Mosngopësia e dëshirave !

PrInCiPiEl

Primus registratum
Mosngopësia e dëshirave !

Shumë koka të mëdhaja të njerëzimit, si Shopenhaueri, Frojdi, Emersoni, Hegeli
e të tjerë, në fund të veprës së tyre arritën në përfundimin se zgjidhjet për problemet që ata trajtuan, fokusojnë në një pikë:

"Vuajtjet më të mëdha të njerëzimit shkaktohen nga mosngopësia e dëshirave të tij".
 

Guest
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Deshirat mund ti ngopesh vetem po te jesh medioker dhe mund te perfitosh nese ke njerez po medioker afer por nese ata jane me te zgjuar atehere sdo vuaje njeri duhet ti shkosh pas disa gjerave dhe ti kuptosh ashtu sic jane pastaj te nxjerresh konkluzjone dhe te veprosh ne menyre qe mos e besh asnje te vuaje sa ti /pf/images/graemlins/wink.gif se nje dite it all turns back at you :cool:
 

Zgalemi

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Hegeli koke e madhe? Ne fotografi e ka te vockel mo. Mos iu be gje e madhe kur falsifikoi pamjet per te vertetuar teorite e tija qesharake?

Shopenhaueri ka pasur jete tmerresisht te vuajtur, qe ne femijri keshtu qe s'me vjen ta marr per baze se cdo gje donte s'donte me dhimbjen do e lidhte.

Froidi, s'ka thene gje te tille. Sa per Emersonin s'e di.

Megjithate, ajo qe thua eshte e vertete por mund te formulohej pakez me dobishem per hir te argumentit se ketu nuk behet fjale thjesht per deshirat e njeriut, por per NATYREN E TIJ ne teresi. Pra problemet me te cilat eshte perballur qysh ne gjeneze te saj (nese ka pasur) rraca njerzore, jane rrjedhoje e vete natyres se njeriut (dhe limiteve do te shtoja).
Nuk them dot "vec deshirat", pasi ka pasur plot raste qe njerezit i kane mundur disa prej tyre por prape ne te njejtin batak jane gjendur.
Te kujtojme nje shkrimtar dhe mendimtar te madh francez (qe s'me kujtohet emri tani), i cili u vettrodh me deshiren e tij pikerisht per te vrare deshirat. Nuk dime te kete arritur dicka ndryshe nga te vdekshmit e tjere.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Zgalemi, Freud ka thene: Semundjet mendore e kane burimin tek "mosngopesia e deshirave, atyre seksuale". dmth qe po ta marresh ne pergjithsi mund te thuhet qe ai ka thene qe vuajtjet vijne nga mosngopesia e deshirave.
 

Zgalemi

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Une s'kam qene atje kur e ka thene me sa duket. OK e mesova dhe dicka te re.
Sidoqofte, c'do thosh Froid per rastin e atij qe trodhi veten (e kam permendur me siper).
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Njerëzit nga mosdija, egoizmi etj. bëhën robër të deshirave dhe të kujtimeve. Duhet me u bërë si reja e bardhë në qiell të kaltër për t iu afruar shpëtimit - përjetësisë!
Dëshirat edhe kujtimet janë njëfarë robërie! Kush e jeton Të Tashmen pa kujtime e dëshira është i përndritur.
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Me e lehte e thene se e bere mistiku.
Ndaj dhe te "perndritur" duhet te jene pak, nese egzistojne!
 

Essenza

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Vuajtjet vijne...pse jo edhe nga pangopesia.. Po cfare eshte kjo e fundit? Te jetosh duke kerkuar dicka tjeter. Bota rrotullohet cdo dite rreth boshtit dhe diellit.. nuk ndalon ajo se po te ndalonte kushedi c'hatara na prisnin ( si fillim do na duhej te gjenim nje planet te ri qe te mos lodhej duke u rrotulluar).
Te pangopur qe vuajme. Po ckuptim do kishte nje rezultat apo qellim i arritur pa vuajtje? Vuajtja eshte pjese e pandare dhe e domosdoshme e te perditshmes. Te perditshmes! Pse te nxitojme drejt perjetesise?
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Epo nuk thoni shyqyr qe njeriu eshte i pangopur, se po t'ishte i ngopur do ishte i pazhvilluar.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Amina, plotësisht je në të drejt për të dyja që shkruan. Edhe është e vështirë me e realizuar, edhe ka fare pak të përndritur, por ekzistojn. Ka nga ata që janë të përndritur, por nuk prononcohen për të ndihmuar të tjerët që të përndriten. Unë jam kërkues modest shpirtnor, dhe nxënës modest i mistikëve më se një dekadë. Kam lexuar shumë dhe shumë pak di. Shumë gjëra i di si të lexuara, e ato janë të mangëta nëse nuk i jeton. Vetem kam hy në rrymë (që dmth. e kam nisur rrugën), por jam larg të të përndriturit.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Fillimisht postuar nga PrInCiPiEl:
[qb] Shumë koka të mëdhaja të njerëzimit, si Shopenhaueri, Frojdi, Emersoni, Hegeli
e të tjerë, në fund të veprës së tyre arritën në përfundimin se zgjidhjet për problemet që ata trajtuan, fokusojnë në një pikë:

"Vuajtjet më të mëdha të njerëzimit shkaktohen nga mosngopësia e dëshirave të tij". [/qb]
Shume mire! Atehere, njerezimi paska nevoje qe te plotesoje deshirat e tij....

