Mbinjeriu!

olti

Neo
Mbinjeriu!

Koncepti mbi mbinjeriun(Übermensch) eshte nder me te arriturit e Nices dhe per mua nga te vetmit me vlera te verteta. - Sipas Nices mbinjeriu eshte njeri qe nuk pushon kurre se kapercyeri realitetin e tij te dhene faktik dhe kufizimet qe ai mbart, fale nje force krijuese dhe te rinovueshme papushim. Njeriu nuk eshte nje njeri nqs perpiqet te jete mbinjeri. Pra Nice e sheh ne nje kendveshtrim dialektik njeriun, ne levizje dhe ndryshim te vazhdueshem, ne nje ndryshim qe e con e duhet ta coje njeriun ne kapercimin e vetes dhe pas ketij kapercimi perseri lufte tjeter per te kapercyer dhe kete arritje e keshtu me radhe. Pra njeriu dhe si rezultat shoqeria njerezore nuk duhet te reshte se kapercyeri veten dhe realitetin rrethues. Me mbinjeri ne nje kuader me te ngushte ai kuptonte dhe eliten qe duhet te drejtone shoqerine. Nje elite njerezish apo individe te vecante me force te jashtezakonshme qe duhet te kapeceje vetveten pra te behet mbinjeri per te drejtuar shoqerine njerezore qe eshte po ashtu ne procesin e kapercimit te vazhdueshem te vetes. Pra kjo eshte nje nga filozofite me te vlefshme qe duhet te ndjeke jeten e secilit nga ne. Secili nuk duhet te reshte se permiresuari dhe kapercyeri veten dhe si rezultat dhe ambjentin rrethues. Mbinjeriu i Nices eshte dhe keqperdorur. Nazistet e perdoren ate per te justifikuar racizmin e tyre. Sipas tyre mbinjeriu eshte nje race natyrore "Herrenrasse" e cila eshte krijuar natyrisht, eshte me fuqi mbinjerezore dhe se duhet te sundoje rracat e tjera qe nuk i jane nenshtruar procesit te "mbinjerezimit" dhe keshtu kane ngelur inferiore, prandaj dhe duhen sunduar nga rraca superiore. Ky interpretim i filozofise se Nices nga Nazistet eshte nje interpretim kokeposhte dhe jo i vertete i atij te Nices. Nice e shihte njeriun gjithmone ne ndryshim dhe ne kapercim te vazhdueshem njeriun dhe nuk merrte nje etni apo rrace te vecante, por se ketij procesi i nenshtrohen tere njerezit. Nuk e di se si e shihni ju por per mua Nice ketu i ka rene pikes. Ne duhet te jemi vazhdimisht ne permiresim dhe ne kerkim te me te mires ne veten tone dhe pasi te kemi arrit kete perseri duhet te vazhdojme te arrijme me lart, e keshtu me radhe. Kjo gjithashtu eshte nje gje reale qe te gjithe e dine dhe e prekin. Te gjithe e dime se nuk jemi asnjehere te kenaqur. Pasi kemi arritur dicka kerkojme te arrijme dicka tjeter qe eshte me lart, e keshtu papushim. Vetem keshtu do te jemi dhe jemi vertete njerez, duke kerkuar gjithmone me shume nga vetja dhe nga ato qe posedojme e qe na rrethojne. Gjithmone jemi ne kerkim te realizimit te vetes, ne nivelet me te larta, deri sa te kemi jete. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Mbinjeriu!

Neo, kam lexuar se Niçe ka qenë nder njerëzit më inteligjent të civilizimit, por për fat të keq ka shkuar në ekstrem në negativizem dhe në fund është çmendur. Ai ka qenë afër përndritjes, por nga negativizmi nuk është përndritur. Nuk e di a duhet të quhen mbinjerzor elita që do e meritonte të udhëheqë njerëzimin, apo vetëm njerëz më të ngritur, më të dijshëm e më të përsosur?!
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Mbinjeriu!

kritikat e fundit kane tendencen mos ta quajne mbinjeri por diçka qe shkon me tej njeriut, kane tentuar te fshijne fjalen mbi,
 

olti

Neo
Re: Mbinjeriu!

