Ç’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Universal

AnonymouS
vrime-e-zeze.jpg


Kurioziteti se çfarë ndodh nëse bini në një nga vrimat e zeza në univers, duket se ka marrë përgjigje.

Në një artikull shekncor në BBC theksohet se nëse një njeri do të binte brenda një vrime të tillë ” të frikshme” ai thjesht do të klonohej.

“Ndoshta ju jeni duke u përpjekur për të gjetur një planet të ri të banueshëm për racën njerëzore, ose ndoshta ju jeni vetëm në një shëtitje të gjatë dhe ju thjesht rrëshqisni. Pavarësisht rrethanave, në një pikë të gjithë ne e gjejmë veten duke u përballur me pyetjen e vjetër: Çfarë ndodh nëse ju bini brenda një vrime të zezë?

Ju mund të presin që të përplaseni, ose ndoshta të bëheni copë e çikë. Por realiteti është më i çuditshëm se kaq.
Nëse ju hyni brenda një vrimë të zezë, realiteti do të ndahet në dy pjesë. Në njërin, ju do të digjeni menjëherë dhe në tjetrin ju thjesht do të zhytetin në vrimë e zezë krejtësisht i palënduar.

Vrimat e zeza janë një vend ku ligjet e fizikës siç e njohim ne, thjesht nuk ekzistojnë më. Ajnshtajni na mësoi se graviteti deformon vet hapësirën , duke bërë që ajo të marrë një kurbë.



Por nëse ju shkoni thellë e më thellë brenda një vrime të zezë, hapësira bëhet gjithnjë e më e harkuar deri në qendër, ku ajo bëhet pafundësisht e lakuar. Kjo është e veçanta. Hapësira dhe koha pushojnë së qeni ide kuptimplota dhe ligjet e fizikës sic ne i njohim, ku të gjitha kërkojnë hapësirë dhe kohë, thjesht nuk vlejnë më.

Çfarë ndodh këtu, askush nuk e di. Një tjetër univers? Harresë? Pjesa e prapme e një rafti librash? Kjo është një mister.
Sigurisht, në qoftë se vrima e zezë ku dikush bie do të jetë e vogël atherë do të ketë probleme.

Forca e gravitetit do të jetë shumë më e fortë në këmbët tuaja sesa në kokën tuaj, duke iu bërë të shtriheni si fije spageti. Por fatmirësisht vrimat e zeza janë të mëdha, miliona herë më masive se Dielli ynë, ndaj forcat që mund t’ju bëjnë si “spagetit” janë të dobta mjaftueshme që mund të injorohen.

Pra, ligjet e fizikës kërkojnë që ju të jeni njëkohësisht brenda vrimës së zezë shëndosh e mirë dhe jashtë saj një grumbull hiri.

E fundit por jo përfundimtare, është se ka një ligj të tretë të fizikës i cili thotë se informacioni nuk mund të klonohet. Ju duhet të jeni në dy vende, por atje është e mundur të ndodhet vetëm një kopje e juaja”, shkruan BBC.

tema
 

joetisti_

Locus omnem
Edhe keta. Temat fantastiko-shkencore duan te na i shesin per realitete... Futet edhe BBC qe te marre me shume vertetesi.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Doni nje te vertete... Ne nuk dime asgje, dhe kjo eshte nje e vertete e sigurt, per te tjerat hamendesojme.
 

joetisti_

Locus omnem
Ka mundesi te hamendesojme edhe se nuk dime asgje. :)
Te verteta te qendrueshme sa i perket atyre "rezultateve" qe dalin jashte aftesise qe ka truri i njeriut, s'e besoj te kete. Pershembull askush s'e pranon se pas vdekjes nje pjese frymore e qenies njerezore mbijeton dhe asnjeri s'e mohon. E paqendrueshme ! Por kjo pikerisht qofte per rastin e po-se, qofte te jo-se, del nga aftesia e te menduarit. Edhe ky rasti i temes s'mund te pranohet por, kush mund ta mohoje?

Keto "te verteta" gjithsesi na lejojne te imagjinojme dhe kesisoj te ndihemi mire.
 

gurax

Pan ignoramus
Dikur disa vite me pare, diku ku nuk e mbaj mend, ne nje teme qe trajtonte te njejten pyetje, shpreha mendimin tim se renia ne nje V.Z. fare mire mund te mos jete asgje e ndryshme nga normaliteti sipas kendveshtrimit te atij qe bie ne VZ. Per te tjeret qe e vezhgojne kete gje nga jashte, objekti, apo personi, qe bie ne VZ, i afrohet horizontit ndares perhere e me shpejt, e sa me shume i afrohet aq me shume shformohet, me nje efekt aparent si nje zgjatje, si nje terheqje, drejt VZ. Por nderkohe, per vezhguesin qe bie, parimi i relativitetit te pergjithshem dikton se shformimi nuk eshte vetem i hapesires - i permasave - por njekohesisht edhe i kohes - kur saktesisht fillon te ndodhe, sa zgjat, me cfare ritmi avancon ky shformim.
Duke i kombinuar keto per cdo pjese te hapesires qe percakton objektin/vezhguesin, keto pjese, permasat e te cilave behen perhere e me te vogla sa me shume i afrohemi singularitetit, eshte shume e mundur qe efekti rezultant total te jete ... normaliteti. Nje normalitet relativ sigurisht, vetem per objektin qe bie ne VZ. Dmth qe ne fund te fundit, vezhguesi qe niset me nje anije kozmike drejt vrimes se zeze, nuk arrin kurre ne qender te saj, ajo perhere e me teper ekuivalentohet ne nje infinit dhe ne fund vizitori vdes nga plakja.

Cuditerisht, para disa ditesh hasa ne nje artikull qe fliste pikerisht per dicka te ngjashme me idene time te vjeter.

https://news.osu.edu/news/2015/06/16/fuzzyhologram/

750px-BH_LMC.5cff2e38.png
 
Last edited:

joetisti_

Locus omnem
edhe une kam rene shume here ne vrima te zeza :D:p Eshte qejf, mos ia kini friken "vrimave te zeza" :)

s'di shume per vrimat e zeza(ato reale) por pashe nje film ku nga nje eksperiment per te krijuar perplasje grimcash ne nje laburator te fuqijshem per te vertetuar se a u krijua universi nga perplasje dite dhe, situata degradoi dhe u krijua nje vz. Filluan probleme nga me te ndryshmet si: termete, renie avionesh, levizje te pllakave tektonike dhe aty ku s'kishte krijoheshin me shpejtesi male, binin satleitet etj. Dua te them se nje situat te tille do te krijonte nje vz qofte dhe e vogel sepse mendoj se realizimi ne film i asaj situate duhet te ishte me pare vezhgim ekspertesh qe marrin vesh.

Ua kam friken ketyre qe bejne te tilla eksperimente.
 

joetisti_

Locus omnem
Edhe artikulli na ftoka te heqim dore se paturi frike vrimat e zeza. Kane frike planetet e jo te mos kemi ne...!
 

Dreamer

Under the Dome
Beni edhe ju si antari xyx_xyz , nje irish tea e pastaj nje te qeshur ne fund :D
Pervec shakase tani, teme shume interesante
 

joetisti_

Locus omnem
Edhe ne qoftese nje vrime e zeze nuk te shkaterron por te modifikon, pak a shume sic thote ne artikull, s'do te ishte e mundur mbijetesa sepse do te vdisej nga frika.
 
Top