Çdo adhurim është këshillë.

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
Filozofia perëndimore e shikon jetën si një “garë në malore” duke vënë njeriun në një pozicion të vështirë dhe të vetmuar ndërsa filozofët islam bashkë me këtë shikim kanë shtuar dhe lutjen ndaj All-llahut xh.sh. Filozofët Islam këtë e kanë quajtur “garë në jetën plot sprova dhe lutje ndaj All-llahut xh.sh”. Ai është i vetmi që njeriun e ndihmon në çdo aspekt dhe nuk e lë atë vetëm. Në këtë garë nuk duhet harruar që All-llahu xh.sh nuk e lë vetëm njeriun të cilin e ka krijuar në formën më të bukur, siç thotë në Kuran:
“Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” (Tin;4)
Bota sot vuan nga sëmundja e terrorizmit global të cilin ne në mënyrë individuale nuk mund ta ndalojmë dot, por mund ti lutemi All-llahut xh.sh për ta ndaluar këtë. Gjithashtu e dimë mirë se në mënyrë individuale nuk mund të ndalojmë pa drejtësitë që ndodhin në botë por lutjen ndaj All-llahut xh.sh asnjëherë nuk duhet ta ndalojmë. Njeriu duhet të jetojë duke ruajtur veten nga pa drejtësitë, dhuna etj… Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla të cilat mund ti quajmë rregullatori i jetës sonë. Tu bëjmë një analizë këtyre pesë shtyllave se si ndikojnë në jetën tonë nëse ato i marrim para sysh dhe i zbatojmë.
Dëshmia (shehadeti): është çelësi i jetës tonë, që ta quajmë veten besimtarë duhet që të hapim derën e kësaj banese me çelësin i cili është shehadeti. Me hapjen e kësaj dere deklarojmë se të gjithë besimtarët janë vëllezër. Pasi të hapim këtë derë e të hyjmë brenda obligohemi me kushtet e tjera të Islamit që vijnë në vijim.
Namazi: Nga njëra anë na tregon vlerën e kohës sepse çdo namaz ka kohën e tij të përcaktuar dhe nga ana tjetër na mëson të jetojmë me një disiplinë të përkushtuar ndaj kohës. Një person që do të shkojë në një takim ose do të bëjë një punë përpara planifikon faljen e namazit e pastaj takimin që ka për të shkuar ose punën që ka për të bërë. Besimtari planifikon ditën e tij sipas namazeve. Duke jetuar sipas planifikimit të namazeve mësojmë të jetojmë me program dhe ia kuptojmë vlerën kohës më tepër.
Agjërimi: Na mëson sa të dobët jemi dhe sa nevojtar jemi ndaj Krijuesit që na ka përsosur me çdo gjë. Gjithashtu duke agjëruar na forcon ndjenjat shpirtërore. Na trajton në pajtimin me të gjithë si dhe me ndarjen e ndjenjave me të gjithë. Të pasurin e mëson që të kuptojë gjendjen e të varfërve pra të uriturve, shton ndjenjën e dhënies së lëmoshës etj…
Zekati: Na mëson të jetojmë së bashku me të gjithë pa bërë dallim midis të pasurve dhe të varfërve. Na mëson që të japim nga pasuria që vetë All-llahu xh.sh na e ka dhuruar neve. Na mëson të ndihmojmë të dobëtin ndaj të fortit i cili është i pa drejtë. Na mëson mos ta keq përdorim pasurinë si dhe ta menaxhojmë atë siç duhet. Na mëson të ngremë institucionet humanitare për të forcuar marrëdhëniet midis njerëzve të cilët kanë mundësi financiare me ata që kanë nevojë për ndihmë financiare.
Haxhi: Na mëson të durojmë ndaj mundimeve, ndaj çdo gjëje që na vështirëson apo na bën të harrojmë qëllimin e krijimit. Haxhi na ballafaqon me shumë gjëra që në jetën tonë nuk i kemi parë si kultura të ndryshme, njerëz të ndryshëm por të gjithë vëllezër e motra. Në atë vend kuptojmë se të gjithë njerëzit janë njësoj para All-llahut xh.sh, midis njerëzve nuk ka dallim mbi njëri-tjetrin as kombi, raca apo ngjyra por vetëm bindja ndaj All-llahut xh.sh.
Të nderuar lexues siç e shohim adhurimet janë këshillë dhe programues të mirë për njeriun.
 
Top