Fillimisht postuar nga Furor Aquila:
[qb] Superman!!!!YAY!!!!!DOES NOT EXIST
I'm sorry for all you comic book fans [/qb]
Sikur te kishe lexuar tere shkrimin hapes dhe jo vetem titullin do e kuptoje se nuk behet fjale per Clak Kent nga Kripton dhe banues ne Smallville /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Mbinjeriu!

Thirrjeve te deshperuara, por me pikecuditese, se Mbinjeriu nuk ekziston, u pergjigjet me se miri Emil Ludwig, Tarle, e te tjere biografe te shquar te atij, para te cilit u dridhen kemebet te gjitha virtyteve e veseve:
NAPOLEONE BUONAPARTE

Te jeni te sigurt se Nice e pa mbinjeriun kryesisht te ky njeri qe fjalen "i madh" e ka pak. Nice do te kishte mbetur nje pedagog i rendomte nese nuk do te ishte njohur me jeten e Napoleonit, nder te tjera.

MBINJERIU EKZISTON, S'KA NEVOJE PER PIKECUDITESE.
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Mbinjeriu!

Nice gjate cmendurise dhe skizofrenise se vete shihte halucinacione te nje njeriu te stermadh dhe gjigand qe e mbante per krahesh dhe i ferkonte koken budallaqe. Qe ketej ai e nxiti idene e mbinjeriut. Ai enderonte per nje mbinjeri qe nuk mund ti ishte aq i ligsht sa ai, per nje mbinjeri qe do mund ti fuste nje kafshat botes se tij si molle e kalbur, per nje mbinjeri qe do e shpetonte nga cmenduria e tij pergjithmone. Por Nice nuk e kuptoi asnjeher qe mbinjeriu qe ai predikonte ishte motra e vete qe i ndenji mbi koke deri ne shtratin e vdekjes. Ai nennjeri pa ndjenja njerzore dhe idiote qe ai predikonte ne filozofine e tij ishte mundur nga dashuria njerzore e motres se vete qe u varros e gjalle spitaleve ku i ishte shtruar vellai.Ky mbinjeri i kaloi atij para syve te perendueshem edhe ne grahmat e fundit e jetes.
Me kot lodheni te lexoni veprat e nices dhe te imitoni imagjin e mbinjeriut qe donte te krijonte ai. Shihni jeten e tij te stermundimshme dhe do te kuptoni qe mbinjeriu ishte ai vete qe sfidonte semundjen, ishte motra e tij, eshte ai njeriu i lodhur nga puna qe i gezuar i con buken femijeve te urritur por te kenaqur, eshte ajo nene qe i mohon kafshaten vetes se saj per te gezuar femijen, eshte ai mik, ai shok qe na gjendet prane kur ja kemi nevojen, eshte ajo grua prane meje ne castet e deshtimit, ngazellimit,lumturise dhe trishtimit.
Me shume mos lexoni filozofira dhe te lodhni koken me brockulla por shihni dhe jetoni njerzit.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Mbinjeriu!

Ke te drejte ti byrazer, pse ta vrasim trunin ne. Punon Jezusi me shoke per ne. Nje predikues legen kristian me tha ne rruge, pas nje debati gjysem ore(para shtate vitesh) qe pse nuk e pranon Jezusin. Sipas tij, ishte njesoj sikur ne nje restorant dikush kishte paguar per ty, dhe ti, mjafton ta pranoje kete pagese dhe te dilje jashte.

Se kush asht' rrot' k... tashi, ju qe besoni ke Bibla e Kurani, apo Nicja, kjo eshte vertet per te mos e vrare mendjen!
 

nyctophilia

Primus registratum
Re: Mbinjeriu!

ne lexojme filozofira per te hapur diapazonin tone me jete njerezish ... realisht kane jetur ne kete bote ... ne kohet me te lashta, dhe jo per ti ngjeshur vetes nofka legjendash inekzistente, krejt vulgare te cilat na i tregonin ne kopesht per te qene krenar per historine (pa histori) te lavdishme te paraardhesve tane (i shpikim kaq lehte).
Ne lexojme gjithcka ... e shikojme me vlere, per te ardhmen tone, sepse sic thoshte Nicja: "Njeriu eshte nje urre kalimi, nga majmuni per te mbinjeriu!"
 

nyctophilia

Primus registratum
Re: Mbinjeriu!

