Ç'do të ndodhte, nëse interneti nuk do të ishte shpikur ndonjëherë?

Universal

AnonymouS

Forumi i Themeluesve ka nxjerrë një video gazmore mbi atë se çfarë do të bënin themeluesit e teknologjisë, nëse interneti nuk do të ishte shpikur kurrë.
Mes tyre, në video ka një sërë emrash të njohur të teknologjisë, që nga Arianna Huffington si një shitëse gazetash, tek themeluesi i AOL, Steve Case si një postier, duke u vërdallosur nëpër zyra dhe duke thirrur: “Ju erdhi posta”.

Sean Parker, themeluesi i Napster, është gjetur duke marrë një sy gjumë, dhe zgjohet duke bërë selfie me një aparat të vjetër Polaroid, të montuar në një bisht fshese. Ndërsa bashkëthemeluesi i Wikipedias, Jimmy Wales punon në një librari, duke inkurajuar njerëzit të redaktojnë gabimet në libra.

/ Top Channel
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Klientja: Kam nje problem me Nescafé, nuk funksionon si duhet.
Hotline: Zonjush ke ngaterruar adrese, ne nuk merremi me riparimin e pajisjeve elektromenaxhere. Ne jemi qender servisi interneti.
Klientja: Per internetin e kam fjalen edhe une.
Hotline: Ah mos do te thuash Nescape?
Klientja: Nescape Nescafé eshte e njejta gje apo gabohem.

Interneti eshte si nje pallat i madh me shume apartamente. Nese ky forum eshte nje apartament me shume dhoma atehere diskutimet kryhen ne sallonin e pritjeve te vizitave dhe jo ne dhomen e gjumit. Kudo qe te jeni ne te kater cepat e botes ne ate moment te caktuar do te jeni shpirterisht se bashku. Aty duken te gjithe. Te zgjuarit, budallenjte, hajdutet, kriminelet, ngulesit e thikes pas shpine, miqte e vertete, armiqte e vertete, hipokritet, provokuesit, gjaknxehtet....

Nuk do te ishte mire te ferkohej bananja apo pjeshka ne kohe qe jam duke intervistuar dike per dhenie pune apo jo?

Ja si thoni ju?
 
Frank

Forumium maestatis
Mendoj se do ishte shpikur nje forme me e mire komunikimi, telepatia ose ultratingujt psh :p
 
Artin

Papirus rex
Do te kishim mbetur te paditur, pa informacion.
Them se interneti eshte shpikja me e madhe e koheve moderne, pas energjisë elektrike.

Kurse zjarri dhe rrota, të kohëve të lashta.
 
Frank

Forumium maestatis
Diku kam lexuar se ne Afriken poshte Saharase nuk u shpik rrota dhe nuk e njihnin si vegël, e kjo mund te jete dhe arsyeja pse nuk u zhvillua.
Sado raste te gjesh perseri pa rroten nuk do kishte revolucion.
 
MrCool

Oldschool
Klientja: Kam nje problem me Nescafé, nuk funksionon si duhet.
Hotline: Zonjush ke ngaterruar adrese, ne nuk merremi me riparimin e pajisjeve elektromenaxhere. Ne jemi qender servisi interneti.
Klientja: Per internetin e kam fjalen edhe une.
Hotline: Ah mos do te thuash Nescape?
Klientja: Nescape Nescafé eshte e njejta gje apo gabohem.

Interneti eshte si nje pallat i madh me shume apartamente. Nese ky forum eshte nje apartament me shume dhoma atehere diskutimet kryhen ne sallonin e pritjeve te vizitave dhe jo ne dhomen e gjumit. Kudo qe te jeni ne te kater cepat e botes ne ate moment te caktuar do te jeni shpirterisht se bashku. Aty duken te gjithe. Te zgjuarit, budallenjte, hajdutet, kriminelet, ngulesit e thikes pas shpine, miqte e vertete, armiqte e vertete, hipokritet, provokuesit, gjaknxehtet....

Nuk do te ishte mire te ferkohej bananja apo pjeshka ne kohe qe jam duke intervistuar dike per dhenie pune apo jo?

