Çfarë është pagjumësia dhe sa e dëmshme është ajo?

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
fbceefe0a2b0cc6b5e4775653195bf5a.jpg


Pagjumësia (Insomnia) është një problem i shpeshtë i gjumit, i cili mund të ndikojë në kualitetin tuaj të jetës. Njerëzit me insomnia kanë probleme të bien në gjumë ose të qëndrojnë në gjumë. Ata mund të zgjohen gjatë natës ose të zgjohen herët në mëngjes.
Njohuri bazike
Çfarë është pagjumësia?

48c43026480073742777d2758d10e1a2.jpg


Pagjumësia (Insomnia) është një problem i shpeshtë i gjumit, i cili mund të ndikojë në kualitetin tuaj të jetës. Njerëzit me insomnia kanë probleme të bien në gjumë ose të qëndrojnë në gjumë. Ata mund të zgjohen gjatë natës ose të zgjohen herët në mëngjes.


Problemet tuaja me gjumin mund të vijnë dhe shkojnë, ose ato mund të jenë edhe të vazhdueshme.

Problemet afat-shkurtra të gjumit shpesh lidhen me stresin afat-shkurtër. Kjo pagjumësi afatshkurtër mund të zgjatë për disa ditë ose disa javë. Shpesh kjo përmirësohet pas më pak se një muaji.

801268857d937dc7bda501f74ef4bb63.jpg

Problemet kronike me gjumin janë probleme që vazhdojnë një kohë të gjatë. Kjo quhet pagjumësia kronike. Kjo shpesh është simptomë e ndonjë problemi tjetër shëndetësor, si depresioni ose dhimbja kronike. Pagjumësia kronike është një problem më i rrallë se çrregullimet e përkohshme të gjumit.

Shkaktarët
Çfarë e shkakton pagjumësinë?

Ka shumë gjëra të cilat mund të sjellin probleme të gjumit. Pagjumësia mund të shkaktohet nga këto faktorë:

  • Stresi – Stresi mund të shkaktohet nga frika për një ngjarje, si për shembull nëse duhet të mbani fjalim. Ose nëse ju keni një stres të vazhdueshëm, si shqetësim për punën ose për shkollën.
  • Depresioni, ankthi dhe sëmundje tjera mentale ose emocionale.
  • Vetitë e këqija të gjumit, si shikimi i televizorit në shtrat ose mos-përmbajtja e orarit të rregullt të gjumit. Nëse ju keni problem me gjumin, ju mund të shqetësoheni për të rënit në gjumë. Kjo mund ta bëjë problemin edhe më të madh.
  • Ndryshimet në vetitë ose ambientin e fjetjes. Kjo përfshin ndryshimet që ndodhin në hapësirën ku ju flini, si për shembull zhurma, drita, ose të fjeturit në shtretër të ndryshëm. Po ashtu mund të përfshihen edhe ndryshimet në mënyrën e fjetjes, si fluturimet në zona me orë të ndryshme (shembull ndryshimi Evropë-Amerikë), ose puna me ndërrime të vonshme.
  • Problemet e tjera shëndetësore, si dhimbja, problemet me frymëmarrjen, dhe sindroma e këmbëve të shqetësuara.
  • Stimuluesit, si duhani dhe kafeina, si edhe medikamente të caktuara, alkooli dhe drogat.
  • Mungesa e aktivitetit fizik.
Simptomat
b53e0b3631830cf8add40e83fd7b449a.jpg


Simptomat e pagjumësisë janë të ndryshme për çdo person. Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia mund të kenë këto probleme:

