Çfarë është kjo krijesë misterioze, që dyshohet të jetë një bishë mitike?

Thamina

Papirus rex
ccedil-far-euml-euml-sht-euml-kjo-krijes-euml-misterioze-q-euml-dyshohet-t-euml-jet-euml-nj-euml-bish-euml-mitike_hd.jpg


Një burrë nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, pretendon se e ka zënë bishën mitike të quajtur “Chupacabra”, e cila thithte gjakun dhe mbyste kafshë gjatë natës.
Philip Oliveria i cili është i diplomuar në biologji, thotë se e ka zënë këtë kafshë, për të cilën është përfolur shumë, por askush nuk e parë.
“Nuk kisha dëgjuar më parë, lehje aq të llahtarshme nga qentë”, ka thënë Oliveria, për momentin kur ka dalë të shohë se çfarë po ndodhë.
“E pashë këtë krijesë, që po i sulmonte qentë dhe ju hodha që ta mbysë”, ka shpjeguar më tej biologu.
Mirëpo, kolegët e tij nga Universiteti Kristian në Teksas, po dyshojnë që kjo të jetë “Chupacabra”, pasi “më shumë po duket si një kajotë me çrregullime fizike”.
Sidoqoftë, këto pretendime do të zbardhen, kur kësaj krijese t’i bëhet obduksioni. /Telegrafi/
2(149).jpg

3(129).jpg
 

joetisti_

Locus omnem
e sa specialist jane bere te krijojne kafshe apo cdo gje qe te duket realisht si dicka qe ka ekzistuar...
Aq sa edhe e vertete te jete, s'e beson me njeri.

Dikur ishte nje video qe shfaqej ne televizion se internet akoma nuk kishte apo s'ishte perhapur shume, dhe te gjithe e besuan. Ishte nje tip majmuni qe ecte me dy kembe dhe me vone u tha se ishte thjesht nje venie ne skene.
 
Top