Fillimisht postuar nga Gjergj Elez Alia:
[qb] Nice gjate cmendurise dhe skizofrenise se vete shihte halucinacione te nje njeriu te stermadh dhe gjigand qe e mbante per krahesh dhe i ferkonte koken budallaqe. Qe ketej ai e nxiti idene e mbinjeriut. Ai enderonte per nje mbinjeri qe nuk mund ti ishte aq i ligsht sa ai, per nje mbinjeri qe do mund ti fuste nje kafshat botes se tij si molle e kalbur, per nje mbinjeri qe do e shpetonte nga cmenduria e tij pergjithmone. Por Nice nuk e kuptoi asnjeher qe mbinjeriu qe ai predikonte ishte motra e vete qe i ndenji mbi koke deri ne shtratin e vdekjes. Ai nennjeri pa ndjenja njerzore dhe idiote qe ai predikonte ne filozofine e tij ishte mundur nga dashuria njerzore e motres se vete qe u varros e gjalle spitaleve ku i ishte shtruar vellai.Ky mbinjeri i kaloi atij para syve te perendueshem edhe ne grahmat e fundit e jetes.
Me kot lodheni te lexoni veprat e nices dhe te imitoni imagjin e mbinjeriut qe donte te krijonte ai. Shihni jeten e tij te stermundimshme dhe do te kuptoni qe mbinjeriu ishte ai vete qe sfidonte semundjen, ishte motra e tij, eshte ai njeriu i lodhur nga puna qe i gezuar i con buken femijeve te urritur por te kenaqur, eshte ajo nene qe i mohon kafshaten vetes se saj per te gezuar femijen, eshte ai mik, ai shok qe na gjendet prane kur ja kemi nevojen, eshte ajo grua prane meje ne castet e deshtimit, ngazellimit,lumturise dhe trishtimit.
Me shume mos lexoni filozofira dhe te lodhni koken me brockulla por shihni dhe jetoni njerzit. [/qb]
Me fal por "keshtu foli zarathustra" Nicja e pati shkruar tejet me pare se te semurej, per kete mund te lecosh dhe... biografine ... ka shkruar Stefan Cvajgu per Nicen, dhe... Nicja s'ka qenen ne ndonje spital apo psikiatri. :rolleyes:
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Mbinjeriu!

Eshte e vertete qe Nice u shtru ne spital si i cmendur, por jo se deshi vete, por kleri katolik e quajti te cmendur dhe me perdhune e shtruan ne nje spital psikiatrik pasi ai shkrojti 12 vjet para se te vdiste me 1888 "Anti-Krishti" qe diskreditoj fare trinitetin nga teologu me i madh kristian i kohes. Dhe ne fakt pas deshtimit te disa rasteve per rmartese dhe me e forta me nje Napolitane, ai kish kalu ne depresion shpirtror, dhe kjo nuk duhet te merre si depresion psiqik, dhe shkaku u gjet kur ai u rrezu nga kali ne mes te sheshit, dhe ne vend te spitalit kirurgjik kisha e shpuri ne ate psiqiatrik. Fatin e Nices e paten pase dhe shume filozof te tjere, si Giordano Bruno, Galilio Galilei etj, para tije.
Kush don le te lexoj pak biografin e Nices, por disa ne forum dhe jane dhe moderator bile, se kush ja thote ne veshe ndryshe biografine s'e kuptoj. Mbase i vjen vete faroma e Zotit ne vesh si i shkoje Saulit para tyre se Vatikani ka ate tubin qe t'a bjen faromen e Zotit drejte e ne vesh. Shpikje e madhe. :smash: :smash: :smash:
 

TauR

Primus registratum
Re: Mbinjeriu!

