Te jesh apo te besh?

Vesa

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Te gjithe kemi rrenje dhe krahe, madje edhe perberes te tjere, por...
nuk mund te jemi edhe rrenje edhe krahe ne te njejten kohe...
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Te jesh apo te besh?

perfundimi; sa me shume te besh, aq me shume JE.
bile pozitivizmi moral i aksionit tend pak ka vlere. kjo shpjegon pse Neroni, Hitleri, Stalini, Enveri, etj, do te ekzistojne per shume kohe (jene aktuale). [/QB][/QUOTE]


Hitleri,Neroni ose kushdo tjeter qe ka bere historine, ne qenien e tyre kane qene te keqinj dhe kete qenie ata e kane vene ne praktik me ane te veprimeve te tyre.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Me nje mikun tim po bisedonim per klonimin e njeriut. Gjenetikisht, shkenca tashme e ka te mundur te na rikrijoje ekzaktesisht sic jemi. Mund te arrihen kombinimet e perpikta te kromozomeve qe me pas japin formulen gjenetike qe i takon cdo njeriu. Pra teorikisht, nese dime harten gjenetike te McByrek, e kemi te lehte te ndertojme nje harte identike me te dhe me pas ta klonojme ate deri ne krijimin e nje qelize qe mund te fekondohet artificialisht dhe me pas te jape nje fetus identik me ate te McByrekut ketu e 25 vjet me pare.
Problemi eshte se edhe nqs do arrijme ta bejme kete, krijesa e perftuar nuk ka sesi te jete McByrek. Jane nje varg rrethanash, eksperiencash te vogla e te medha ato qe japin me kalimin e kohes rezultatin e njeriut te cilin demonstrojme. Jane shume detaje, qofte edhe te parendesishme. Kopja ime gjate lindjes mund te kete nje dritare objektin e pare qe i ze syri dhe ketu ndodh ndarja subkoshiente me mua qe ne fakt kam lindur ne nje dhome pa dritare psh. Gjithe ecuria e metejshme e jetes dhe e perceptimeve do te jete ne varesi qofte edhe te ketij detaji te vogel, pa folur pastaj per ndryshime te tjera thelbesore si mobilimi i shtepise, letersia, gatimi, filmat, stilet e notit, njerezit e njohur e te panjohur, lufterat ne kontinente te largeta ose rendesia qe i jepet vrimes se ozonit krahasimisht me jeten seksuale te Xhenifer Lopezit. Ne kurre nuk jemi. Ne thjesht ndryshojme cdo sekonde dhe per kete arsye bejme perhere ate qe nuk varet nga fakti se si perkufizohemi ne pergjithesi, por sesi jemi ne ate cast te dhene.
pafshim.
 

zog

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

aty me lart desha ti jap vlere PRAKTIKE nje pyetje pa shume lidhje si kjo e shtruar ketu: Te jesh apo te besh. hapesi temes si duket ka qene nen trusnine e Shekspirit; te jesh a te mos jesh. e cila edhe hahet.

te pyesesh "te jesh apo te besh" eshte njesoj sikur te pyesesh "uji apo noti".

megjithate personalisht mendoj se qenia lidhet me NEVOJEN. çdo te thote kjo, qe sikur pemet mos te sherbenin (per te kthyer dyoksidin e karbonit ne oksigjen, e anasjelltas), ato nuk do te ekzistonin.
per me teper kjo NEVOJE (sherbese) siguron QENIEN. psh, kafshet e egra do te ishin zhduk me kohe po te mos sherbenin per zbavitjen e turisteve ne rezervatet e Kenias ose kopshet zoologjike te perhapur kudo.

ps; issi nuk e kuptova ça deshe me thone. mgjs pak rendesi ka.
diavolessa, italianet nuk jane reference, perveçse per picat e makaronat.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Te jesh apo te besh?

Talentet, vlerat, hobit, pasionet jane tregues i mjaftueshem i njeriut. Cilesia e tyre po ashtu. Vetem se, shumicen e kohes bejme gjera nepermjet te cilave nuk tregojme ate cfare jemi. P.Sh nese nje kamarier duhet te pretendoje kamarierin e shkathet, dhe punetor, ne te njejten kohe kur ai nuk eshte, atehere kemi te bejme me nje tradheti ndaj vetes, qofte per mire ose per keq! Pra, statusi yne ne shoqeri, shpesh here nuk tregon ate cfare jemi ne te vertete, por nisur nga rrethana te padeshirueshme i pershtatemi pa kufi botes qe jetojme. Cfare na ben ta fshehim ate cfare jemi? Pse eshte kaq e veshtire te jesh vetvetja?
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Mendoj se TEMA nuk eshte shpjeguar mire nga LOGOS, besoj se behet fjale per:
,JE AI QE JE APO JE AI QE DUKESH
Jam i pasur hiqem si i varfer, jam i varfer hiqem si i pasur.
 

ALPE

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Te jesh-te besh mund te jete nje dikotomi false, dmth, nje koncept i krijuar nga vete ne, humanet, sigurisht per te lehtesuar procesin e njohurise, por qe nuk eshte e vlefshme per te kuptuar qenien njerezore ne dimensionin e saj me te plote, ate te mosndarjes qenie-berje...(William James, Foucault etc.)
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Te jesh apo te besh?

E thjeshte! Tentojme te perceptojme nga nje pozicion asnjanes. Nepermjet kesaj, synimi eshte perputhja e asaj cfare jemi ne esence, me ate cfare bejme praktikisht. Ne nje kend te perafert, ceshtja mund te shqyrtohet si debat rreth natyres njerezore.
 

Simpatikja.

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Kam lexuar diku ne nje fragment,
filmi qe: **Njeriu ben ate qe eshte**,dhe une bashkohem me kete mendim! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

me te vertete kesaj pyetje nuk mund ti japesh asnje pergjigje precize pasi ne jete njeriu i has te dyja per mendimin tim,por me shume jemi ate cfare bejme pasi kjo bote eshte e ndertuar me shume ne baze opinioni,dhe detyrimisht jemi ate cfare bejme.
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

kulmi i nje njeriu do te ishte qe edhe ne sy te te tjereve te ishte ajo cka eshte por per tja arritur duhet qe cdo gje te ishte e sinqerte pra eshte e pamundur e pamundur.
 

samanta

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

L.Tolstoi dialektiken e personazhit e paraqiste nepermjet tre kendveshtrimeve:
1.Cfare mendon nje njeri per veten
2.cfare mendojne te tjeret per te
3.cili eshte ai ne te vertete(veprimet,mendimet,ndjenjat).
 

sounds good

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

duke shpresuar se kordelja nuk do ma synetezoje mendimin do te kisha per te thene se te jesh apo te besh nuk jane dy gjera te ndryshme por e njejta gje e pandashme.ashtu si njeriu dhe hija e tij. a mundesh ti te ndash hijen nga vetvetja jote sa te kete drite???
ne se ti fiton maturi te plote te qenies sate patjeter qe do veprosh konform zhvillimit dhe realizimit te te qenurit.
pra jane dy ane te te njejtes medalje.
edhe njehere per mendimin tim nuk mund te ndahen asesi, pavaresisht se fromi ka folur per kto dy dimensione te njeriu por ne nje pikeveshtrim tjeter ama.
sipas jush nje njeri i pjekur si do sillet ne shoqeri???
nje njeri c'ekuilibruar???
nuk eshte njeri dimension me i rendesishem se tjetri por te dyja shkojne bashke si dy binaret e trenit.
flm
 
Top