Kombi3

scadarsko

Locus omnem
Marveshja dejtonit nuk eshte gjithcka !sot kemi d'y serbi e d'y shqipri.... repvblika srbska e repvblika serbija.republika shqiperis e republika Kosovo !federata Bosnie-Herzégovine eshte miniatura e jugosllavise, ku mendoj se banja Luka nuk lejon askend te cenoje sovranitetin fédéral formal. Rambouillet,eshte lene ne sirtar nga politikane pisanjos serbe, sepse po te ishte gjalle Milosevic, sot do ishte tjeter hesap.CTI besh europes que mbyti nje lider politik, ky eshte turp per européen.
 

Hektor12

Locus omnem
Ky eshte problemi se merdhifi ajo kohe ste le kush me ... sme duhet sa serbi ka e sa Shqiperi me duhet kombi shqiptar qe te jete i lire dhe te perfaqesohet sic meriton ... ska rendesi kufijte .. shtetet sot jane neser ne BE ska kufij .. jetojme ku te ndihemi me mire ... kasapi ngordhi keshtu qe atyre qe u ka marre koka ere jane ne nje vende Hage, kjo eshte e gjitha ... Po deshi Uncle Sam e perzien do qetesi ne Ballkan te qepin gojen te punojne per veten e vet...
 

scadarsko

Locus omnem
Jugosllavija ishte BE...... 6 repvblika jetonin n paqe !po dujet pranu se muri berlinit râ MBI shpatullat e cdo jugosllavi.....e fut en n konflikt me provokues kroacin dinake, duke provoku nervin e Serbie besnike. serbia luftoi n'en flamurin jugosllav fédéral deri n fund.kujtoj mire n TV Beograd et kohe se n Shkodër e kapte antena .....ou Milosevic thoshte :te mos biem pré e provokimeve franko- gjermane.. e direkt franca furnizoi me milice te légion étranger Ante Gotovina, ushtarak francez me gjak kroat !e tribunal per ish jugosllavi u kriju per interesa que Europa mos gjykohej neser !padrejtesi
 

Hektor12

Locus omnem
Sme intereson ca ka ndodh me ish Jugosllavine , mbetet ish ka merdhif skthehet me ... dhe Gotovina doli i pafajshem ne Hage, per info, me intereson kombi im te jete mire dhe i lire... se kthej me koken mbrapa ... film i mbaruar ai ... sme duhen as dinaket as te pabeset asgje tjeter ... shqiptaret te jen te lire dhe ne harmoni me njeri tjetrin ... ketu po flas per kombin shqiptar ... nuk me intereson serbi kroati slloveni ... teza te mbaruara jane ato ...
 

Hektor12

Locus omnem
Hyrje



Katër vilajetet shqiptare të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës që u propozuan për autonomi nga Lidhja e Prizrenit
Lufta Ruso-Turke (1877-1878) i cënoi rëndë zotërimet osmane në Gadishullin Ballkanik, duke e lënë perandorinë vetëm të mbahej në pozicione të pasigurta në Maqedoni dhe në trojet e banuara nga shqiptarët. Në anën tjetë i dha një frymëmarrje shumë të gjërë shteteve dhe popullsive ortodokse, për analogji me Rusinë që tashmë konsolidoheshin ne shtetet fqinje që njëkohësisht e përdorën si një armë propagande edhe kundër kombeve si ai shqiptar. Shqiptarët në atë kohë banonin në katër vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Llogaritet se nga 2 500 000 banorë që kishin këto vilajete, 2 milionë ishin shqiptarë, dhe pjesa tjetër vllehë, maqedonas sllavë, grekë dhe romë. Shqiptarët ishin shumica absolute në të katërt vilajetet.[4]
Copëtimi i parë: Kongresi i Berlinit

Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht nga shqiptarët, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë nga këto zona që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni.[5] Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi dhe qytetin e Tivarit dhe Podgoricën, ku gjithashtu kishte popullata shqiptare.
Për t'i bërë ballë copëtimit të trojeve shqiptare, u krijua Lidhja e Prizrenit, e cila kundërshtoi me armë aneksimin e trojeve shqiptare. Luftime të rrepta u zhvilluan në Plave e Guci, ku sipas burimeve të kohës "zona kufitare u mbulua me gjak". Forcat malazeze nuk mundën të marrin Plavën e Gucinë dhe kërkuan nga Kongresi i Berlinit një zonë tjetër. Kongresi caktoi Hotin e Grudën, ku sërish pat luftime të përgjakshme dhe forcat malazeze nuk arritën të thyejnë qëndresën shqiptare. Kongresi atëherë i dha Ulqinin Malit të Zi. Forcat e Lidhjes së Prizrenit në Ulqin u ndodhën para sulmeve të ushtrisë malazeze dhe nga lindja nga sulmet e ushtrisë Osmane, e cila u dërgua nga Sulltani për të shtypur Lidhjen dhe për të dorëzuar Ulqinin te malazezët. Shqiptarët u tërhoqën dhe u mundën nga forcat e shumta osmane të udhëhequra nga Dervish Pasha, të cilat shkatërruan Lidhjen e Prizrenit në një sërë betejash.
Gjatë copëtimit të parë, shqiptarët humbën zonat veriore të Toplicës, Pazarit të Ri, Nishit, Ulqinin dhe disa territore në jug të Çamërisë.
Copëtimi i dytë: Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Skeda:Shqipëria-e-madhe.gif
Harta e Shqipërisë sipas Qeverisë së Vlorës së 1912, e kryesuar nga I.Qemali; Harta e Shqipërisë e vendosur në Londër në 1913; dhe harta e propozuar nga fqinjët e Shqipërisë
Kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, nxitën shtetet ballkanike që të vepronin me shpejtësi në copëtimin e trojeve shqiptare. [6] Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia lidhën aleanca poltike dhe ushtarake ndërmjet tyre dhe në tetor të vitit 1912, ato i shpallën luftë Perandorisë Osmane duke shënuar kështu fillimin e Luftës së Parë Ballkanike. Shqiptarët mbajtën një qëndrim asnjanës në këtë luftë, por u shqetësuan kur shihnin se shtetet ballkanike synonin ndarjen e territoreve shqiptare. Për pasojë shqiptarët mbajtën një kuvend në Vlorë dhe me 28 nëntor 1912 shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Pavarësia nuk u njoh nga disa vende kurse Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t'i mbanin trupat e tyre në territoret shqiptare. Gjatë kësaj kohe u kryen masakra të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare. Leon Trocki, i dërguar si korrespondent mbi Ballkanin, tregon se si "fshatra të tërë shqiptarë ishin kthyer në grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbine e deri në Shkup shihje vetëm zjarr e plaçkitje...".
Më 17 dhjetor 1912 në Londër u mblodhën Fuqitë e Mëdha të kohës të cilat diskutuan për fatin e Shqipërisë. Më 29 korrik 1913 u mor vendimi që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Ndërsa kufijtë, pas shumë diskutimesh u caktuan por duke lënë jashtë tyre Kosovën dhe Çamërinë,.por duke lënë brenda kufijve territore që sot jane janë jashte kufijve shtetërorë të Shqipërisë si p.sh. Shën Naumi
Pasojat

Të gjendur nën pushtimin e ushtrive serbe, malazeze e greke, me qindra mijëra shqiptarë nga troje që sot gjendjen në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Greqi, more rrugën e u dyndën si refugjatë brenda kufijve të njohur nga Konferenca e Londrës. Në të gjitha trojet shqiptare u kryen masakra të mëdha në popullsinë civile, dhe u krye spastrim etnik me qëllim përzënien ose eliminimin e popullsisë shqiptare.[7] Copëtimi i trojeve shqiptare la jashtë kufijve më shumë se gjysmën e territoreve të banuara nga shqiptarët historikisht, dhe më shumë gjysmën e popullsisë shqiptare të asaj kohe. Në Kosovë, trupat serbe ushtruan terror dhe u munduan ta ndërrojnë përbërjen e popullsisë me anë të shpërnguljeve me dhunë. Gjuha shqipe u ndalua, dhe dhjetëra mijëra serbe kolonë u vendosën në tokat e shqiptarëve të vrarë ose të përzënë. Më shumë se 150 000 shqiptarë u detyruan të lenë Kosovën në vitet 1912-1920[8] [9].