momentalisht kam ne dore nje biografi filozofike brilante mbi Nietzsche-n, nga Rüdiger Safranski, qe ka shkuar edhe dy te tjera te fuqishme mbi Schopenhauer dhe Martin Heidegger-in...s'e kam mbaruar ende, por disa vija duken qarte deri aty ku kam arritur...eshte nje varg i gjate emrash qe e frymezuan dhe i kaliten mendimin, pasi lexonte shume...eshte e vertete qe Napoleon-i qe nje nga keto burime...tek ai shikonte pushtetarin, fuqine, ndoshta faza finale e fuqise mbinjezore...
...megjithese, per here te pare krijesa e tij, Übermensch, u pa e perdorur tek analizonte personazhin e Lord Byron-it, Manfred-in...pra sic thashe, Übermensch, nuk eshte ndonje koncept i ri revolucionar qe e zbuloi Nietzsche, thjesht ai e kanalizoi, e riformuloi dhe e paraqiti me force ne qender te punes se tij...pra thjesht, ai e fokusoi te tere punen e tij tek Übermensch... e them kete pasi koncepti egzistonte, ai qe i zoti ta nxjere qe nga leximet e shumta te antikitetit e deri tek bashkekohesit...rruga per tek Übermensch, kalonte nepermjet njohjes se se Vertetes se thelle e ndoshta te hidhur, kjo ishte imperative...kjo do te te lejonte te shkaterronte individin aktual, naiv, te dobet pa ndonje shkalle superioriteti, por shume modest e te zakonshem (shumica e globit, shqiperia e 1997, turma o shoke!!!), dhe arrin ne rizgjim, krijese totalisht e re, e zhveshur nga pengesat e merpashme, dhe i gatshem per ngjitjen ne gjenialitet dhe finalisht ne Übermensch...kjo eshte esenca qe une kam nxjerre, sidomos nga momenti kur Nietzsche, zbulon dhe shkrihet me karakterin Schopenhaurian...eshte impresive per mendimin tim...totalisht ne kah te kundert me klishene e njeriut qe fete moniste ofruan: ktheji faqjen tjeter qelluesit (kjo e para punes nuk eshte funksionale!!!), perqafimi i miresise (miresia dhe e verteta nuk ecin ne te njejtin kah me pozitiven, eshte teper relative), mosleximi dhe adhurimi i asgjeje qe quhet gjeniale por vetem e asaj strikte fetare (mbjella e injorances), adhurimi i nje fryme jo fort te qarte per llogjiken tokesore, etj. etj..
tani, krahasoni te dyja dogmat: kush eshte me afer progresit te paster intelektual...ku jane gafat e Nietzche-s: pse donte te ndertonte nje njeri te forte?
ku eshte epersia e e sterotipit te njeriut biblik, Marko Polo (nejse, ky qe nder me te butet, por s'po me kujtohen emrat e ca kingave me kryq ne qafe qe kane sh gjynofe ne perhapjen e kristianizmit), apo te hamasit islamik!!!

dhe sa per punen e katatonise (nje faze e vecante e marrezise) se Nietzsche-s, e shof qe shume persona e kane merak...per mu s'eshte noi gjo per tu fokusu, pasi eshte nje nga kostot dhe destinacionet e mundshme te mendimtareve te thelle...madheshtia e marrezise, dhe marrezia e madheshtise shoke, mos i harroni keto dy gjona...ne normalet, nuk jemi me te zgjuar vetem e vetem se s'dume ti afrohemi pragut te cmendurise...ka shume studime lidhur me kete skajin delikat te trurin...
shnet
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Mbinjeriu!

Me vjen shume keq per parafolesin, por jam i detyruar te sqaroj se nuk ishte Nice ai qe shpiku Mbinjeriun= Superman , dhe ja fjalet e Nices per te:
Superman- first victim of NIHILISM, Lastman-dhe produkt of NIHILISM, Socialism- the aim of NIHILISM, Christianity- name of NIHILISM under Roman Empire- it poisonet the Germans.

There was only one Christian and he died on the cross. And here's what the rest deserve.

The closer one gets to science, the greater is the crime of being a Christian.