Ja si thoni ju?

Me kujtove nje rast te puna.. Me sjell nje plakë pc te saj dhe me thot " biri nones shife tha se s'punom shtypja"... I them un o none, shko te mjeku per shtypjen se une s'jam per keto pune.. Pas 10 minutash mundimi te kuptohemi, me merr goca e saj ne telefon dhe me thot "instaloja skype-n se e ka fshire gabimisht" :p
 
Sheeee nona më skajp eee :D
 
Merr nje none ne telefon dhe ankohet se nuk mund te lidhet me internetin. Asistenti teknik i thote te mos merakoset vecse se pari ai duhet te dije me ke eshte e lidhur ajo, me 3,1 95 98 (sapo e verifikova) apo me Linux. Jo te keqene nona jam e lidhur me Montrealin.

Eleonore
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Mendoj se do ishte shpikur nje forme me e mire komunikimi, telepatia ose ultratingujt psh :p

Oh no no no Frank do perfundohet me nje radio te vjeter e stilit te filmit Frequency me te cilen ju do te perpiqeni te lidheni me te shkuaren per te ndrequr nje gabim.
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Titulli i seminarit: Kush eshte profesioni me i vjeter ne bote.

Pjesemarresit: Prostituta, Kirurgu, Informaticieni (informatikani ??) dhe nje Inxhinier Organizimi te Shkencave Natyrore e Shoqerore (Drejtor i mardhenieve njerezore).

Pa dyshim profesioni im eshte me i vjetri ne bote thote prostituta.

Sipas Gjenezes se Bibles thote Kirurgu qe te ekzistoje femra e pare duhet te ekzistoje mashkulli i pare. Zoti e vuri ne gjume Adamin dhe nga brinja e tij nxorri Even. Per kete pune duhej nje kirurg.

Bota ishte ne kaos total thote Inxhinieri. Qe cdo gje te kishte kuptim do te duhej nje njeri qe te organizonte kete kaos. Per kete pune profesioni im ka qene i pari.

Pse kush mendoni ju ishte ai qe krijoi Kaosin, pyet Informaticieni duke shkelur syrin.

Asnje gje nuk del nga Asgjeja.

Sic futet nje webmaster ne te shkuaren dhe rregullon postimet e veta apo te kolegeve te tij po ashtu edhe nje MASTER, lider shpirteror deperton ne te kaluaren dhe con mesazhet e te sotshmes.

A e dini fillimin?
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Cfare do te kishte ndodhur ne qofte se elektriciteti nuk do te ishte shpikur ndonjehere?

Ne qofte se nuk do te kishim elektricitet atehere shiu i madh akullnajor qe ra ne Montreal ne vitin 1997 nuk do te kishte shkaktuar renien e gjithe shtyllave te korrentit dhe si rezultat humbjen e energjise. Njerezit nuk do te ndiheshin te paralizuar nga frika dhe te ftohtet sepse ne shtepite e tyre do te kishte vatra zjarri dhe kandilet apo qirinjte do te ndriconin ambjentin. Nuk do te kishte qytete te medha metroplitane dhe puna do te ishte e kufizuar vetem ne sektorin e bujqesise, blegtorise, ndertimin e shtepive prej druri dhe ndertimin e hekurudhave.

Ne qofte se nuk do te kishte internet atehere do te kishte outernet.

Me internetin u njoha ne vitin 1996. Nuk me kujtohet te me kete munguar ndonjehere perpara njohjes me te. Si cdo e mire qe ka nje te keqe dhe cdo e keqe e ka nje te mire, lejomeni t'ju them se interneti do te zere ne gracke te gjithe ata personazhe groteske te cilat jane ne gjendje te "hack" informacione, te vjedhin identitete, te vjedhin para, te pergjojne njerez pa dijenine e tyre dhe te shantazhojne keta te fundit per "krime" te cilat ata kane kryer. Keta njerez veprojne ne menyre te jashteligjshme dhe si te tille ata meritojne te kapen dhe burgosen.

Elohim
 
Top