigjit dhe superioritetin që kanë.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Narciset bien ne dashuri me vetveten.

Ndryshe nga sociopatet, narciset nuk mund te identifikohen per arsye se ata qendrojne te ngujuar dhe izoluar. Pamja e tyre e jashtme nuk perkon me megallomanine qe karakterizon egon e tyre. Qe te kompensojne mangesira te nivelit fizik ata perpiqen te shkelqejne ne nivelin mendor.

Ata ushqehen me terheqjen e vemendjes se te tjereve dhe mund te kalojne nga nje ndjenje euforie ne nje ndjenje pesimizmi brenda shume pak momentesh. Ata ndihen te acaruar dhe kujtojne se e gjitha bota u ka borxh. Ata ndjejne keqardhje per veten e tyre dhe perpiqen te fajesojne te tjeret per "tragjedine" e tyre.

Narciset mund te ngaterrohen me sociopatet te cilat jane qenie teper ekstavagante dhe teatrale. Ata jane te shquar per talentin e madh qe kane ne lidhje me zgjidhjen e enigmave. Ata nuk jane hipokrite dhe jane te drejtperdrejte. Ata nuk te mbajne me shpresa te kota dhe t'a perplasin te verteten ne fytyre pa ndjere keqardhjen me te vogel. Ata nuk kane problem me paraqitjen e tyre dhe jane po aq sociale sa edhe antisociale. Ata nuk mbajne informacione te panevojshme ne koke. Sistemi i tyre funksionon sipas parimit: nese eshte e padobishme nxirre jashte. Mendja e tyre mban vend vetem per ato informacione te cilat ata i kane grumbulluar ne menyre te natyrshme. Ata nuk kane durim per brockullat e te tjereve dhe nuk e kane te veshtire te thone se ti nuk paraqet interesin me te vogel per ta.

Edhe pse ne pamje te pare keta njerez te corodisin ata jane edhe qeniet qe bejne sakrificat me te medha.



Adea
 
Top