Çështje e energjisë në Britanine e Madhe!
Çështje e energjisë në Britanine e Madhe
Gazeta (The Financial Times) citon sekretarin britanik për Biznes të ketë thënë se varësia e Britanisë së Madhe nga energjia bërthamore do të rritet në mënyrë të konsiderueshme brenda dy dekadave të ardhshme.
John Hutton i ka thënë gazetës se ai shpresonte që gjenerata e re e centraleve bërthamore, të cilat qeveria dëshiron të ndërtohen, të furnizojnë vendin me më shumë energji elektrike se sa nëntëmbëdhjetë përqind që ofrojnë ato ekzistueset.
Sipas gazetës, ministrat nuk dëshirojnë të flasin për shkallën e investimeve në reaktorë të rinj bërthamorë që shpresojnë të tërheqin në Britani të Madhe, duke thënë se ky është vendim të cilin duhet ta përcaktojë tregu.
Gazeta thotë se zëvendësimi i reaktorëve të vjetëruar të Britanisë së Madhe shihet si jetik për arritjen e objektivave të qeverisë për shkurtimin e emetimeve të karbonit dhe uljes së varësisë nga gazi i importuar.
Po për energjinë shkruan në faqen e parë edhe (The Times). Sipas saj, gjashtë kompanitë e mëdha të energjisë po i detyrojnë të paguajnë konsumatorët më të varfër që të paguajnë deri 330 sterlina (rreth pesëqind euro) më shumë në vit për gaz dhe rrymë.
Tarifat për matësit me parapagim që zakonisht përdoren nga pensionistët dhe ata që janë në gjendje më të vështirë financiare, janë deri dyzet e pesë përqind më të larta se sa ato për konsumatorët që paguajnë përmes internetit.
Hollësitë u bënë të ditura në kohën kur qeveria planifikon të marrë masa kundër kompanive të energjisë që shfrytëzojnë konsumatorët e tyre më të varfër.
(The Daily Telegraph) shkruan për, siç e quan, një revoltë të mundshme të ministrave katolikë në lidhje me planet e qeverisë për një projektligj për hulumtimet në fushën e embrioneve.
Projektligji që po shqyrtohet në parlament do të reformojë ligjet e fertilitetit dhe do t'u lejojë qifteve lezbike që të regjistrohen si prindër ligjor - hap ky që është sulmuar nga Kisha katolike.
Ministrat e kabinetit normalisht janë të obliguar të votojnë për çdo projektligj të qeverisë.
(The Independent) në faqen e parë sjell historinë e një adoleshenti nga Irani që ka kërkuar strehim në Britani pasi i dashuri i tij u ekzekutua me varje për homoseksualitet.
Gazeta shtron pyetjen përse Britania është aq e vendosur ta kthejë atë në Teheran - ku e pret thuajse ekekutimi i sigurtë?
Për fund një njoftim të cilin(The Guardian) e quan i frikshëm apo sensacional? Një makinë që mund të shohë brenda mendjes.
Sipas Gardianit, shkencëtarët kanë zhvilluar një teknikë të kompjuterizuar për leximin e mendjes e cila u mundëson atyre të parashikojnë me saktësi imazhet që njerëzit shohin duke perdorur skanerë për të studjuar aktivitetin e trurit.
Shkencëtarët amerikanë, thotë gazeta, arritën këtë sukses, duke marrë pajisje për skanim që normalisht përdoret në diagnostifikim në spital për të vëzhguar modelet e aktivitetit të trurit kur një pacient analizon një varg fotografishë bardh e zi.
Pas kësaj kompjuteri ishte në gjendje të parashikojë me saktësi në nëntë nga dhjetë raste se në cilat imazhe ishin fokusuar këta njerëz.
Studimi, thotë Gardian, shton mundësinë që në të ardhmen teknologjia të përdoret për të vizualizuar pamje nga ëndërrat apo kujtesa e personave.
Artikull marre:
http://albaniaonline.it.gg/Bota.htm