E ora i moderatori metetevi in rogo lo bastado Nietzsche come abiamo fatto con Galileo, Giovani e Giordano, Sevenarola e moltti altri bastardi dela fede nostra!!!!!!!!!!!!!!!!!! :tipsy:
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Mbinjeriu!

Fillimisht postuar nga Dajaku:
[qb] Eshte e vertete qe Nice u shtru ne spital si i cmendur, por jo se deshi vete, por kleri katolik e quajti te cmendur dhe me perdhune e shtruan ne nje spital psikiatrik pasi ai shkrojti 12 vjet para se te vdiste me 1888 "Anti-Krishti" qe diskreditoj fare trinitetin nga teologu me i madh kristian i kohes. Dhe ne fakt pas deshtimit te disa rasteve per rmartese dhe me e forta me nje Napolitane, ai kish kalu ne depresion shpirtror, dhe kjo nuk duhet te merre si depresion psiqik, dhe shkaku u gjet kur ai u rrezu nga kali ne mes te sheshit, dhe ne vend te spitalit kirurgjik kisha e shpuri ne ate psiqiatrik. Fatin e Nices e paten pase dhe shume filozof te tjere, si Giordano Bruno, Galilio Galilei etj, para tije.
Kush don le te lexoj pak biografin e Nices, por disa ne forum dhe jane dhe moderator bile, se kush ja thote ne veshe ndryshe biografine s'e kuptoj. Mbase i vjen vete faroma e Zotit ne vesh si i shkoje Saulit para tyre se Vatikani ka ate tubin qe t'a bjen faromen e Zotit drejte e ne vesh. Shpikje e madhe. :smash: :smash: :smash: [/qb]
Me c'po shoh, ketu kemi te bejme me nje katolikocentrist te thekur! Qysh ore trim edhe galilei, edhe Bruno edhe Nice qenkan cmendur nga haku i Zotit keta njerez, e? Pse pikerisht keta, pse kundershtuan metodat e praktikat e zymta te krishterimit dhe u bene thirrje fares njerezore te mos besonte me ne kishat?

Ik ere bab' boto ke politika, si katolikocentrist qe dukesh te jesh, se aty kishte ca debate...
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Mbinjeriu!

Per te mos degjeneruar temen, sic kerkon te bej ndonje provokator, per mbinjeriun ka folur, ndonese ne nje menyre te vaket, edhe Gëte, para se ta bente Nice gjysme shekulli me vone. Gte shprehet:

" Kush arrin te kete nje kulture me te madhe se te tjeret, duhet te jete pothuaj i sigurt se do te kete kunder vetes shumicen. "

si dhe: " Eshte i lumtur dhe i madh vetem ai qe, per te qene dikush, nuk ka nevoje te komandoje apo te bindet. "

Veshtrojeni mire fjalen "dikush"!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Mbinjeriu!

Per mendimin tim, defekti i Nices apo i disa filozofeve te tjere eshte krijimi i teorive abstrakte ku njeriu do te luftonte vetem me mendimet e tij. Kjo eshte veshtiresisht e mundur vetem per te rrallet e motit. Sic e kam shprehur edhe here tjeter, njeriu eshte qenie jashtezakonisht komplekse. Pasojat e asaj cfare jemi sot NUK jane vetem mendimet apo konsideratat qe ne kemi rreth vetes sone. Ne me te shumten e rasteve jemi ROB te arsyeve me baza gjenetiko-biologjike, psikologjike, socio-ekonomike, ambjentore, kulturale, edukore, dhe jo vetem atyre fetare.

Nuk besoj qe Feja te jete 'armiku' i vetem i njeriut pasi ne fund te fundit vendimet secili i merr per vete, dhe pasojat po ai i paguan. Instikti kunderpergjigjes i njeriut qe eshte Evitimi i dhimbjes dhe vuajtjes nuk do te na kishte tradhetuar nese do te ishte ashtu sic thote Nicja. Per mendimin tim, DIJA eshte cdo gje...me pas vjen BESIMI.
 

saimir08

Primus registratum
Re: Mbinjeriu!

volete essere responsabbili in tutto!
solo dei vostri sogni no
che mirabile debolezza
che scarso coraggio della coerenza
niente e più vostro dei vostri sogni
niente e maggiormente opera vostra.

nice
 

jezerca

Primus registratum
Re: Mbinjeriu!