Te gjitha rruget te cojne ne Rome! Per kete, Nice, nje nga mendimtaret me te thelle qe kane ekzistuar, zhvilloi teorine e Mbinjeriut, qe nuk eshte asgje tjeter pervecse : Njeriu qe ploteson deshirat e tij dhe qe nuk pendohet, eshte kryelarte dhe jo modest, degjon tinguj muzikore dhe jo dogma librash.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Ne kete mes, une nuk e kuptoj se si disa prej nesh mund te arsyetojne se ....te ngopesh deshirat do te thote te jesh medioker!!!

Mediokri eshte pikerisht ai njeri qe nuk do t'i ngopte kurre deshirat e tij! Vetem njeriu i lire, mendimtari i lire do te ishte ne gjendje te ngopte deshirat e tij e nuk do te ishte i vuajtur, sic kane rezultuar punet e Shopenhauer, Frojd, etj.
 

Essenza

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
Shume mire! Atehere, njerezimi paska nevoje qe te plotesoje deshirat e tij....

Te gjitha rruget te cojne ne Rome! Per kete, Nice, nje nga mendimtaret me te thelle qe kane ekzistuar, zhvilloi teorine e Mbinjeriut, qe nuk eshte asgje tjeter pervecse : Njeriu qe ploteson deshirat e tij dhe qe nuk pendohet, eshte kryelarte dhe jo modest, degjon tinguj muzikore dhe jo dogma librash. [/QB]
Hahaha Visi bere si bere dhe e solle Nicen te kerceje edhe ketu naplonin:D :thumbsup:
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Ne vend te replikave te panevojshme :
Kam pas lexuar(para shume kohesh!)" Kështu foli Zarathustra!" nga F.N. , nje libër per gjithkend dhe per askend !

Mendoj se është e nevojshme dhe e mjaftueshme që të lexohen shkrimet e Dr.Muhamedin Kullashit në lidhje me librin ne fjale dhe autorin (F.N) në fjalë në përgjithësi !

Lexojeni dhe kuptojeni si duhet :
Code:
"Vuajtjet më të mëdha të njerëzimit 
shkaktohen nga mosngopësia e dëshirave të tij".
Sinqerisht
P r i n c i p i e l
:cool:
 

Essenza

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] o ESSENZA, po e thashe pra, une, se te gjitha rruget te cojne ne Rome.... [/qb]
/pf/images/graemlins/wink.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Fillimisht postuar nga PrInCiPiEl:
[qb] Shumë koka të mëdhaja të njerëzimit, si Shopenhaueri, Frojdi, Emersoni, Hegeli
e të tjerë, në fund të veprës së tyre arritën në përfundimin se zgjidhjet për problemet që ata trajtuan, fokusojnë në një pikë:

"Vuajtjet më të mëdha të njerëzimit shkaktohen nga mosngopësia e dëshirave të tij". [/qb]
Vertet te kene arritur ne kete perfundim autoret e permendur? Nuk e dija, megjithese i kam lexuar jo pak. Do ti kontrolloj edhe nje here.

Principei, kisha nje kerkese lal. A mund te shpjegohesh pak me tutje, se c'kupton ti me 'vuajtjet me te medha'? Si dhe, ne c'menyre ekzakte keto 'vuajtje' shkaktohen nga mosngopesia e deshirave?

Me gjithe respektin, po te drejtohen pikerisht ty per te vetmen arsye se je nismetari i temes.

Flmnd.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Një njeriu iu dhurua një luginë me ari ( Au ) .
Iu duk e pakët !
Kërkoi edhe luginën e dytë me ari
!!!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Une ndoshta nuk do ta percaktoja si mosngopesi, tingellon mjaft vulgare, ndoshta pangopesi do te tingellonte me mire, por serish vulgare. Per mua mund te quhet thjesht KURIOZITET i races njerezore. Esht pikerisht ajo qe na ka shtyre te shkeputemi nga bota e kafsheve dhe te ecim perpara. Nje udhetim qe nuk ka per t'u nderprere kurre.
Kuriozitet; njesoj si ai femija i vogel qe kerkon te beje nje gje qe i rrituri i thote te mos e beje. Ju kujtohet kur i thoshit nje vellai te vocxkel te mos preke me gisht soben e nxehte se do te digjet. Cfare ndodh? Ben pikerisht ate gje. Femija meson nga ky gjest diçka qe s'duhet ta beje, pra meson; sikurse edhe peson sepse digjet e qan nje cope here. Te tille kane qene edhe hapat e njerezimit duke ecur perpara duke mesuar por edhe duke pesuar.
Persa i perket Froidit dhe psikoanalizes se tij, mendoj se hyn pak ne shpiegimin e natyres njerezore thjesht me LIBIDON.
Sot teorite e tij konsiderohen te kaperxyera.
 

Mimoza N

Primus registratum
Re: Mosngopësia e dëshirave !

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb] Epo nuk thoni shyqyr qe njeriu eshte i pangopur, se po t'ishte i ngopur do ishte i pazhvilluar. [/qb]
Bashkohem ! :thumbsup:
 
Top