Trojet etnike historike shqipare
Shumica e tyre u vendosën në Shqipëri, në zonat e Fierit, Lushnjës, Durrësit, e Kukësit. Po ashtu, popullsia çame u spastrua në përmasa të mëdha, duke lënë në Çamëri vetëm një pjesë të popullsisë çame të besimit ortodoks, që sot numëron 30-70 mijë banorë në Çamëri. Pasoja e këtij copëtimi ende ndjehen në kombin shqiptar, ku shembujt më të freskët janë Lufta e Kosovës në 1998-1999, dhe rebelimi i armatosur në Maqedoni në 2001-shin.
Gjendja aktuale

Copëtimi i Shqipërisë është një barrë e rëndë për kombin shqiptar, e cila ka shtyrë shumë atdhetarë që pas copëtimit të punojnë politikisht e me përpjekje të armatosur, për ribashkimin e kombit shqiptar. Kjo i dha jetë dhe çështjes kombëtare shqiptare, ribashkimit të trojeve etnike shqiptare të copëtuara në 1913-ën. Mendimi i publikut në Shqipëri e Kosovë rreth ribashkimit të Shqipërisë ka ardhur duke i rritur, sidomos vitet e fundit. Në 2011-ën, sipas Gallup Balkan Monitor, 75% e të anketuarve në Shqipëri dhe 68% e të anketuarve në Kosovë, mbështesin ribashkimin kombëtar. Çështja kombëtare tashmë është e përfaqësuar dhe politikisht nga parti politike si VetëvendosjaKosovë dhe Aleanca Kuq e ZiShqipëri, në programin e të cilave është ribashkimi i trojeve shqiptare në një shtet.


po e ve edhe ketu te kuptohet se ca flitet dhe si duhet folur ... Historia behet nga faktet jo deshirat ...
 

scadarsko

Locus omnem
Nuk bazohem ne statistika nacionaliste, pour ne Institute internationale.....qe mirren me historien dhe zanafidhen e konflikteve apo qeshtjeve ethnique !bazohem ne literaturen franceze, ku flet jo pak per shqiperine dhe Rolin e saj ne rrugen e civilizimit humaine.asgje pervec se me George Castrioti.
 

Hektor12

Locus omnem
Wikipedia eshte zyrtare dhe super e fuqishme ... burimi i infos wikipedia ish ... themelore ne google dhe e besueshme nga te gjitha shtetet antare te OKB pa perjashtim ...
 

scadarsko

Locus omnem
Wikipedia eshte nje makine kopjative gjigande, ku ka raste le jashte kopertines emertime apo teza te tera.... biblioteka eshte wikipedia 100% e sigurte, per qeshtje historie!
 

Hektor12

Locus omnem
per mua ska rendesi burimi por fakti, problemet dhe faktet bejne historine e nje kombi dhe jo deshirat ... problemet jane krejt te ndryshme se ne fakt duhet te vija edhe bibliografine ne fund te faqes si referenca do e korrigjoj here tjeter ...
 

Hektor12

Locus omnem
Se ai qe e shkroi ish prift shqiptar dhe pjesa kryesore eshte lutjet fetare qe donte bente shqip jo latinisht ... ta kuptonin njerzit pa shkolle ... kjo eshte gjuha e folur fonetika rregullat gramatikore , drejtshkrimi etj jane gjera qe shumica nga ne si kupton ... ne kohen qe flitej shqip nuk ishin fetare , quheshin pagane... njerezit duhet te lexojne faktet dhe te nxjerrin konkluzionet ... por jo nga deshira...
 

dr love

Locus omnem
Kur meshari i par shqyp u shkru nga kisha.....a nuk ka domethenje identiteti komtar?

