Çfarë është eksperienca para vdekjes, sipas shpjegimeve shkencore?

Seyfert

Valoris scriptorum
Screen-Shot-2016-03-21-at-8.01.19-PM.jpg

Letërsia e bollshme mbi “Near death experiences” (Nde) – (Eksperiencat para vdekjes) përbëhet nga rrëfimet e atyre personave që rrëfejnë se kanë vizituar të përtejmen dhe janë kthyer mbrapsht. Shpesh herë këto “vizita” të supozuara ndodhin në gjendjen e komës, apo arrestit kardiak, shpesh herë si pasojë e traumave apo në prani të sëmundjeve terminale.

Rrëfimet për NDE përbëhen, në pjesën më të madhe të rasteve, nga faza precize që pasojnë njëra-tjetrën: vizioni autoskopik (të shohësh trupin tënd së jashtmi, pasi e ke braktisur), ndjesia e lumturisë së madhe, prania e një drite të fortë, takimi me njerëz të dashur që kanë vdekur më parë, dhe rikthimi tek trupi yt.

Sipas teorive parapsikologjike, rastet e NDE vërtetojnë praninë e një të përtejmeje dhe mundësinë e hyrjes në kontakt me të.

Sipas shpjegimeve shkencore, NDE nuk janë gjë tjetër, vecse procese normalë neurofiziologjikë dhe psikologjikë që kanë si shkak faktorë të ndryshëm, si marrjen e ilaceve, pranine e nje traume cerebrale, ndryshime të fortë të tensionit të gjakut dhe mekanizmat psikologjikë të vetëngushëllimit.

TE SHPESHTA

Tre në njëqind amerikanë kanë eksperimentuar të paktën një prej simptomave që sipas “shkallës së Greysonit”, e përpunuar nga psikiatri Bruce Greyson i Universitetit të Virginias për të matur shkencërisht intensitetin, janë të nevojshme për të përcaktuar që bëhet vërtetë për një eksperiencë para vdekjes.

SHKALLA E GREYSONIT

Merr në konsideratë 16 faktorë. Kryesorët janë:

  1. Përshpejtimi apo ngadalësimi i rrjedhës së kohës
  2. Shpejtimi i mendimit
  3. Rikthimi i skenave të të kaluarës, rivizitimi i jetës tënde si në një film
  4. Ndjesi gëzimi të thellë dhe paqeje
  5. Shfaqja e një drite të fortë
  6. Kalimi përmes një tuneli që në fund ka dritë
  7. Shfaqja e peisazheve “qiellore”
  8. Përshtypja e të dalit nga trupi yt dhe të parit të mjedisit nga lartë
  9. Takime mistike, tinguj zërash “tej-tokësorë”
  10. “Takime” me persona të vdekur tashmë
50% e pacientëve, në zgjim, pohojnë se kanë provuar ndjesinë e të qënit të vdekur. Në një të katërtën e rasteve, të sëmurët kanë patur një eksperiencë jashtëtrupore, pra kanë “dalë” nga trupi i tyre dhe kanë vërejtur vetveten dhe mjedisin e jashtëm. 31% thonë se kanë përshkuar një tunel, në fund të të cilit shihej një dritë e fortë, dhe 32% kanë “takuar persona të vdekur”.

Sipas një studimi të botuar nga Adrian Ouen, një prej ekspertëve më të mirë në botë për gjendjen e komës dhe vetëdijen, nga 58 pacientë që kishin patur këto eksperienca, 30 nuk ishin realisht në pikën e vdekjes: pra nuk është vërtetë e domosdoshme të jesh në rrezik, për të provuar ndjesinë që jeta po të braktis.
 

gurax

Pan ignoramus
Eksperiencat para Vdekjes jane nje emer i dyte per ato qe njihen edhe si Eksperiencat Prane Vdekjes - Near death Experience, NDE.
Shume njerez flasin per 'kujtime' gjate NDE. Pikerisht pjesa 'eksperience' eshte reagimi i sistemit nervor ne gjendjen e aktivitetit minimal jetik dhe kjo me pas e 'perkthyer' nga vetedija si nje kujtim. Nervi optik dhe lidhja e tij ne tru interpretohet nga ajo therrime koshience qe ka ngelur ne gjendjen e aktivitetit minimal si nje fushe e zeze dhe nje pike apo rreth i bardhe ne mes. It's always the same, everytime. Eshte nje pseudo-kujtim, nje sinjal i 'salduar' neper sinapse nga nje gjendje shume anormale e sistemit dhe qe kur 'rilexohet' me pas ne gjendje normale, ky informacion i ruajtur *i ngjan* nje kujtimi, por qe s'eshte.
All of it is just misbihaving neurons, EVERYWHERE.

PS: @broken_smile kerkoj ndjese per copy/paste :p
 

katsune

cherry blossom
gurax, solle nje sinteze perfekte te se njejtes teme qe diku tjeter mori 50 e ca faqe, vetem per arsye se shumica e njerezve do preferoje gjithnje misticizmin dhe paranormalen perpara fakteve objektive. por ndoshta dikujt mund t'i sherbeje vertet ky informacion :)
 
Top