Postue nga ???
"Nice e sheh ne nje kendveshtrim dialektik njeriun"

Nietzsche nuk e shef njeriun si dialektik. Dialektizmi asht tipar Hegelian (dhe marksist i kopjuem nga hegeli).
Nietzsche e shef njeriun si qenje pa identitet qe gjindet gjithmone perballe mundesive te ndreyshme dhe qe gjithmone mundet vetem me zgjedhe nji nga keto mundesi-me-qene (becoming and being)

Pak fjalor nga Nietzsche (nji lajthitje imja, natyrisht)

Christian - nji njeri qe beson ne nji fe te bazueme ne dobesina si keqardhja per vetveti e te tjere. Nji njeri i brishte qe nuk mundet me perballue jeten ashtu sic asht dhe prandaj ka shpike nji bote tjeter jasht hapsines tone.

Ugliest Man - Njeriu qe ka zbulue se perfeksionimi i zotit asht nji krijim i njeriut i cili nuk i bjen pershtat natyres njerezore. Prandaj me qene perfekt (si zoti) asht anti njerezore. Keshtu qe njeriu e vrau zotin (imazhin e tij)

Last Man - Jane dishepujt e teorise se nietzsches RiKthimi i Perjetshem (Eternal Return) te cilet do te predikojne ardhjen e Ubermensch (MbiNjeriut)

MbiNjeriu - nuk asht me domosdo nji zhvillim perpara ose mbrapa i njeriut, por asht zbulim i natyres se vertete njerezore, i unifikimit te ndjenjave dhe mendimeve ne kontenstin e tokes ku jetojme dhe e cila na mban gjalle. Asht mbi te gjitha pranimi i Nevojes.

Nevoja asht ajo qe sjelle mbinjeriun si udheheqes i masave (skllaveve). Nevoja shifet si dicka qe rrjedhe nga hierarkia a forcave, por jo ne nocionin e dominimit/peruljes. Nevoja dikton se disa njerez nga natyra dhe kultura jane me te vertete dominues mbi masat. Por kjo arrihet vetem me krijimin a nji kaste mbinjerezish e perafert me kasten aristokracine europeane. Kasta asht e nevojeshme se perfeksionimi i Ubermensh kerkon gjenerata dhe shekuj.

Sklleverit (shumica jone) nga ana tjeter kane aq inteligjence sa me kuptue se ata jane me te vertete nen nivelin e Ubermensh dhe si rezultat pranojne me qene nen sundimin e ubermensh.

Ubermensh, nga ana tjeter, nuk ka zot as nuk drejtohet nga teorite. Nuk shkon perpara as nuk shkon mbrapa. Ubermensh asht kreativ dhe krijon ligje the norma tue u bazue ne kontenksin e jetes. Ubermensh nuk mundet me u denue nga ligjet apo normat sepse ata i bajne keto ligje dhe norma. Vete fakti se ubermensh sillet ne kundershtim me normat, tregon se normat jane gabim. Progressi, teorite, ligjet absolute, etj. jane tipare anti-ubermensh.
 

olti

Neo
Re: Mbinjeriu!

Fillimisht postuar nga jezerca:
[qb]
Nietzsche nuk e shef njeriun si dialektik. Dialektizmi asht tipar Hegelian (dhe marksist i kopjuem nga hegeli).
[/qb]
Termi "Dialektike" eshte nje term filozofik dhe eshte e vertet se ka qene Hegeli ai qe e ka perdorur per here te pare, por ama ky term ka nje kuptim, pra ate te levizjes/ndryshimit te vazhdueshem. Ka pasur qe ne lashtesi qe kane filozofuar ne menyre dialektike, pra nuk eshte se ka qene Hegeli ai qe ka shpikur mendimin dialektik, ai vetem e perkufizoi.
 
Top