Ç’JANË TË DREJTAT E NJERIUT
Do kisha deshire qe ti lexonit me kujdes keto rreshta. Nuk jane mendja duhet te bejne pjese ne formimin e secilit prej nesh. Per kete arsye jane edhe ne tekstin shkollor te "QYTERARISE". E them kete pasi e shoh qe shume nga ju as qe e kane idene.
Për të drejtat e njeriut është folur e flitet shumë. Për to flasin politikanët, flasin shoqatat joqeveritare, individë, madje edhe qeveritë. Për vite të tëra të drejtat e njeriut janë bërë temë e ditës edhe në vendin tonë.
Në emër të të drejtave të njeriut janë ndërmarrë e ndërmerren veprime të ndryshme. Në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut individë të ndryshëm kanë kryer deri aktin sublim të dhënies së jetës, ndërsa grupe ose organizata të ndryshme kanë organizuar dhe drejtuar masa të tëra njerëzish në veprimtari të shumta shoqërore.
Në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut shtete të ndryshme kanë ndërmarrë bllokada, madje dhe veprime luftarake kundër vendeve të tjera.
Teoricienë, filozofë, politikanë të shumtë e vlerësojnë respektimin e të drejtave të njeriut si kusht për ekzistencën e demokracisë dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve dhe popujve.
Ç’janë të drejtat e njeriut
Të japësh një përkufizim për të drejtat e njeriut, nuk është gjë e lehtë. Duke qenë të lidhura ngushtë me interesat, të drejtat e njeriut janë bërë objekt i trajtimit nga këndvështrime të ndryshme. Një pikëpamje është ajo që i vlerëson ato si “standardet bazë pa të cilat njeriu nuk mund të jetojë”; një tjetër i sheh si “parime morale që u përkasin të gjithëve për arsyen e thjeshtë se janë qenie njerëzore”; një i tretë i quan “parime morale të drejtësisë dhe të barazisë të pranuara gjerësisht nga shoqëria” etj.
Përkufizimi që sot po pranohet gjithnjë e më shumë, është ai që jepet në botimin e Kombeve të Bashkuara me titull “Të drejtat e njeriut - pyetje dhe përgjigje”, të vitit 1987. Sipas këtij përkufizimi, të drejtat e njeriut, në përgjithësi, mund të përcaktohen si ato të drejta që janë të qenësishme në natyrën tonë dhe pa të cilat ne nuk mund të jetojmë si qenie njerëzore. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut na japin mundësinë të zhvillojmë dhe të përdorim tërësisht cilësitë tona njerëzore, inteligjencën tonë, talentet dhe vetëdijen tonë, si dhe të kënaqim kërkesat tona shpirtërore dhe nevojat e tjera. Ato janë themelore për kërkesat gjithnjë në rritje të njerëzimit për një jetë që të respektojë dhe të mbrojë dinjitetin dhe veprat e çdo qenieje njerëzore”.
Nga ky këndvështrim, mohimi i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore nuk përbën vetëm një dramë personale dhe individuale, por krijon kushtet shoqërore dhe politike për hedhjen e farës së dhunës e të konflikteve në nivel kombëtar e më gjerë. Për këtë arsye Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, që në fjalinë e saj të parë, shpall që respekti për të drejtat e njeriut dhe për dinjitetin njerëzor “është themeli i lirisë, i drejtësisë dhe i paqes në botë”.
Siç vihet re edhe në përkufizimin e mësipërm, të drejtat e njeriut kanë në themel dinjitetin njerëzor, i cili buron nga vetë thelbi i të qenit njerëz. Për rrjedhim, ky dinjitet duhet pasur parasysh si te fëmija i porsalindur, që nuk ka kryer ende ndonjë veprim, ashtu edhe te keqbërësi. Qenia njerëzore e ka këtë dinjitet pavarësisht nëse njeriu është i vetëdijshëm për të ose jo.
Këtu është rasti të bëjmë dallimin ndërmjet dinjitetit njerëzor dhe dinjitetit personal, të cilin ne e krijojmë dhe e përpunojmë vetë. Dinjiteti personal përcaktohet nga sjellja jonë në rosert me normat morale të pranuara gjerësisht nga shoqëria: nëse përputhet ose është në kundërshtim me to. Në këtë këndvështrim, të respektosh të drejtat e njeriut, do të thotë të respektosh tek ai qenien njerëzore dhe jo domosdoshmërisht personalitetin tij.
Shkelja e të drejtave të njeriut nuk nënkupton thjesht dhe vetëm të penguarit për të realizuar një të drejtë, por nënkupton mohimin e një jete dinjitoze, poshtë së cilës njeriu nuk mund dhe nuk duhet t’ia lejojë vetes të bjerë.
Që këtej del se të drejtat e njeriut janë edhe një praktikë e veçantë njerëzore, që synon të realizojë kërkesat minimale të njeriut për një jetë dinjitoze dhe ta mbrojë atë, në marrëdhëniet e tij të ndërsjella me pushtetin shtetëror, nga cenimet, poshtërimet, diskriminimet, paragjykimet, qëndrimet çnjerëzore të më të fortit.
