Te jesh apo te besh?

Admir

Forumium maestatis
Te jesh apo te besh?

Ne hapjen e kesaj teme ndikoi nje shprehje interesante ne Anglisht <<< Human Beings or Human Doings??? >>>

Ku shpaloset ekzistenca jone- Ne ate cfare jemi, apo ne ate cfare bejme? Jemi ajo cfare jemi, apo jemi ajo cfare bejme?
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Më shumë është personi ai/ajo që është! Kjo vërtetohet se, nëse një person është bërë Dashuri, nuk do bëjë gjëra që shprehin urrejtje!
Çfarë është njeriu, atë bën!
 

albanoi

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Po te mos jesh nuk ben dot ama dhe nuk mund te jesh pa bere; eshte njesoj si te thuash "te hash pa gojen". Sidoqofte, fillojme duke qene dhe mbarojme duke bere...
 

Guest
Re: Te jesh apo te besh?

Bejme qe e te jemi po sjemi ato qe bejme :tipsy:
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Te jesh apo te besh?

Shpesh hutohem nder mendime per te zbuluar se cfare pengon nje njeri te beje ate cfare ai eshte, d.m.th te jete vetvetja. Injoranca apo thjesht grykesia? /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te jesh apo te besh?

Edhe ato mund te jene arsye nderkohe qe une them qe ka edhe shume te tjera.Dy me vije ne mend tani: Frika se mos keqkuptohemi, frika se mos paragjykohemi.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Kordelja!
Aspak të mos keshë frikë! Vetem vepro në principet e dashurisë, dhe të shprehjes - çkja nuk dëshiron me ta bërë kush, mos ia bë kujt!
 

Diddy19

Su@mi
Re: Te jesh apo te besh?

Njeriu eshte ai qe s eshte dhe s eshte ai qe eshte.
Bukur e ka thene!Epo kot s ishte filozof i madh!
 
Re: Te jesh apo te besh?

:rolleyes: Te jesh qe te besh dhe c'faredo qe te besh( dhe te mirin dhe te keqin )t'a besh qe te dallohesh :tipsy: :tipsy:
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Veshtiresia kryesore eshte te dish se cfare do!
Shumica e njerzve jetojne neper dallge konfliktesh me vetveten pa arritur te dallojne problemin.
"Te besh" me duket me e llogjikshme pasi koha dhe eksperiencat pasqyrojne ne proces e siper.
"Te jesh" mund te shperbehet ne shume forma.
 

Simpatikja.

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Te jesh apo te besh?Kam lexuar ne nje fragment te nje filmi shume te bukur do te thoja se;Njeriu ben ate qe eshte..,dhe une sigurisht qe bazohem ne kete thenie domethenese..! :thumbsup:
 

eri03

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Eshte normale jo cdo njeri gezon vyrtytet qe deshiron, e keshtu mundohet qe per te arritur ate qe deshiron del nga ai qe eshte e mundohet te beje ate qe s'eshte po per mendimin tim heret a vone gjithmone do tregoje ate qe eshte.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Te jesh apo te besh?

KJO TEME ESHTE HAPUR NJEHERE: NATURE V. NURTURE! JU LUTEM VAZHDOJENI BISEDEN ATY.

STAFISTI, rOCKY dAMIANO :cool:


TEME E MBYLLUR!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te jesh apo te besh?

Mundohemi te jemi ata qe duam te jemi, mundohemi te bejm ate qe duajm te bejme, por si perfundim nuk ja arrijm kurr plotesisht.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Te jesh apo te besh?

Veprimet tona jane te kushtezuara. Ato i kushtezohen nje sistemi ne te cilin jetojme.

Por intelekti, ai eshte i lindur.

Ka qene nje kenge e bukur shqiptare e viteve 1980 nga Robert Aliaj:
"Ne vite larg shikojme
Ne perpjekje veten gjejme
Dit' per dite, stin' per stine
Kohen tone te jetojme!"

Nuk po me kujtohet tani se cfare filmi ka qene kur dy njerez po vendosnin nese "you are what you do" apo "you do what you are". Eshte nje film i njohur, po s'po me kujtohet tani...

Une e kam te mbushur mendjen top se cdo mendim apo veprim filozofik lidhet ngushte me mendimin niçean; apo mbase une e njoh kete mendim teresisht. Konkretisht, te "Antikrishti", Niçe permend dhe shtjellon :

Moralin e kopesë dhe Moralin e zotërisë (Herden Morale und Herren Morale)

Per temen tone mendoj se nëse njeriu i perket (pra, e gjen veten, e shpall veten tek) moralit te kopese - ben si bejne te tjeret, ndjek moden, etj. - ai eshte "human doing". Nese i takon moralit te zoterise, atehere pohon vetem nje vetvete: HUMAN BEING
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Këto dy gjendje nuk ma do mendja se janë ndërmjet vete në marrëdhënie përjashtimore për të menduarit popullor,ndërsa për të menduarit e thelluar as njëra as tjetra nuk qëndrojnë.Them kështu për të menduarit e thelluar,sepse as të bërit e përkufizon të qenit e as të qenit të bërit.Unë jam,sepse jam,e jo sepse mendoj a bëj;edhe këtë çështje kap tema juaj.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Te jesh apo te besh?

Qe te besh ne fillim duhet te jesh.
Shpesh here veprimet tona nuk perputhen saktesisht me ate çka neve jemi, por ne fund te fundit asnje nuk do te kryente nje veprim qe per qenien e tij do te ishte i papranueshem :angel:
 

zog

Primus registratum
Re: Te jesh apo te besh?

Fillimisht postuar nga issi:
[qb] Qe te besh ne fillim duhet te jesh.
[/qb]
pershembell fare mire TI JE, ekziston, por a na hyn gje ne pune neve te tjereve kjo ekzistence. ne nje fare mase po, fakti qe une te pergjigjem tregon se ti JE, eksiston.
por? imagjino sikur mos te shkruaje ketu, pra mos TE BEJE te pakten ket mundim te vogel, e pra as permua as pertjeret ti nuk do te ekzistoje. ose me drejt thene egzistenca jote megjithese evidente dhe "pa ber gje" nuk do te na hynte ne pune.

une mendoj se qe te jesh, duhet te besh. Skenderbeu po te mos kishte luftu turqit, ka kohe do te qe harru, pra s'do te ekzistonte. ne fakt e gjithe veprimtaria jetesore konsiston, as me shume e as me pak ne: ME LENE SHENJE NE NATYRE.
pa shenja te tilla as nje civilizim s'do te ekzistonte, as marsianet po ashtu, derisa shenjat e tyre te gjinden.

perfundimi; sa me shume te besh, aq me shume JE.
bile pozitivizmi moral i aksionit tend pak ka vlere. kjo shpjegon pse Neroni, Hitleri, Stalini, Enveri, etj, do te ekzistojne per shume kohe (jene aktuale).
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Te jesh apo te besh?

Ne italisht thuhet! Ci sei o ci fai... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Prima ci sono ..e poi faccio!

Me pare jemi ..pastaj bejme!
 
Top