Ç'eshte vullneti? A edukohet?A lind?

darli

Primus registratum
Ç'eshte vullneti? A edukohet?A lind?

Ne femijeri gjithmone me ka ndjekur pas refreni, qe ishte nje thenie e te madhit Goethe :95%pune dhe 5%gjeni.Sot e kesaj dite me tingellon shume reale por sepse Zoti kur i ndan gjerat asnjehere s'ta jep edhe gurin edhe arren.
Jemi te detyruar te punojme,sado qe nganjehere e kuptojme se edhe pa u munduar do ta kishim bere njelloj.Po si i behet kur s'ke deshire te besh diçka por qe duhet......Ne te tilla raste thuhet se te duhet vullneti sepse askush nuk te pyet si dhe pse kur nuk ke rezultatin e duhur.
Nese keni ndonje ide se çfare eshte vullneti i perceptuar nga te gjithe kendveshtrimet e mundshme, mirserdhet: ..................
 

Artemis

Primus registratum
Re: Ç'eshte vullneti? A edukohet?A lind?

hm?!
nga ajo qe ke shtruar ti si teme me duket qe e ke fjalen per Fuqine Motivuese! Vullneti ( se paku ne gjuhen shqipe) ka kuptim me shpirteror dhe vete fjala sikur eskivon analizen psikologjike!
Mbase eshte vetem pershtypja ime ( une nuk kam studiuar psikologjine)
Por nga kjo mu kujtua dicka qe e hasa para ca kohesh- eshte fjala per Psicanycs e cila ndahet nga psikologjija tradicionale duke u shkeputur nga pjesa mekanike e saj, influenca e rrethit, antropologjija, sociologjija, etc.

Psycanics ka te beje me Shpirtin, Mendjen, Emocionin, dhe Veprimet ( behavior- sjellja?).
Ne kategorine e Shpirtit hyn edhe „Vullneti“ sebashku me Qenien, Identitetin, Vetedijen, Mbivetedijen, Karakterin, Personalitetin, Vetebesimin, Dashurine, Te Miren dhe Te keqen!
Sipas kesaj Krijesa Njeri eshte Vullnet i te Qenurit. Vullneti eshte mundesia per te levizur energjine, Vetedija eshte mundesija per te njohur dhe per te ndjere energji. Dashurija eshte esenca yne me e thelle.
Pra nga kjo Vullneti eshte kushti i pare i te ekzistuarit.
...

Ja nje kendveshtrim :wave:
 
Top