Cilat janë disa nga tiparet themelore të të drejtave të njeriut.
Të drejtat e njeriut janë universale. Një ndër tiparet themelore të të drejtave të njeriut është karakteri i tyre universal. Kjo do të thotë se të drejtat e njeriut zbatohen kudo dhe për të gjithë njerëzit, pa dallim ngjyre, seksi, vendi , feje, pasurie ose ideje. Ato mbështeten në vlerat e dinjitetit, lirisë, barazisë e drejtësisë, që, duke qenë një ideal për njerëzimin, janë në të njëjtën kohë edhe parime që mund të drejtojnë jetën e secilit.
Të drejtat e njeriut janë konkrete. Megjithëse janë universale, të drejtat e njeriut janë në të njëjtën kohë edhe konkrete, pasi ato i shërbejnë përcaktimit të veprimeve që bien ndesh me natyrën njerëzore, si: skllavëria, tortura, mohimi i lirisë, heqja e saj pa gjyq etj. Nga kjo pikëpamje, çdo individi i takon të ndërmarrë veprime për të dënuar, qoftë edhe moralisht, shkeljen e të drejtave të njeriut, sepse shkelja e të drejtave të një individi cenon shoqërinë njerëzore në të cilën ai bën pjesë. Kjo do të thotë se çdo qenie njerëzore është subjekt i ligjit, çdo qenie njerëzore merr pjesë pak a shumë në mënyrë të drejtpërdrejtë në hartimin e ligjeve, duke u bërë krijuese e tij dhe në të njëjtën kohë edhe bartëse e të drejtave, e të gjitha të drejtave të njeriut.
Të drejtat e njeriut janë të pandashme. Përveçse universale të drejtat e njeriut janë dhe të pandashme. Ato formojnë një të tërë të vetme. Asnjë e drejtë ose grup të drejtash nuk mund të vlerësohet më e rëndësishme se të tjerat, pa dëmtuar të tërën, vetë konceptin e të drejtave të njeriut. Karakteri i pandashëm i të drejtave të njeriut shprehet fare qartë në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila i jep të njëjtën rëndësi si të drejtave civile e politike, ashtu edhe të drejtave ekonomike, shoqërore dhe kulturore.
Të drejtat e njeriut plotësojnë njëra-tjetrën. Nga sa më sipër rrjedh se të drejtat e njeriut plotësojnë njëra-tjetrën. Kjo do të thotë se:
Askush nuk mund të shpallë liritë e tij, në qoftë se nuk respekton, në të njëjtën kohë dhe njëlloj, liritë e të tjerëve.
Askush nuk ka të drejtë të kërkojë të drejtat e tij, nëse, nga ana tjetër, u ndalon të tjerëve të plotësojnë dhe të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre.
Askush nuk ka të drejtë të vendosë që disa të drejta janë më të rëndësishme se të tjerat. Të drejtat e njeriut formojnë një të tërë, ato krijojnë një tërësi vlerash dhe parimesh që duhet të respektohen nga çdo qenie njerëzore, në çdo vend e kulturë. Secili, në çdo rast, duhet të kërkojë kuptimin dhe zbatimin tërësor të të drejtave të njeriut si për vete, ashtu dhe për të tjerët.
Të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme. Kjo do të thotë se njeriu nuk mund të heqë dorë prej të drejtave të njeriut në cilëndo situatë qoftë. Ai nuk mund të heqë dorë nga liria e tij personale e të hyjë në gjendje skllavërie, edhe nëse e deklaron këtë me shkrim ose publikisht; një deklaratë e tillë nuk ka pasoja juridike, sido që të jenë kushtet në të cilat ajo lëshohet. Ndryshe ndodh kur një individ heq dorë nga e drejta e tij e pronësisë, e cila nuk konsiderohet e patjetërsueshme.
Në këtë këndvështrim, edhe një kriminel përballë ligjit është një qenie njerëzore. Ai ka të drejtë për një proces të drejtë gjyqësor, si dhe të konsiderohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij nuk është provuar me anë të një procesi të drejtë gjyqësor.
Të drejtat e njeriut janë njëra anë e medaljes. Anën tjetër të saj e përbëjnë detyrat dhe përgjegjësitë. Nëse ne kemi ose pretendojmë të kemi të drejta ngaqë jemi qenie njerëzore, atëherë ne jemi përgjegjës për të pranuar, respektuar dhe mbrojtur, në të njëjtën kohë, të drejtat e të tjerëve. Kur ne pretendojmë respektimin e lirisë së shprehjes, në të njëjtën kohë ne i njohim vetes sonë përgjegjësinë për të respektuar lirinë e shprehjes të të gjitha qenieve njerëzore. Po kështu, ne kemi detyrimin të mos e shpërdorojmë lirinë tonë të fjalës për të shkelur lirinë ose të drejtat e të tjerëve, por për t’i çuar ato më tej.