Kur u shkrua..ne 1555 ishim katolik..akoma nuk ishim shendrruar ne myslimane

Njerzit e nderruan fene..prej frikes..ose prej leverdise.edhe Gjon Kastrioti e nderroi
ishte periudha e tille..njerezit thjeshte u pershtaten...akoma pershtatemi..politikanet kalojne nga njera parti te tjetra..
 

scadarsko

Locus omnem
Ai que e shkruvi ka emer dhe quhet i madhi Gjon Buzuku kishtar i mbishkoders, n vjeten1555 ku et koh skish pas paganizem arbnija, pour vec katolicizem roman.e tjetra i shkruvi n latinisht te tipit gjys gotik !​
 

Hektor12

Locus omnem
Kur u shkrua..ne 1555 ishim katolik..akoma nuk ishim shendrruar ne myslimane

Njerzit e nderruan fene..prej frikes..ose prej leverdise.edhe Gjon Kastrioti e nderroi
ishte periudha e tille..njerezit thjeshte u pershtaten...akoma pershtatemi..politikanet kalojne nga njera parti te tjetra..
Jo ajo taksat e renda ... e detyruan prandaj seshte i fuqishem besimi fetar ne shqiperi ...feja islame u fut dhe u mor per te mos pas taksa se kjo popullsi perjashtohej nga taksat ... nga perandoria osmane ... ishte zgjidhje qe e moren vete shqiptaret per te mos paguar taksat
 

Hektor12

Locus omnem
po flas per kombin gjuha e fol ka egzistuar qe kur ishim pagane ... por sduhet ngaterru feja me kombin se eshte teori teper e vjetruar ... ka merdhif ... kombi eshte me shume se feja edhe se shteti ...
 

scadarsko

Locus omnem
Kur u shkrua..ne 1555 ishim katolik..akoma nuk ishim shendrruar ne myslimane

Njerzit e nderruan fene..prej frikes..ose prej leverdise.edhe Gjon Kastrioti e nderroi
ishte periudha e tille..njerezit thjeshte u pershtaten...akoma pershtatemi..politikanet kalojne nga njera parti te tjetra..
Ashtu pra sikur ne te pretendojm sot per arberin, ateher ne vejme ne tryeze evropen, per qeshtjet tona..... pour kurre per albania e formule prej austro-hungaria !
 

Hektor12

Locus omnem
shume i vone si problem, ne fakte historike shqiptaret kane qene shume perpara austrohungarise ... jane ceshtjet se faktet jane ndryshe austrohungaria ish me e fuqishme ne rajon dhe zoteronte potencialet ... problemi cohet shume larg rri ni qe rrini lexoni mos flisni cfare desheroni po cfare eshte... se pastaj kalohet me perdredhje dege me dege se sdin ku te kapesh pa bazament bisede ...
 

dr love

Locus omnem
Ai que e shkruvi ka emer dhe quhet i madhi Gjon Buzuku kishtar i mbishkoders, n vjeten1555 ku et koh skish pas paganizem arbnija, pour vec katolicizem roman.e tjetra i shkruvi n latinisht te tipit gjys gotik !​

E di Meshari i Gjon Buzukut.....ne ate kohe ata ishin me te shkolluarit..ose te vetmit..Fran Bardhi...po me e vjetra ishte formula e pagzimit e Pal Engjellit...ai e shkroi qe femijet te pagezoheshin kudo qe te ishin edhe pa prift..kjo tregon se ne 1462..kishim nje fe..ate te krishtere....
Po mendoj se cilado qe te jet feja jone..jemi Shqiptare...flasim nje gjuhe dhe kjo na ben nje komb...mendimi im .
 

Hektor12

Locus omnem
Megjithate lexoni kete liber nga interneti po ve titullin se nuk e ve komplet
shkarkohet lehtesisht nga interneti freee eshte

Roli Pellazgo-Ilir
në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane
Libër nga Elena Kocaqi
 
Top