Çështja Baze, leterkëmbimi Taçi-Withers
Rezart Taçi, i burgosur me akuzen dhunim per shkak te detyres, per rrahjen e gazetarit Mero Baze, ka pasur nje leterkembim nga burgu me ambasadorin e SHBA-ve ne Tirane, John L.Withers II, njeriun qe pas ngjarjes dha nje mesazh te fuqishem ne mbrojtje te fjales se lire. Nga burgu, me 9 nentor 2009, Taçi i ka derguar nje leter ambasadorit amerikan, me ane te se ciles kerkon ta binde se eshte i pafajshem dhe se deklaratat e tij publike kane ndikuar ne burgosjen e padrejte.

Por pergjigjja e ambasadorit pak dite me pas ka qene e prere: … nese letra juaj ka per qellim te shkurajoje zyrtaret e ambasades apo mua, per te mos folur publikisht ne raste te ardhshme mbi çeshtje te tilla parimore si liria e shtypit apo sundimi i ligjit, druaj se me duhet tju zhgenjej, shkruan Withers.

Gazeta Shqip ka arritur te siguroje leterkembimin, te cilin po e botojme te plote:

Taçi:

Shkelqesia juaj

Ne prill 1963, Martin Luter King, i Riu, ne nje leter derguar nga burgu i Birmingamit shkruante: Padrejtesia ne cilindo vend eshte nje kercenim per drejtesine ne çdo vend. Edhe une po ju dergoj kete leter te hapur nga burgu ne vitin 2009, ketu ne Tirane, si viktime e nje padrejtesie.

Lexova ne shtyp nderhyrjet tuaja te ndryshme lidhur me rrahjet qe kane shkaktuar demtime ndaj z.Baze. Se pari, me lejoni tju siguroj qe askush me shume se une nuk i mbeshtet shqetesimet tuaja per lirine e fjales dhe mbrojtjen e te drejtave te gazetareve. Jam i sigurt qe ndani me mua po kaq shume parimin se nje njeri eshte i pafajshem derisa te provohet fajtor nga nje gjykate, pas nje gjyqi te drejte. I mohoj teresisht pretendimet se une mora pjese ne rrahjet qe i kane shkaktuar demtime te renda z.Baze. Jo vetem qe mohoj perfshirjen time, por edhe denoj dhunen qe aq shpesh njollos shoqerine tone moderne.

Per fat te keq, komentet dhe deklaratat tuaja, ne menyre te qellimshme apo te paqellimshme, kane çliruar forca te ndryshme qe me kane vene mua ne shenjester dhe kane krijuar nje padrejtesi qe ka çuar ne burgosjen time. Keto forca nuk kane asgje te perbashket me parimet qe u bashkengjiten Shteteve te Bashkuara te Amerikes, NATO-s dhe BE-se. Kjo padrejtesi jo vetem qe ka implikime negative per mua dhe familjen time, por sa me shume qe te zgjase, aq me shume gjasa ka qe te kete implikime negative mbi afro 2000 punetore dhe familjet e tyre, qe varen per jetesen e tyre nga Taçi Oil Group.

Do te isha shume mirenjohes nese mund te kujtonit publikisht qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, NATO dhe ju jeni po aq ne mbrojtje te lirise se shtypit sa dhe ne mbrojtje te Sundimit te Ligjit dhe qe nje person eshte i pafajshem derisa te provohet fajtor pas nje gjyqi te drejte, jo pas nje gjyqi te shtypit dhe thashethemnajes.

Besnikerisht juaji,

Rezart Taçi

Withers:

I dashur z.Taçi

Lexova me habi letren tuaj te dates 9 nentor. Ju kritikoni pohime te paspecifikuara, qe une paskam bere dhe me sa duket edhe deklaraten e Ambasades se SHBA-ve me 3 nentor mbi sulmin fizik kohet e fundit ndaj gazetarit Mero Baze, sikur paskeshin krijuar nje padrejtesi qe çoi ne burgosjen time. Eshte e pamundur te logjikohet se si mund te arrini ne nje perfundim te tille. Seria e veprimeve, ndermarre nga autoritetet ligjore gjate shqyrtimit te çeshtjes, jane veprime te pavarura te organeve shqiptare. Per kete arsye, ju keshilloj qe çfaredo ankesash qe mund te keni, ti trajtoni drejtperdrejt ne ato autoritete.

Jam edhe me shume i shtangur me pohimet tuaja duke qene se, perpara ndonje deklarate nga ambasada, zyrtare te larte shqiptare, perfshi Presidentin Topi, Kryeministrin Berisha, dhe ministrin e Jashtem Meta, e denuan sulmin ndaj Bazes me fjale shume me te ashpra se çdo fjale tjeter perdorur nga ambasada. A mund te mendoj, per kete arsye, qe u keni derguar edhe atyre letra te ngjashme si ne ton, ashtu edhe ne permbajtje, me ate qe me keni derguar mua?

Nese jo, ju keshilloj ta beni kete sa me pare.

Se fundi, nese letra juaj ka per qellim te shkurajoje zyrtaret e ambasades apo mua per te mos folur publikisht ne raste te ardhshme mbi çeshtje te tilla parimore si liria e shtypit apo sundimi i ligjit, druaj se me duhet tju zhgenjej. Eshte detyra dhe privilegji im te ngre çeshtje te tilla ne Shqiperi, pikerisht siç me kane besuar qeveria dhe populli amerikan. Ju siguroj qe kjo bindje e imja do te kishte mbeshtetjen e plote te Dr. King.

Sinqerisht,

John L. Withers II

“Taci”, jep doreheqjen gjyqtarja Sollaku

Jep doreheqjen gjyqtarja e caktuar per vleresimin e mases se sigurise per Rezart Tacin, biznesmenin e akuzuar per dhune ndaj gazetarit Mero Baze.

Gjyqtarja Zeqine Sollaku vendosi largimin nga detyra, pasi deklaroi se ka konflikt interesi per shkak te nje procesi te hapur gjyqesor me gazetarin Mero Baze.

Per konflikt interesi vendosi largimin edhe anetari tjeter i trupit gjykues Fatos Qako, i cili deklaroi se nje prej te afermve te tij eshte ekspert ne nje prej kompanive te Rezart Tacit.

Nderkohe shorti cakton trupin e ri gjykues qe do te merret me ceshtjen e biznesmenit Taci.

Top-Channel

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24097. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24097