Hektor12
Locus omnem
Helikopteri COUGAR AS 532 AL
Është i përshtatshëm për shërbimet SAR dhe Combat SAR. Janë nga më modernët të cilët operojnë në të gjitha kushtet meteorologjike, ditën dhe natën, në misione të vështira SAR apo në operacione luftarake në mbështetje të FT apo FD.
COUGAR AS 532 AL, që sapo është bërë pjesë e Forcës Ajrore Shqiptare, është një helikopter me dy motorë, prodhuar nga kompania “Eurocopter”. Ai është një helikopter me një peshë mesatare dhe me një kabinë të gjerë, kryesisht i përdorur për transportim trupash por edhe në: transport ngarkesash, operacione SAR, Combat SAR; evakuim të plagosurish; mbështetje në misione kundërzjarrit.
Fakti që është i pajisur me 2 motorë, e kombinuar kjo me fuqinë e madhe rezervë të tij, e bën atë një helikopter të përshtatshëm për misione të veçanta dhe paraqet siguri operacionale në lartësi dhe temperatura të ndryshme. Veçoria e këtij mjeti është se rezulton në një perfomancë optimale edhe në kushtet e fluturimit me një motor.
Ekuipazhi minimal: VFR: 1 pilot : IFR: 2 pilotë
Transport trupash: 1 lider trupash dhe 24 ndenjëse trupash,
Evakuimi i të plagosurve: 6 barela dhe 11 ndenjëse për pacientët dhe/ ose stafin mjekësor.