Albani dhe Miriami, dashuria qe lindi nga muzika

Albforumi

Primus registratum
Albani dhe Miriami, dashuria qe lindi nga muzika

imagebutton.gif


albani-dhe-miriami-300x189.jpg
Nje dashuri qe lindi me muziken, nje karriere artistike qe lidhet po me muziken. Alban Skenderaj, dikur nje djale pasionant qe jetonte ne Itali me endrren per t`u bere kengetar. Gjashte vjet me pare, ai u shfaq shume modest ne skenen e festivalit te pare te muzikes alternative Top Fest, por me pas kenga e tij Vetem ty u be hit, ndersa ai: idhulli i vajzave. Kenge dhe videoklipe, turne brenda dhe jashte Shqiperise, imazh televiziv ne reklama, plotesojne ne nje fare menyre profilin artistik te tij. Pasioni per kengen, vec fames, i solli edhe dashurine. Mesojme se nga nje takim i rastesishem, ne stacionin qendror te trenit ne Zyrih, 27 vjecari takoi shpirtin binjak ose gjysmen tjeter te zemres, kengetaren e njohur Mirjam Camin.</p>


Me Mirjamin jam njohur ne mars te 2007-es, ka qene tek stacioni i trenit ne Zyrih te Zvicres. Qe aty filluam te njiheshim dhe pas kontakteve te ndryshme filluam te pelqeheshim, shprehet Albani. Nje dashuri qe lindi nga muzika dhe perfundon me zgjedhjen e te rinjve per te ndenjur bashke. Prej 2 vjet e gjysme, ata ndajne, ne nje shtepi te vogel ne Mynih te Gjermanise, te perditshmen e tyre ate artistike dhe ate qe i paraprin jetes familjare. Per nje qe merret me muzike nuk ka nje te perditshme standarde. Miriami vazhdon punet e veta per sa i perket puneve qe ka ne Gjermani, merret me emisionet e saj. Zakonisht kur jam ne shtepi shkruaj kenge.</p>


Mundohemi te jemi te balancuar qe te gjejme kohen e duhur per te ndenjur bashke, thote Albani. Jeta prej artistesh, e ka ndihmuar ciftin simpatik, te pershtatet mjaf mire me jeten ne vend te huaj. Duke degjuar te pathenat e tyre na bejne te kuptojme se, ata jane kopja e njeri-tjetrit, deri ne kufijte e perfeksionit. Kemi pasur shume fat qe kemi gjetur njeri-tjetrin dhe ndajme te njejtin pasion ne te gjitha aspektet si ne pune dhe ne jeten private. Persa i perket jetes ne shtepi tashme jemi marre vesh pas shume kohe bashke, shprehet Mirjami. Kane ardhur ne Shqiperi blic, ne nje inkursion shume te shpejte, per te hedhur themelet e nje projekti te ri.</p>


Do te jene perseri ata te dy dhe skena, e ndare midis dy vendeve, e ndare midis dy zemrave.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=5077. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=5077
 

Megg

Carpe Diem
Nje cift qe kane nje gje te perbashket shume te cmuar:rrugen e jetes....
kendojne bashke ,jetojne bashke,,dhe ndajne zemrat bashke,,,
per mendimin tim nje cift perfekt!!!
 
Top