  • Problem të bien në gjumë – kjo nënkupton të shtrihesh në shtrat për deri në një orë ose më shumë, duke u lëkundur dhe rrotulluar, pa të zënë gjumi.
  • Zgjimi gjatë natës dhe probleme për t’u kthyer sërish në gjumë.
  • Zgjimi shumë herët në mëngjes.
  • Të ndjerit i lodhur kur zgjoheni, sikur të mos kishit fjetur mjaftueshëm.
  • Ndjenja e pakënaqësisë, përgjumjes ose ankthit, dhe mos qenit në gjendje të kryesh gjërat normalisht gjatë ditës.
Diagnostikimi
Pagjumësia nuk është një sëmundje në veti, dhe asnjë test nuk mund ta diagnostikojë atë. Por kur ju nuk mund të flini mirë, kjo shpesh ka të bëjë me ndonjë shkaktar tjetër. Mjeku juaj sigurisht se do të mundohet të vlerësojë situatën tuaj të tashme dhe t’ju pyesë për problemet tjera shëndetësore të cilat i keni pasur dhe ndonjë ilaç të cilin jeni duke e përdorur.


Ndonjëherë mjeku mund të bëjë edhe ekzaminime fizike, analiza të gjakut dhe, në disa raste, studime të gjumit, për t’u munduar të kuptojë nëse ju keni problem shëndetësorë që mund ta shkaktojë pagjumësinë.


Mjeku juaj po ashtu mund t’ju pyesë juve për historinë e fjetjes – sa mirë flini, sa gjatë flini, vetitë tuaja të gjumit, ndonjë sjellje të pazakonshme që mund ta keni. Mjeku mund t’u kërkojë të mbani një ditar të gjumit, që është një shënim i mënyrës tuaj të fjetjes, për një ose dy javë. Ai/ajo po ashtu mund t’ju rekomandojë të vizitoni psikologun nëse simptomat tuaja çojnë te ndonjë problem i shëndetit mental, si depresioni ose ankthi.

c4244c098e9ff382fcb0ac954c66e1a5.jpg


Trajtimi
Mjekimi i pagjumësisë fokusohet në arsyet të cilat ju bëjnë juve të mos flini mirë. Nëse ju keni një problem tjetër mjekësor, si dhimbje kronike, ose problem emocional, si stres, mjekimi i problemit mund t’ju ndihmojë të flini mirë.


Disa njerëz mund të kenë nevojë për barna për një kohë për t’u ndihmuar atyre të flenë. Mjeku shpesh përshkruan barna për një kohë të shkurtër nëse mjekimet tjera nuk funksionojnë. Por barnat nuk ndihmojnë aq shumë me kalimin e kohës sa mund të ndihmojnë ndryshimet në mënyrën e të jetuarit. Barnat e gjumit po ashtu mund të bëhen shprehi. Barnat funksionojnë më së miri si terapi afat-shkurtër e kombinuar me ndryshime në stilin e jetës dhe në sjellje.


Mjeku juaj po ashtu mund t’ju rekomandojë këshillimi te psikologu, që mund t’ju ndihmojnë juve të mësoni shprehi të reja të cilat mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë.

1dc252826f2673494a02b3290c0f4594.jpg

Bisedoni me mjekun tuaj për problemet me gjumin dhe ndonjë problem tjetër shëndetësor për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojë. Kjo është e rëndësishme pasi mungesa e gjumit mund të çojë në depresion, aksidente, probleme në punë, probleme martesore dhe sociale, prije të më shumë alkoolit se zakonisht, dhe dobësim të shëndetit të përgjithshëm. Mjekimi mund t’ju ndihmojë të shmangni këto probleme dhe të ndjeheni më mirë.

Parandalimi
Ju mund të flini më mirë duke bërë disa ndryshime të vogla. Ndihmuese mund të jetë:

  • Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë.
  • Zgjohuni çdo ditë në të njëjtën kohë.
  • Shmangni përdorimin e kafeinës dhe alkoolit së paku disa orë para kohës së gjumit.
  • Stërvituni rregullisht (por sigurohuni të përfundoni stërvitjet së paku tre deri në katër orë para kohës së gjumit).
  • Shmangni dremitjet gjatë ditës.
2b157f7b71936dc89917c8bd74721b51.jpg
 
Top